SHARM EL-SHEIKH (Egjipt), 15 mars /ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry deklaroi dje se shpresonte që fuqitë e mëdha dhe Irani të mund të arrijnë një marrëveshje politike në ditët e ardhshme për programin bërthamor të Teheranit, një ditë para rifillimit të diskutimeve në Zvicër.
"Shpresoj që në ditët e ardhshme kjo do të jetë e mundur", deklaroi ai që nha Egjipti për televizionin amerikan CBS, gjatë një interviste të regjistruar dje, që do të publikohet sot.
Irani dhe fuqitë e mëdha të grupit 5+1 (SHBA, Britani e Madhe, Rusi, Francë, Kinë dhe Gjermani), që negociojnë nën drejtimin e Bashkimit Evropian kanë vendosur si afat të fundit 31 marsin për të nënshkruar një marrëveshje politike mbi programin bërthamor të diskutueshëm Islamike Republikës Islamike.//ec/












