Në puntatën e djeshme të post “Big Brother VIP”, është folur shumë edhe për marrëdhënien që Egzona ka pasur me aktorin Donald Veshaj dhe këngëtaren Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo u shpreh se me Donaldin ka pasur një raport të afërt sepse të dy kanë miq të përbashkët.
Egzona gjithashtu tha se nuk hyri në “Big Brother VIP” me qëllime për t’i dërguar sinjale aktorit, apo që ta ndante atë nga Trixa, pasi sipas saj, ajo nuk është vajzë që ndanë çifte. Për raportin me Beatrix, ajo tha se ka pasur një lidhje shumë të ngushtë.
Egzona: Unë nuk jam vajzë që bëj diçka, me i nda çiftet. Vetëm nëse ka menduar këtë pjesë. Kam parë shumë video që Trixa e ka shprehur disa herë që Egzona më jep shumë energji të mirë, përqafimet e saj më japin energji shumë të mirë. Edhe realisht unë kam pasur një lidhje shumë të ngushtë me Trixën. Gjitha ato përqafime, gjithë ai afrimitet me Trixën ka qenë real sepse realisht e kam ndjerë.
Arbana: Po thua që Trixa është një vajzë që i ndan çiftet?
Egzona: Jo. Se u diskutua më herët që kur ka ardhur Trixa, Trixa është shoqëruar shumë me Semin edhe Donaldin. Dhe në një farë forme është parë si pëlqim mes tyre. Unë pavarësisht se kam ndenjur me Donaldin dhe Trixën nuk kanë qenë qëllimet e mia që as t’i jap Donaldit sinjale nga jashtë dhe as që ta ndaj Trixën nga Donaldi.