Eh, o Dervish, ç’na i kujton ato kohë të qoftëlargut
Namik Dokle në një takim në vitin 1994
Një telefonatë, dje vonë, nga një numër i panjohur, por me prefiks +1, nga SHBA.
-Kush jeni- e pyes?
-Dervishi nga Menkulasi, të flas nga Amerika. Më kujton?
Jemi njohur në vitin 1994, në referendumin e Kushtetutës.
-E si mos të të kujtoj, o Dervish? Harrohen ato vite?
Më tregoi që më kishte dërguar dy foto nga ato të referendumit, të ditës më të veçantë të asaj fushate. Kishim mbaruar takimet në Miras (Bozhigrad) e fshatra të tjerë e po ktheheshim për në Bilisht. Dikujt, dhe dihet se kujt, i kishin prishur midenë ato takime dhe... kur po kalonim një përrua afër Menkulasit, na preu rrugën një kamion i madh.
Nga karroceria e kamionit zbritën më shumë se një duzinë burrash që tundnin cfurçe, lopata e ku di se çfarë tjetër.
“Mbaruam, këta edhe të vrasin”- më tha doktor Sinan Agolli, që e kisha në krah dhe i njihte se nga ishin.
Në atë imtë që na u turrën, të egërsuar, u dëgjua një krismë. Egërshanët ndaluan dhe unë pashë një djalë të ri, mbi një gur në mes të përroit, me revolver në dorë, që bërtiste:
-Edhe një fije floku t’u prekni, bëhet nami!!!
Egërshanët u stepën e pastaj u larguan me bisht ndër shalë.
- Po ky, shpëtimtari ynë, kush është- pyeta doktor Sinanin?
-Është Doda, djalë Mirdite, dhëndër në Menkulas,- më tha ai.
Eh, o Dervish, ç’na i kujton ato kohë?
K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
15.1%
-
Të vogla
66.5%
-
Nuk e di
18.4%
Vota total: 397
Lajme të tjera
-
Doli në krah të Bashës, Ngjela: Do jap kontributin tim te e djathta! S’ka bashkim me Rithemelimin e ‘non gratës’! PS nuk rrëzohet kollaj
26 Mars, 19:16
-
Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, deputeti i PS ironizon listën e dëshmitarëve: Mungonte Presidenti i SHBA! Edhe i rrëzojmë, nuk mbivendosim hetimin me atë të SPAK
26 Mars, 12:29
-
Arrestimi i Goros, deputeti i PS Ndreca: Bashkia Himarë do shkojë drejt zgjedhjeve të reja
25 Mars, 19:37
-
Nesër nis punën komisioni hetimor për ‘Shëndetësinë’! Rithemelimi hoqi dorë nga hetimi i dy koncesioneve të lidhura me Allajbeun
24 Mars, 12:55
-
Zaloshnja: 1 plus 7, formula e Ramës për 800 mijë votat
24 Mars, 10:10
-
21 janari në SPAK, Petro Koçi për Report Tv: Të nisin hetimet, Berisha ka marrë përsipër përgjegjësinë! Ja si e pengoi drejtësinë
22 Mars, 14:18
-
Abstenoi komisionin hetimor për ‘TIMS’, Petro Koçi për Report Tv: Anëtarët duhej të pajiseshin me certifikatë sigurie, do kenë akses në informacione të klasifikuara
22 Mars, 14:03
-
Ngritja e Komisioneve Hetimore, Erl Murati: Arritje e vogël e demokracisë, Berisha ende nuk ka thënë asnjë fjalë
22 Mars, 13:15
-
Abstenoi komisionin hetimor për 'Shëndetësinë', Braçe për Report Tv: Berisha u tërhoq nga hetimi i dy koncesioneve klienteliste! Hemodializa e laboratorët, të lidhura me Allajbeun
22 Mars, 11:20
-
Negociatat PS-Rithemelimi/ Haklaj: Rama u bashkua me Berishën, besëlidhje anti-SPAK! Beqiraj: U intereson marrëveshja e 2008
21 Mars, 19:12
-
A është krisur marrëveshja PS-PSD?! Këshilltarët e Tom Doshit në Shkodër bashkojnë 'votat' me Rithemelimin, dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak
21 Mars, 10:04
-
Dakordësia/ PS - Rithemelimi 2 komisione hetimore për Shëndetësinë e TIMS! EMRAT e 30 anëtarëve! Pr.vendimet që do votohen sot në Kuvend
20 Mars, 21:25
Edhe krimet e Doktor Mortjes e tontonmakuteve te tij po harrohen.
PërgjigjuEpo ne Mirditoret jemi trima dhe te beses, jemi pak budallenje se nuk njohim asnje frike si te vogel e si te madhe. (edhe ne grate jo veq burrat)
Përgjigju