Edvin Kulluri: Kush po poshtëron kë në Partinë Demokratike?!

Edvin Kulluri: Kush po poshtëron kë në Partinë Demokratike?!

Lulzim Basha, kryetar i PD

I fundit në listën e funksionarëve të Rithemelimit që përdori termin “vetë-poshtërim” për rizgjedhjen e Bashë në krye të PD zyrtare, ishte Luciano Boci. Prej javësh janë rreshtuar pothuaj të tërë deputetët që rrethojnë Berishën duke kënduar të njëjtin refren: “Basha poshtëron veten duke u zgjedhur në krye të pakicës së demokratëve”. Përpos akuzës së të qënit pakicë në rradhët e anëtarësisë demokrate, ata e sulmojnë PD zyrtare apo të “vulës” edhe për proces të parregullt, duke nisur që nga cështja e listave e deri tek legjitimiteti i muguar i Kryesisë apo Kolegjit të Kryetarëve. Të thuash që nuk kanë të drejtë është e pamundur.

Votat në kutitë e votimit në 6 mars dhe 14 maj ishin verdikt i qartë se Berisha ka më shumë mbështetës se Basha, por që edhe pa mbështetës nuk është. Një pjesë e anëtarësisë ant-Berishë kanë zgjedhur të mbështesin Bashën vetëm pse përjashtoi atë nga grupi parlamentar. Mesa duket mjafton dhe kaq për tu rizgjedhur kryetar me bluzën e Zelenskit. Jo origjinalen, natyrisht. E vërteta është se ata votues që marrin pjesë në zgjedhje qëndrojnë në raportet 1:3 në favor të Berishës. Kjo gjë dihej që prej 2013 dhe me shumë mundësi do vlente dhe po të ish zgjedhur I ndjeri Olldashi në krye të PD. Mbase mund të rritej dhe ta kapërcente, por Berisha që pas 1992 është I vetmi politikan që ka një popullin e tij megjithëse në tkurrje progresive.

Por le të vijmë tek thelbi I aktualitetit. Këta që akuzojnë Bashën për falsifikim procesi apo të qënit pakicë që nuk mund dot PS në zgjedhje, nga vijnë dhe cfarë përfaqësojnë? Së pari të gjithë në rresht, kanë qënë bashkëpunëtorë në manipulime zgjedhjesh që nga 2017 e deri në korrik të 2021 tek zgjedhja e Këshillit

Kombëtar me 500 anëtarë me shumë syresh anonimë. Gjysma e tyre jo vetëm që nuk u hapnin telefonat rivalëve të Bashës në fushtën për kryetar, por u bënin presion anëtarëve të PD që të votonin Bashën pas 4 palë zgjedhjesh të humbura.

Nëse keni dëgjim të dobët ose zhurmë në veshët tuaj, mos i lini asgjë rastësisë por veproni në mënyrë parandaluese. Ekspertët rekomandojnë ta pini dy herë në ditë

Por si me magji (Doktorin e mbajnë për magjistar) që nga 9 shtatori i famshëm, ju vërsulën Bashës si kritizierë të paepur e të parreshtur ndërkohë që kishin bërë krejt të kundërtën. Pa pikë turpi dhe duke u tallur me demokratët si të ishin minj laboratori. Po të njëjtët vetëm 2 muaj më vonë ndërruan mendim me 360 gradë. Një maskaradë që largoi gjysmën e mbështetësve të Foltores, pasi kuptuan se “ajo ishte loja” e re me lojtarë të vjetër! E më pas sapo u ra në dorë prapë të bënin zgjedhje në parti këtë herë me Berishën kryetar, u lëshuan me të njëjta skema manipulimesh si një vit më parë.

Rezultati? Këshilli Kombëtar I deformuar nga cifti Vokshi-Këllici ndër të tjera përbëhej edhe nga mbi 20 anëtarë nga qarku më I vogël I veriut dhe vetëm 1 nga qarku më I madh I jugut. E më keq akoma, nga qarku më I madh I veriut, 4 anëtarë ishin kushërinj të parë me njëri tjetrin a thua se kusuri I Shkodrës ishin në ngujim. Tashmë, këta që kanë bërë kërdinë me votat në zgjedhjet e Foltores, I kërkojnë llogari Bashës për shkelje që I kanë bërë po bashkë për llogari të këtij të fundit dhe kanë siguruar ndonjë shkelje syri për veten!!! Komedi e zezë!

Që të bësh këtë provim koshience duhet të kësh sadopak moral dhe memorie. Gjë që mesa duket u mungon. Por le të vijmë tek argumenti I dytë. Pamundësia e Bashës për të mundur PS në zgjedhje. Edhe kjo është pak por e sigurtë. Nuk mund ti akuzosh akuzuesit se po gënjejnë. Por sic thonë italianët, “senti chi parla”, prapë na vijnë para syve rezultatet e 14 majit. Një makth që as Ramiz Alia nuk do e ëndërronte kurrë për PD. Katastrofa elektorale më e rëndë e Berishës dhe PD, meqë përfaqësojnë shumicën.

Për Shodrën e gjetën arsyen e disfatës! Grupi I ndaluar nga SPAK të premten. Po për Kukësin c’do thonë? Mos kanë qënë gjë në zyrën e Gjicit të zënë me ndonjë cështje jo elektorale që i shpërqëndroi nga fitorja? Po në Tropojë cili grup kriminal u a vodhi votat?! Apo në Tiranë “Rregjimi I Ramës” e martoi më zor kandidatin që të humbte zgjedhjet, për më tepër në një fushatë mediokër sic pritej?! I vetmi “qorr” që nuk kuptonte hipokrizinë dhe mediokritetin e Këllicit nuk ishte Arlindi por vetë Berisha!

E në fund të kthehemi në fillim të shkrimit. A ishte pikërisht Boci që humbi Elbasanin ndërsa tani I kërkon llogari Bashës për rizgjedhjen ndërkohë që Basha nuk I nxorri as kandidat rival në 14 maj?! E në vend të bëjë një hap pas, nënkryetari I Rithemelimit I turret Bashës sikur të ketë fituar garën për bashkinë, e jo humbur me një rezultat shumë më të thellë se në 2007 kur kandidoi për herë të parë e humbi po ashtu. Ndaj të fundit në rruzullin tokësor që mund të sulmojnë Bashën janë pikërisht prerjet e njëjta në spondën tjetër.

Basha me shpurën e tij nuk kanë asnjë shans të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme. Këtë e kanë kuptuar dhe të mbijetuarit e fundit indigjenë të Amazonës! Edhe në matematikën e xhunglës 103 mijë vota nuk janë baraz me 750 mijë! Por të njëjtat shanse kanë edhe Rithemelimi me Berishën në krye për të mundur “rregjimin”. Biles gjetja me fjalën “rregjim”  është krijuar vetëm për të ngulitur në mëndjet e njerëzve impotencën e tyre politike. Ndaj akuza që I bëjnë njëri-tjetrit se nuk kanë shans të mundin Ramën është një akuzë e kotë pasi është e provuar. Matematikisht, historikisht dhe politikisht. Nuk përbën asnjë lajm që prej vitit të largët 2013. Por Rithemelimit I duhet Basha si I vetmi kundërshtar që mund të mposhtin në zgjedhje, ndërsa Basha nuk mund dot as Berishën e jo më Ramën, por thjeshtë e mban të parin larg nga sigla e Partisë Demokratike. Asnjëra palë nuk ka as votat, as legjitimitetin e as dinjitetin për tu kthyer në shumicë.

Ndaj Rama mbledh në Tepelenë zëvendësministrat e drejtorët e ministrive për të bërë sikur kërkon llogari e thurr plane për “Shqipëria 2030”, kur me shumë mundësi ata që drejtojnë sot politikën shqiptare do jenë thjeshtë një e shkuar jo e largët. Ashtu sic mbase Veliaj “fërkohet kot” me karrigen e kreut të PS për sa kohë Ramës me këtë opozitë “I fle qeni rat”, sic thonë tironsit. Nuk është cudi që pas zgjedhjeve të ardhshme kurdo që të mbahen, me fitoren në xhep përballë dy PD-ve që përplasen se cila është me e dobët dhe e pamundur për të fituar, Rama të bëjë mbledhje me shoferët e rojet e ministrive.

Mbase kanë ndonjë gjë më interesante për të thënë se sa të ndjekesh debatet mes Bocit, Bardhit e Sefës apo fryrjet prej Al Kapone-je të Mond Spahos në parlamentin që I ngjan përditë e më shume gjelltoreve të viteve ’80, ku plaste sherri cdo pasdite pa asnjë shkak por me një përfundim, përcaktohej se kush ishte më i forti i lagjes.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alban Maliqi: 31/07/2023 08:27

    shoku Edvin, para se te analizosh duhet te kesh mbaruar shkollen pikesepari, pasi nëse kthehesh 360° je ne te njejten pike, kaq per kulture dhe dijeni

    Përgjigju
  • Mario: 30/07/2023 18:04

    te vete poshteruarit e faltores nese do investojne kunder Bashes pa nje reflektim seriioz kuo vads, pas nje viti nuk do ekzistojne as si indigjene te amazones dhe me kete inflacion te euros edhe pensionet do u tkurren dhe nuk do i shohin plazhet e Antalyas vetem ne youtube

    Përgjigju
  • Luli: 30/07/2023 17:59

    Po kush po e poshtron perveç se Lulushit? Me pa turpesi dha dorheqje para zgjedhjeve per te eleminuar humbjen e radhes, dhe tani kerkon te kthehet si fitimtare.Rama tall by... me ket budall.

    Përgjigju
  • Ben: 30/07/2023 17:56

    Analize e sakte me gallate mrena.Ne fakt keshtu eshte realiteti tek shume Pd-ët qe jane saju.Rama me verte qe fle rat.

    Përgjigju
  • demokrati: 30/07/2023 17:45

    E ke qare Edvin analizen, sakte, bukur shkoqur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare