Ekonomi: Ligji i ri 'Për barrën
siguruese' ndikon te klima e biznesit

Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi i ka konsideruar si shumë pozitive për klimën e biznesit në vend ndryshimet e mendimeve për ligjin ‘Për barrën siguruese” që u miratuan në Parlament një ditë më parë.
 
Me këto amendime thotë ministrja Milva Ekonomi​, synohet tij jepet mundësi biznesit të zgjedhë aplikimin e dispozitave të Ligjit “Për barrën siguruese” në rastet e pamundësisë së zbatimit të marrëveshjes së kolateralit financiar. Rikthimi i termave të shfuqizuar në vitin 2013, zgjidh problematikën ligjore në lidhje me krijimin dhe regjistrimin e kolateralit, veçanërisht të “cash” dhe të  “instrumenteve” për personat fizikë dhe një kategori personash juridike.
 
Sipas ministres të Ekonomisë miratimi i këtij ligji ka rëndësi për qarkullimin civil, sepse do të shtohet një mjet shumë efikas garancie për kreditorët të cilët deri tani nuk mund të përdornin veçse mjetet tradicionale si dorëzania apo pengu posedimor të parashikuara nga Kodi Civil, të cilat nuk janë efikase dhe të evidentueshme nga në mënyrë të qëndrueshme dhe të centralizuar në një institucion që e shtrin veprimtarinë në gjithë territorin e vendit, siç është regjistri i barrëve siguruese.

Ne jemi të bindur thekson ministrja Ekonomi se miratimi i këtij ligji do të mundësojë ndryshmin pozitiv të klimës së biznesit dhe do të ndikojë në rritjen e dhënies së​ kredive si mes Bankave e institucioneve financiare nga një anë dhe subjekteve të tjera nga ana tjetër edhe mes vetë subjekteve tregtare ose jo tregtare që nuk mund të garantojnë kreditë e tyre sipas dispozitave të ligjit “Për sistemin e pagesave”.

Përse amendimet ishin të nevojshme?
Së pari, Ligji 133/2013 “Për sistemin e pagesave”, parashikon si palë të një marrëveshje të “kolateralit financiar” vetëm personat juridikë, ku të paktën një palë është Republika e Shqipërisë, Banka e Shqipërisë, një bankë qendrore e huaj, në bankë, institucion financiar, dhe subjekte të tjera që operojnë në një sitëm të licencuar (agjent shlyerës, një operator, ose autoritet publik vendas apo ndërkombëtar).
Në këto kushte, në zbatim të Ligjit nr. 133/2013, një person fizik nuk mund të lidhë një marrëveshje të kolateralit financiar, si marrës apo dhënës kolaterali;
Gjithashtu, dy persona juridik, të ndryshëm nga sa më sipër, (p.sh. dy shoqëri që tregtojnë mallra konsumi) nuk mund të lidhë një marrëveshje të kolateralit financiar;



Së dyti, Ligji 133/2013, parashikon si objekt mbi të cilin mund të vendoset kolateral, pra si objekt i cili mund të garantojë një detyrim financiar, vetëm instrumente financiare, ku përfshihen aksionet e shoqërive tregtare, tituj të tjerë të ngjashëm me to, obligacionet dhe instrumente të tjera të borxhit, në se këto janë të negociueshme në tregun e kapitalit. Kjo nënkupton se përjashtohen pasuritë në formën e pronësisë intelektuale (pasuritë e paprekshme) dhe llogaritë e subjekteve që nuk ishin persona juridike dhe të licencuar për të operuar në sistemin e pagesave. Nga sa më sipër rezulton se marrëveshja e kolateralit financiar nuk zbatohet për aksionet e pa tregtueshme në tregun e kapitalit. Në kushtet e Shqipërisë ku nuk kemi tregun e kapitali (bursën), praktikisht marrëveshja e kolateralit financiar është e kufizuar në zbatimin e saj.
Të gjitha subjektet që nuk mund ti referohen Ligjit 133/2013 “Për sistemin e pagesave”, për të siguruar detyrimet financiare të të tretëve ndaj tyre nuk kanë më as mundësinë që u jepte Ligji 8537/1999 “Për barrët siguruese”, sepse dispozitat e tij u shfuqizuan për disa lloje kolaterali.
Në këto kushte u konstatua pa dyshim një boshllëk ligjor dhe rritje të pasigurisë së kredi dhënësve, të cilët ose nuk kanë bazë ligjore për sigurimin e kredive me peng joposedimor (barrë) në rastet e pambuluara nga marrëveshja e kolateralit financiar sipas Ligjit nr. 133/2013 “Për sistemin e pagesave.



Së treti, situata e pasigurisë dhe pamundësisë së subjekteve të ndryshme, që kryejnë aktivitet biznesi, për të garantuar kreditë e tyre me kolateral sipas barrëve siguruese, ndërsa nuk kishin mundësi të tjera sipas sistemit të pagesave, u reflektua edhe në raportin e vitit 2016 “Doing business” për Shqipërinë, ku theksohej se  “ndryshimet në Ligjin “Për barrët siguruese” ndikuan në dobësimin e kreditimit të shëndetshëm të biznesit, në rastet kur kolaterali është pasuri e paprekshme, letër me vlerë, etj”.
Për të riparuar këtë situatë pasigurie, në qarkullimin civil dhe kredi dhënien mes subjekteve që nuk mund të operojnë sipas ligjit “Për sistemin e pagesave”, propozohet ndryshimi i Ligjit nr. 8537/1999 “Për barrët siguruese” që  rikthen termat e shfuqizuar në vitin 2013, por duke bërë kujdes që të mos cënohet fusha e veprimtarisë së Ligjit nr. 133/2013 që rregullon marrëdhëniet juridike me objekt marrëveshjet e kolateralit financiar.
 
Amendimet që u miratuan nga parlamenti, në ligjin 8537/1999 “Për barrët siguruese”, më datë 20 tetor 2016 me 96 voto PRO, kanë si qëllim vetëm “shfuqizimet” që rezultuan me miratimin e ligjit 132/2013 në 29 Prill 2013. Ligji 132/2013 ndryshoi Ligjin bazë nr. 8537/1999 “Për barrët siguruese” duke parashikuar:
*Shfuqizimin e termave “pasuri e paprekshme”, “instrument”, “letër me vlerë” dhe “llogari”
*Përjashtoi nga fusha e zbatimit të këtij ligji marrëveshjet e kolateralit financiar, të rregulluara me ligj të posaçëm (që nënkuptonte ligjin nr. 133/2013 “Për sitemin e pagesave”).
 Ligji 133/2013 “Për sistemin e pagesave”, i cili u shoqërua edhe me ndryshimet e ligjit 8537/1999 “Për barrët siguruese”, u iniciua nga Banka e Shqipërisë si nevojë e përputhjes se legjislacionit tonë bankar me atë të BE-së.
Ndryshimet në Ligjin 8537/1999 “Për barrët siguruese” u mbështetën në argumentin se marrëveshjet që sigurohen mbi pasuritë e paprekshme, letrat me vlere, instrumentet dhe llogaritë, do të trajtoheshin në ligjin e ri 133/2013 “Për sistemin e pagesave”.
Në zbatimin praktik të këtij ligjit “Për sistemin e pagesave”, edhe pas ndryshimeve të Ligjit “Për barrët siguruese”, u konstatua një boshllëk i madh ligjor dhe cënim i mjeteve të garancisë të përdorura deri në atë kohë nga subjektet që hynin në marrëdhënie juridike civile.
Ndaj edhe sipas Raportit Doing Business 2016 për Shqipërinë theksohet se:
“Shqipëria ka dobësuar sistemin e financimit të siguruar, nëpërmjet amendimit të ligjit për barrët siguruese, i cili nuk lejon më që pasuritë e paprekshme të sigurohen me pengun (barre siguruese) mbi sendet e paprekshme ose në posedim të debitorit”.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së

Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së