Ekskluzive/ Atentati në Don Bosko, flet pronari i servisit në Gjermani: Ju tregoj si “ushtari” i Ervis Martinajt, Nikoll Sherrniku vodhi targat

Flet ekskluzivisht për Report Tv Gazmend Jakupi, shqiptari nga Kosova pronar i servisit ku Nikoll Sherrniku vodhi targat që u përdorën nga vrasësit e atentatit të 12 marsit 2023 në “Don Bosko” Tiranë, ku viktimë mbeti Mimoza Paja, banakierja e lokalit, 6 u plagosën persona, ndërsa shënjestra, Fatjon Murati arriti të shpëtonte.

Gazmend Jakupi rrëfeu detaje të vizitës së Sherrnikut në servisin e tij në Gjermani për të blerë një makinës. Në një bisedë telefonike me Report Tv Jakupi tregon se njeriu i Ervis Martinajt është parë nga njëri prej punëtorëve të tij nga Siria, i cili e kishte vërejtur duke vjedhur diçka, që më vonë rezultoi se ishin targa që u përdorën për të vrarë në Tiranë.

“Ai ka ardhur për të blerë makinë në servis dhe i ka vjedhur targat në oborrin tonë. Ne targat që dalin nga përdorimi i mbledhim në një vend dhe më pas i shesim për hekura për t’u shkrirë dhe me paratë e tyre hamë mëngjes ose drekë me punëtorët. Nikoll Sherrniku ka ardhur një ditë me një shok të tij në 2020-ën, nuk e di se nga ka qenë ai tjetri, dhe unë nuk kam pasur makinë për të shitur në atë kohë. Brenda i ka parë targat në një qoshe ku ne i grumbullojmë dhe një punëtor i imi i Sirisë e ka vërejtur. Unë nuk kam qenë aty, por më vonë më ka treguar punëtori sirian që ka punuar për mua 3 vite, se diçka ka marrë, me shumë mundësi targa, dhe në fakt kështu rezultoi”, deklaron Jakupi.

Sherrniku, i cili mori targat që t’ia sillte Ervis Martinajt në Tiranë nuk ka qëndruar më shumë se 20 minuta në servisin e Jakupit.

“Sherrniku ka ardhur vetëm një herë, unë edhe nëse e shoh nuk e njoh. Në bazë të asaj çfarë ka treguar punëtori, dy ose tre targa ka vjedhur, nuk jam i sigurt për më shumë. Ka qëndruar 15 deri në 20 minuta në servisin tim”, vijon Jakupi.

Gazmend Jakupi nuk ka asnjë njohje me Nikoll Sherrnikun, ai nuk e ka takuar asnjëherë vetë personalisht.

“Unë nuk e njoh atë, nuk i kam pasur as numër telefoni, këtu tek servisi im vijnë shumë njerëz. Policia e Shqipërisë na ka gjetur në bazë të targave, ajo që është përdorur në krim ka qenë në emër të një punëtori tonë. Sistemi në Gjermani është sipas rregullave dhe targa të tilla i hedhim pasi dalin nga përdorimi, por pothuajse të gjithë serviset e makinave në Gjermani i përdorin për t’i shitur për një mëngjes me punëtorët”, vijon më tej pronari i servisit.

Vetëm tani kur ngjarja ka ndodhur dhe prodhoi një viktimë e 6 të tjerë të plagosur, Gazmend Jakupi e kupton se sa e rrezikshme është të mbahen targat që dalin nga përdorimi, të cilat keqpërdoren nga të tjerë. I keqardhur për ngjarjen e rëndë, Jakupi thotë se tashmë është më i kujdesshëm.

“Unë po ta kisha parë vetë duke i marrë targat do ia kisha marrë nga dora, pasi tani po kuptoj se sa e rëndësishme është dhe ato qenkan keqpërdorur në Shqipëri. Më vjen shumë keq për ata që janë plagosur dhe humbur jetën në Tiranë. Prej kohës që jam informuar për rastin nga Policia e Shqipërisë jam më i kujdesshëm, targa të tilla i mbaj të fshehura”, përfundon Gazmend Jakupi.


Atentati 

Targat e makinës që vodhi në Gjermani Nikoll Sherrniku i solli në Shqipëri dhe ia dorëzoi Ervis Martinajt. Të njëjtat targa u përdorën në 12 mars 2023 në atentatin në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit, në lagjen "Don Bosko" të Tiranës ku mbeti e vrarë Mimoza Paja, e cila punonte në lokalin e Muratit si banakiere, si dhe u plagosën Shehat Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Memaj, Emanul Sala, Ermir Dejucku dhe Genc Shohalli. E lënduar nga ciflat e xhamit që u thyen nga të shtënat mbeti edhe  10 vjeçarja, mbesa e viktimës.

Sipas hetimeve shënjestër e këtij atentati kishte qenë Fatjon Murati, miku i Endrit Dokles.

28 vjeçari Nikoll Sherrniku, nga Fushë Kuqja e Kurbinit rezultonte se ishte arrestuar që në 18 gusht të vitit 2022, pasi në makinë iu gjet një kallashnikov në Kune të Lezhës, ndërsa iu komunikua më 7 qershor 2023, masa e arrestit me burg për këtë ngjarje.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxxxx: 11/06/2023 16:57

    Nuk e kuptoj cna duhen gjurmet e ujkut ,,kur atie tutje eshte ujku vet..se kuptoj?

    Përgjigju
  • Iris: 11/06/2023 03:28

    Kosovari eshte shume bindes ne deklaraten e tij,cdo juri gjyqi do t'a besonte.Duket qe Shermiku,jo vetem ka vjedhur,por e ka zgjedhur me kujdes shenjestren e tij,se pari ka perzgjedhur per te bere vjedhjen, servisin e nje tjeter shqiptari.Se dyti,ka ardhur ne servis me justifikim fallco,gjoja per te blere makine dhe vete i dyte,ndoshta me personin e dyte qe te sherbeje si /decoy/ per te zhvemendur punonjesit e servisit ndersa i akuzuari bente vjedhjen.Se treti,ka ruajtur momentin kur pronari shqiptar nuk ishte aty dhe ka menduar se punetori sirian nuk do te ishte shume i vemendshem,nuk do t'i jepte rendesi vjedhjes se targave,nuk do ta njihte,ose nuk do t'i kushtonte rendesi pamjes se hajdutit,ose nuk do te fliste fare po te ishte emigrant i paligjshem, per te mos kompromentuar pozicionin e vet.

    Përgjigju
  • 313: 10/06/2023 13:38

    Hahahah totalish i pabesushem. Edhe nese thote te verteten kamerat e para 3 vjetve jan te fshira. Kshu qe prokuroria fabrikon akuza dhe tma gezofsg pafajsin o shoku.

    Përgjigju
  • Shoku: 10/06/2023 13:24

    Si ka mundesi keta te Kosoves ne Gjermani 90% spiuna.

    Përgjigju
    • Kosovari: 12/06/2023 00:10

      E kemi mesu te Ju, ne kohe te Enverit spiuninit vellai vellai e Gruja Burrin, Kurse tani skeni nevoj as per lek as frike se e boni falas

    • Shoku: 10/06/2023 15:23

      Edhe ti@Shoku Kosovarit larg qofte te fusin brenda del per 10 min se e ploteson deklaraten para policit gjyqesor vete me gjithe emrat e shokeve e adresat e tyre pa avokat fare????Edhe ju jeni shtuar shume si bashkepuntore drejtsie, ik boj ndonje leke babrbon

    • @Shoku: 10/06/2023 13:50

      Si ka mundesi qe kokrroçkat si puna jote jane shtuar kaq shume o shoku?! Po ca duhet te bente sipas mendjes tende o kokrroçku ta mbante ai persiper kur i vete policia te dera dhe i thotë keto targat kane qen ne pronesi te servisit tuaj ,ti thoshte po une ja kam dhen ose ja kam shitur per te ber vrasje apo grabitje?!

    • Shoku 2: 10/06/2023 13:37

      Me dekorata Per bes

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë