Efekti COVID, importet e barnave arrijnë rekord në tetor, rriten 42%! Po përdoren shumë antibiotikë

Efekti COVID, importet e barnave arrijnë rekord në tetor, rriten 42%! Po përdoren shumë antibiotikë

Foto ilustruese

Importet e barnave shënuan një rritje të ndjeshme në muajin tetor, duke arritur një rekord historik, me përjashtim të një muaji në vitin 2014.

Sipas të dhënave të INSTAT, importi i produkteve farmaceutike në tetor arriti në vlerën e 2.7 miliardë lekëve, ose 22 milionë euro. Kjo shifër është 42% më e lartë sesa mesatarja mujore e periudhës janar-shtator dhe 34% më e lartë sesa mesatarja mujore e 2019-s.

Mjekët, përfaqësuesit e depove farmaceutike dhe farmacistët, të kontaktuar nga Monitor, thanë se arsyeja kryesore e kësaj rritjeje lidhet me situatën e krijuar nga pandemia e Covid-19, ku përhapja masive e virusit që nga shtatori dhe që po vijon të kulmojë ka nxitur përdorimin e më shumë barnave.

Kërkesa më e lartë ka qenë për antibiotikë, edhe për ato më të fortat, për të cilat mjekët kanë paralajmëruar shpesh se po përdoren pa kriter. Përfaqësuesit e depove farmaceutike thanë se ka kërkesë shumë të lartë edhe për vitaminën C, madje ata po hasin dhe problem për furnizimin me këtë produkt, pasi në të gjithë botën ka një përdorim të shtuar të saj. Krahas vitaminës C, ka kërkesë të lartë edhe për vitaminën D.

Kortizonikët, antikoagulantët janë barnat e tjera për të cilat ka pasur një konsum të shtuar, të lidhura sërish me pandeminë.

Mjekët dhe farmacistët pohojnë se kërkesa për barnat e tjera, kryesisht për të sëmurët kronikë ka qenë e qëndrueshme, ndërsa rritja e lartë e importeve të tetorit është e lidhur me Covid-19.

Sipas shteteve, Italia është burimi kryesor nga vijnë barnat në vend, më 14% të totalit për muajin tetor. Importet nga ky shtet u rritën me 14%. Aktorët e tregut pohojnë se shtesa ka ardhur edhe nga vitaminat, që importohen kryesisht nga Italia.

Shteti i dytë, që ka shënuar dhe rritjen më të fortë nga të gjithë është Zvicra (11.7% e totalit). Importet nga ky shtet u rritën me 121% në tetor, në krahasim me mesataren mujore të periudhës janar-shtator. Nga ky vend vijnë kryesisht produktet për përdorim spitalor, të cilat janë dhe më të shtrenjta në vlerë.

Turqia është shteti i tretë që furnizoi tregun shqiptar me barna (10% e totalit). Aktorët e tregut pohojnë se produktet nga Turqia kanë depërtuar në treg edhe për faktin se janë më të lira.

Për 10 mujorin, importet e barnave në total janë rritur me vetëm 1.5%. Në mars- prill, pas karantinës, kompanitë farmaceutike nxituan të importonin, teksa situata ishte e pasigurt, duke krijuar edhe stoqe, çka çoi në rënien e importeve në muajt në vijim, për tu rritur sërish më pas ndjeshëm në tetor, si rrjedhojë e shtimit të kërkesës pas rritjes së rasteve të Covid-19. / Monitor

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 18/11/2020 11:18

    Unë përveti nuk e di sa jeni tknaqun me mua,unë me juve sjam fare,rregullat i dini dhe kurgja spo punoni për me rrit Sojin,nuk pom pëlqen fare,jeni shëndrru në Vajtus,argat e dreqit nuk kan komb asë fe po manipolojn me Popullin

    Përgjigju
  • Bes: 18/11/2020 10:03

    Po kshu eshte kur sharlatanve ju lihet dore dhe japin receta me antibiotik dhe kur ske nevoj per to e kane mendjen vetem per pasurim per te shitur sa me shume dhe kjo e lidh ngusht me segmentet e qeverise qe nuk kane bere te qart nje UDHEZUES se kur duhet te perdoren antibiotiket siptomat dhe si duhet reaguar vetem sharlatane qe pellasin

    Përgjigju
  • Filani: 18/11/2020 09:00

    Ata qe jane me covid dhe ne diten e trete zhvillojne nje kolle te thelle, nuk kane nga te shkojne pa antibiotike. Kush ka temperature te larte mbi 38 dhe qe nuk i ulet me paracetamolka, duhet te kerkoje ndihmen e spitalit. Po e lane me gjate, ska se cfare tu beje spitali.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)