Ekonomia e eurozonës mbetet ende e brishtë. Sipas Komisonit Evropian do të duhet edhe të paktën një vit që të arrihet një nivel modest i rritjes ekonomike. Ekzekutivi i BE-së shkurtoi shpenzimet duke thënë se ekonomia e eurozonës do të zgjerohet me 0.8% për këtë vit, 1.15 vitin e ardhshëm dhe 1.7% për vitin 2016.

Vonesa në përmirësimin e ekonomisë, sipas Komisionit vjen për shkak të zvarritjes së ekonomive franceze dhe italiane. Komisioneri evropian Jyrki Katainen tha se Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës duhet të investojë më shumë për të ndihmuar në shërimin e ekonomisë së unionit.
 
“Gjermania mund të luajë një rol të rëndësishëm në stimulimin e euros dhe ekonomisë së BE-së. Për hir të forcës ekonomike të Gjermanisë në të ardhmen, ajo duhet të investojë patjetër”.
 
Por, nga ana tjetër, rritja e ekonomisë gjermane ka qenë më e ngadalshme nga ç’kishte shpresuar Komisioni, duke u zgjeruar me 1.1% në vitin 2015, jo në nivelin e 2% siç kishte parashikuar ekzekutivi i BE-së.

Gjermania është bërë gjithnjë e më e izoluar për këmbënguljen në balancimin e buxhetit të saj, teksa dobësia e 18 vendeve të eurozonës e cila gjeneron 1/5 e prodhimit ekonomik të botës, po ndalon një ringjallje të gjerë globale të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Kështu, vështirësitë e eurozonës po luajnë një rol kyç për shërimin e pjesës tjetër të botës.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)