‘Eh, bija ime, unë jam bërë piktor 50-vjeç'! ‘Drita’ e artistit të heshtur Ali Oseku, e ekspozuar në ‘Harabel’! Ajola Xoxa tregon bisedën në studion e tij

Është një ngjarje e shënjuar në skenën e artit pamor. “E gjithë drita që nuk mund të shohim”, është derdhur në telajo nga piktori Ali Oseku dhe mbrëmjen e së enjtes ka mbledhur miqtë e tij, në pragun e galerisë “Harabel”.

“Pse e quajtëm ‘E gjithë drita që nuk mund të shohim’?! Sepse, ajo që e karakterizon piktorin, është aftësia për të gjetur të bukurën në gjithçka... në një pemë, tek bashkëshortja, fëmijët e tij... tek një peizazh i zakonshëm,  tek i cili ai arrin të gjejë ‘dritën’”..., shprehet kuratorja Ajola Xoxa.

Artistin e paqtë Ali Oseku, një nga emrat më të mirë të artit bashkëkohor, tanimë në prag të 80-tave, e gjejmë të pranishëm në këtë ekspozitë personale edhe përmes këtyre autoportreteve.. Humbja e bashkëshortes e ka rënduar gjendjen e tij shëndetësore... çka e privon nga kontakti i drejtpërdrejtë me dashamirësitë e artit të tij.

“Është një dëshmi më shumë, që përtej këtij artisti të njohur dhe ‘rebeli’ të madh të artit shqiptar ai është një njeri shumë fisnik, me botë shpirtërore të jashtëzakonshme”, shton Xoxa.

E bija, Aisel është e prekur nga dashuria, e mbledhur strumbullar në këtë qoshk të vogël ekspozues, për artistin fisnik, që ‘dritën’ e përçon këtë mbrëmje edhe përmes tablove të tij.

“Jam shumë me fat që jam vaja e tij, mirënjohje ndaj jush”, thotë e prekur e bija, Aisel.

Kuratorja e ekspozitës, Ajola Xoxa, tregon se Ali Oseku është nga ata piktor, që gjëmon të bukurën, të mirën, atë çka një sy i zakontë vështirë ta pikas, edhe në situata të jashtëzakonshme, edhe në dhimbje... e pastaj e përcjell me artin e tij.

“Kur hymë në studion e tij vumë re se kishte një numër shumë të madh pikturash, diçka shumë e rrallë. Dhe une e pyeta: Si ka mundësi që pavarësisht moshës, pikturon kaq shumë. Më tha: Eh, bija ime, sepse unë jam bërë piktor 50-vjeç”, tregon Xoxa.

Ishte ‘verbuese’ për frymën e realizmit socialist ‘drita’ e pikturave e  skenografive të Ali Osekut, çka solli në vitet ’70 jo vetëm burgosjen e tij, e më pas privimin nga jeta artistike, por edhe që detyruan autorin që të digjte veprat e tij... Nga ajo kohë mbetën vetëm  “Portreti i nënës” e “Portret burri”…

“U burgos dy herë... dhe vetëm në 91 -shin mundi t’i rikthehej pikturës”, tregon kuratorja.  

‘Drita’ ndryshe e Ali Osekut pret vizitorët deri në 9 dhjetor.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja