Edvin Ndreu është komanduar sot në detyrën e drejtorit të Policisë së Vlorës, pas ndryshimeve të fundit në strukturat drejtuese dhe largimit të Elidon Çelës. Ky i fundit u shkarkua nga detyra pas ngjarjes të dhunshme në Zvërnec, ku gjatë protestave kundër ndërtimit të një resorti u regjistruan akte dhune dhe përdorim i lëndës spray ndaj protestuesve nga rojet private të kantierit.

"Ai do të ketë detyrën e rëndësishme të riorganizimit dhe forcimit të strukturave në Vlorë, në funksion të shërbimit të qytetarëve dhe zbatimit të ligjit. Drejtori u shkarkua 2 ditë më parë për shkak të dështimit të menaxhimit të tubimit, por edhe për informacionin e pavërtetë për një qyet që u mor forcërisht dhe u godit nga rojet private të kompanisë së sigurisë” tha Skënder Hita duke prezantuar emërimin e Ndreut

Ndreu, i cili më herët mbante postin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, do të drejtojë përkohësisht Policinë e Vlorës deri në një vendimmarrje të mëtejshme.


Lajmi kryesor:

Dhuna në Zvërnec/ U hiqet licenca ‘Major’ e Myrto Security’, disa roje nuk ishin të regjistruar! Hita komandon tjetër drejtor në Vlorë: Të marrin mësim