Aktorja Egla Ceno është shpallur fajtore për shpifje ndaj gazetarit, Saimir Kodra. Vendimi është dhënë këtë të martë nga Gjykata e Tiranës.

Gjatë një deklarate televizive, aktorja deklaroi se ishte ngacmuar seksualisht nga gazetari Saimir Kodra, kur kishte shkuar për punë. Rasti bëri bujë të madhe dhe gazetari iu drejtua gjykatës.

Rasti përfundoi para togave të zeza dhe Egla Ceno është pyetur sërish për deklaratën e saj publike në dëm të Saimir Kodrës, ku raportohet se ka dhënë disa versione kontradiktore, çka ka bërë që Gjykata e Tiranës t'i gjejë ato të pabaza dhe ta shpallë aktore, fajtore.