Ekonomia dhe tregu i punës rrezikohen nga shpopullimi! Eksperti: Tkurrja e popullsisë do të sjellë më pak të ardhura

TIRANË- Rritja e emigracionit, ulja e lindshmërisë dhe plakja e popullsisë, për ekspertët janë tregues që cenojnë ekonominë e vendit. Sipas ekspertit Azmi Stringa një ekonomi e plakur ul rritjen demografike dhe e ndikon negativisht në rritjen e qëndrueshme të ekonomisë.

“Janë një sinjal që oportunitet që ata shohin në Shqipëri në te ardhmen janë më të ulta sesa kostot ose sakrificat qe ata do te bëjnë. Pajisja dhe rrezitja e kapitalit njerëzor është e domosdoshme që ata të kenë mundësi për të sjellë të ardhura të tërheqin investime dhe të jenë iniciator për ndërmarrje të reja”, tha eksperti.

Nga ana tjetër problemet demografike rrezikojnë tregun e punës madje edhe skemën e pensioneve pasi do të kemi më pak kontribuues në sistem. 

“Normalisht ekonomia jone fillon dhe vuan sepse nuk ka më kapacitetet rritëse sepse një popullsi e mirë-edukuar dhe e shëndetshme është një sinjal e një ekonomie të fortë për të përthithur investime dhe për të rritur mirëqenien e qytetarëve të saj. Problemi demografik në të ardhmen i vendit sjell dhe pasoja sa i përket edhe financave publike që do të thotë që nëse kemi problem me demografinë kemi më pak të ardhurave dhe duhet të mbajmë skemat e pensioneve dhe rrezikojnë cenimin nga demografia”, shtoi Stringa.

Investimi më shumë në arsim sipas Stringës është zgjidhja në një situatë ku aftësimi i të rinjve dhe i mirëqenies nuk është në nivel të lartë.

“Duhet të ketë një strategji afatgjatë dhe gjithëpërfshirëse që në harkun kohor të 20 viteve Shqipëria të ketë sistemin më të mirë arsimor të rajonit. Fokusi i munguar nuk duhet të jetë arsimi universitar që i zgjidh tregu dhe mjafton të kesh kushte cilësore, por ne duhet të investojmë shumë në investimin parauniversitar duke nisur nga çerdhet dhe kopshtet”, tha ai.

Referuar parashikimeve të OKB-së për projeksionet e popullsisë Shqipëria në vitin 2100  mund të ketë vetëm 500 mijë banorë në skenarin e mesëm dhe ato të moshës kryesisht 65 vjeç. Aktualisht vendi ka 2.8 milionë banor, dhe norma e papunësisë është në nivelin e 11.8%.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli....: 01/09/2020 17:08

    ORIENTIMI I EKONOMISE DUHET TE JETE NE TURIZEM,,,, SE PARI DHE NE BUJQESI DHE INDUSTRI TE LEHTE PERPUNUESE ME PAS,,,VETEM ME TURIZEM NEVE PUNESOJME LEHTESISHT 1 MILION SHQIPTARE DHE NUK KANE NEVOJE TE IKIN NE EMIGRACION POR NE BREGDET DUHET TE KEMI PLANE URBANISTIKE QE KUR TE BEJME HOTELET ME DISTANCE NGA NJERI -TJETRI 40 M E PAKTA DHE ME PARKIM MBRAPA DHE PISHINA PERPARA,,,,ME ALL-INKLUZIVE,,,ME UJE-DRITA 24 /ORE-RRUGE -SIGURI ,,,,,JO SI E KEMI BERE DURRESIN--GOLEMIN ME PALLATE PA VLERE,,ATO DUHEN SHEMBUR DHE NE VEND TE TYRE TE NDERTOHEN HOTELE DHE RESORTE TE BUKURA,,,KJO ESHTE E ARDMJA E SHQIPERISE,,,E KEMI VENDIN,,DETIN,,DIELLIN DHE NUK E VEME NE SHERBIMIN TONE PER MIREQENIEN TONE.....VETEM EDI RAMA MUND TA KTHEJE DURRESIN PERMBYS,,,,,KURSE DAKON QE KA DHENE ME 10-TRA LEJE TE KALBET NE BURG DHE TI MERRET E GJITHE PASURIA....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni