Gazetari i Report TV Elis Memelli ka intervistuar një nga përfaqësueset e ekipeve të huaja të shpëtimit mes rrënojave të objekteve të shkatërruara nga tërmeti në Durrës. Ekipi zvicerian pjesë e një shoqate të specializuar, i ka ardhur në ndihmë shtetit shqiptar me qenë shpëtimi, efektivë emergjence dhe materiale të ndryshme.
Intervista e plotë:
Më lini tju pyes, ju jeni nga?
Linda: Ne jemi nga Zvicra
Elisi: Dhe cili është misioni juaj këtu në vendin tonë pas tragjedisë së ndodhur?
Linda: Ne jemi një shoqatë e specializuar në trajnimin e qenve për të shpëtuar jetë njerëzish. Aktualisht në Shqipëri jemi me tre qenë për të ndihmuar në lokalizimin e personave të mbetur nën rrënoja, apo qoftë edhe pjesë të tyre.
Elisi: Po tani a ka përfunduar misionin juaj?
Linda: Aktualisht po, vendimi është marrë nga autoritetet që të ndalet kërkimi për njerëz. Megjithatë ne mbetemi në gatishmëri për të ju ndihmuar dhe asistuar në çdo vend kritik ku mund të ketë persona nën rrënoja. Ne do të qëndrojmë deri sa të ketë përfunduar e gjithë situate e emergjencës për t’u siguruar se nuk ka më persona nën rrënoja.
Elisi: A është ky misioni juaj i parë apo keni qenë edhe në misione të tjera shpëtimi?
Linda: Jo kemi qenë edhe në disa vende të tjera ku kemi ndihmuar dhe asistuar me ndihmë në tragjedi.