Akuzës së Partisë Demokratike për tenderin e kontrollit bazë të qytetarëve të grupmoshës 40-65 vjeçe i është kundërpërgjigjur zv.ministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi.

“Në kohën e qeverisjes së PD-së çdokush duhet të paguante nga xhepi i tij për të bërë këtë kontroll parandalues. Ky shërbim pa pagesë i kursen çdo qytetari nga 5 mijë deri në 8 mijë lekë. Në dëshpërim PD deklaron se ky kontroll është i panevojshëm. Si mund të pretendosh se parandalimi i sëmundjeve nuk është rruga e duhur”, tha Ekonomi.

Nga ana tjetër, zv.ministrja u bëri thirrje qytetarëve që nuk e kanë kryer këtë kontroll që t’u drejtohen qendrave shëndetësore pasi “jo vetëm që nuk kushton, jo vetëm që është falas, por shpëton jetë”.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)