SHARM EL-SHEIKH - Presidentët e Lidhjes Arabe të mbledhur në një samit në Egjipt njoftuan sot qëllimin e tyre për krijimin e një force ushtarake të përbashkët për të luftuar kundër grupeve terroriste, veçanërisht kundër Shtetit Islamik, njoftoi sot presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi.
Ky njoftim u bë në momentin kur një koalicion arab, drejtuar nga Arabia Saudite dhe duke përfshirë veçanërisht Egjiptin, bombarduan në Jemen pozicionet e milicisë shiite Houthis, aleatë me Iranin, që pushtojnë një pjesë të madhe të vendit  dhe kanë sulmuar autoritetet e zgjedhura.
Ky operacion është konsideruar nga drejtuesit arabë si një test për forcën e tyre të ardhshme të përbashkët.
"Drejtuesit arabë ranë dakord në parim për një forcë ushtarake arabe", deklaroi Sissi, që mban presidencën e radhës të Lidhjes Arabe, në ditën e dytë dhe të fundit të samitit të përvitshëm në Sharm el-Sheikh./ATSH/