KAJRO - Mbetet i një rëndësie të veçantë vendimi për dhënien e një ndihme ushtarake amerikane Egjiptit, deklaroi sot sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kerry, i pranishëm në një konferencë ndërkombëtare ekonomike në Sharm El Sheik.
Egjipti ka nevojë për avionë luftarakë tip F16 dhe tanke tip "M1A1 Abrams" për të luftuar kundër ISIS-it në Sinai, por qindra milionë dollarë ndihma amerikane janë bllokuar nga Uashingtoni për shkak të dyshimeve mbi nivelin e demokracisë në Egjipt pas rrëzimit të presidentit islamik, Mohamed Morsi, në vitin 2013.
Rreth një e treta e 1,5 miliardë dollarëve ndihma të parashikuara nga SHBA, në pjesën më të madhe ushtarake, janë zhbllokuar qershorin e kaluar, në ndërkohë që pjesa tjetër mbetet e bllokuar./ATSH/