Ekskluzive/ Avokati i UÇK-së: Basha duhet të thirret në Hagë si dëshmitar! Bashkëpunoi me mjekun që u fut fshehtas në Shqipëri e zhvarrosi 400 eshtra të shqiptarëve

TIRANË- Tom Gashi, avokat i UÇK në një intervistë ekskluzive për Report Tv ka qartësuar rolin e kryedemokratit Lulzim Basha në UNMIK. Edhe pse kryedemokrati i ka quajtur "gënjeshtra mostruoze" të ardhura nga Rama për të zhvendosur fokusin nga skandali, Gashi ka thekuar se Basha ka qenë zyrtar ligjor në UNMIK. Detyra e tij, sqaroi Gashi, ka qenë dorëzimi i dosjeve penale nga institucione ndërkombëtare të UNMIK tek vendorët.

"Ne kemi pasur me dhjetëra shqiptarë të Shqipërisë që kanë punuar në UNMIK dhe njëri prej tyre dhe ka qenë Lulzim Basha dhe kjo nuk është diçka që nuk dihej, s'është krim ka qenë një punë që e kanë zgjedhur kanë aplikuar dhe për vite të tëra kanë qëndruar këtu, kemi pasur zyrtarë nga Shqipëria, por jo gjyqtarë dhe prokurori. Roli i Bashës ka qenë publik, misioni it i tij ka qenë si zyrtar ligjor dhe nga fundi i misionit ka qenë udhëheqës në çështjen e dorëzimit të dosjeve penale nga institucione ndërkombëtare të UNMIK tek vendorët, por kjo nuk ka ndodhur se këto dosje i mori menjëherë EULEX që ishte i ftuar nga Kosova dhe erdhi menjëherë nga shpallja e pavarësisë. Dhe Basha ka qenë udhëheqës, ka punuar me prokurorin amerikan që ka hetuar pretendimet politike të senatorit zvicerian Dick Marty, dhe pastaj i ka qëndruar në çështje juridiko-penale.

Ka qenë person kyc për transferimin e dosjeve dhe bashkëpunimi i Tribunalit të Hagës nuk ka pasur derë tjetër përveç UNMIK do të thotë prokurorë dhe gjyqtarë vendor ka pasur, shqiptar, por absolutisht

asnjë shkresë nuk ka kaluar përmes duarve të tyre, gjithçka ka shkuar përmes UNMIK. Nëse ajo video i është dorëzuar Lulzim Bashës nuk ka asgjë për t'u fshehur dhe do duhej ta bënte publike", tha avokati.

 

VIDEO/Intervista e plotë

Gashi tha se Basha ka pasur një bashkëpunim me mjekun e mjekësisë ligjore, që hyri në Shqipëri në mënyrë të fshehtë. Në intervistën për Report Tv, Gashi tha se ndaj këtij mjeku ka ngritur personalisht padi pasi ka vjedhur eshtrat e 400 shqiptarëve për interesa personale. Kriminel, e ka etiketuar avokati mjekun, pasi ka punuar me Carla Del Ponte, kryeprokuroren në Tribunalin e Hagës, në kohën kur akuzohej Haradinaj.

"Kemi parë dhe kronika që Basha ka bashkëpunuar dhe me ekspertë të mjekësisë ligjore që kanë ardhur në mënyrë të fshehtë në Shqipëri dhe njëri prej tyre ka qenë Drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore  në Kosovë, ka qenë një kriminel që ka punuar për tribunalin e Hagës për Ish- Jugosllavinë dhe duket që ka punuar edhe me Bashën, dhe personalisht në ëmer të viktimave e kanë paditur penalisht, në Kosovë ka vjedhur 400 eshtra të kosovarëve për interesa personale, i ka zhvarrosur për çështje të profesionit të tij, duke i përdorur privatisht. Kemi raporte që ky mjek ka marrë pjesë në të ashtyquajturën 'Shtëpia e Verdhë në Shqipëri dhe ka marrë ka punuar me Carla Del Ponte, kryeprokurore në Tribunalin e Hagës, në Kohën kur akuzohej Haradinaj,  dhe nuk ka gjetur asnjë dëshmi për trafikimin e qenieve njerëzore dhe ky ishte një skenar i keq përdorur nga Dick Marty, i cili e përpunoi në mënyrën e tij dhe e dërgoi në Këshillin e Europës, dhe ata kërkuan që të hetonin këto pretendime", tha Gashi.

Për këtë arsye, Gashi tha se ai do duhet të thirret nga Haga si dëshmitarë, së bashku me Dick Marty-in si edhe ekspertin e mjekësisë ligjore.

"Këto procedura janë raste që do të zgjasin me vite dhe do duhet të zbulohet dhe si kaluan këto dosje, unë ju thashë për ekspertin e mjekësisë ligjore që te ne ka qenë drejtor, me siguri që do të duhet të japin sqarime, do të duhet të japin sqarime dhe se si u mashtrua opinioni europian që të votojë një raport politik të Dick Marty që u bazua mbi librin e Carla Del Ponte. Përveç Bashës, apo mjekut, do të ftohet edhe Dick Marty për të dhënë sqarime se si erdhi në këto informata false  se si që na shndërroi ushtarët e UCK dyshohen për krime monstruoze ndërsa asnjë udhëheqës i Serbisë nuk dalin në këtë Gjykatë", shtoi Gashi.

Ai shton se kjo Gjykatë Speciale e Hagës e ngritur nga vetë institucionet e Kosovës ishte e gabuar.

"Kjo Gjykatë Speciale nuk është e dëmshme, vetëm për shqiptarët e Kosovë, apo për UÇK për të gjithë kombin shqiptar", tha ai.

Duke u ndalur te reagimi i Jakub Krasniqit në Gjykatën e Hagës, Gashi tha se ishte emocional për shkak se as në ëndërr s'e kishte pritur.

"Krasniqi ishte me emocional pasi as në ëndërr nuk e ka pritur që të ndodhte një gjë e tillë, apo që të bëhet një inskenim apo bastisje spektakolare në shtëpi. Besoj që Krasniqi nëse do merrte një ftesë të rregull, jam i bindur që do të paraqitej në Hagë siç janë paraqitur të gjithë, ishte një shfaqje e një dhimbje shpirtërore se Gjykata Speciale e cila është ngritur nga institucionet Kosovare merret vetëm me krime  të UCK  dhe do duhet të gjendeshin pjesëmarrës serb për shkak të krimeve që kanë bërë në Kosovë, krime deri në gjenocid", tha avokati

Aktakuzat me të cilat po përballen 4 liderët e politikës së Kosovës në Hagë, ndëzën debate edhe në politikën shqiptare. Lulzim Basha është i shenjestruari i mazhorancës, e cila i kërkon kryedemokratit të sqarojë rolin  në hetimet për UÇK. Këtë të martë, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, teksa publikoi një dokumentar kushtuar masakrës së Krushës së Madhe në komunën e Rahovecit në Kosovë, tha se Basha ka në dorë një provë të rëndësishme, e cila mund t'i shërbejë drejtësisë për ish-udhëheqësit e UCK. Bëhet fjalë për një kasetë filmike që thuhet se i është dhënë Bashës nga një nga dëshmitarët ku kishte ekzekutimet dhe fjalimet e serbëve nga masakra e Krushës, por Basha e ka fshehur. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akrepi: 13/11/2020 16:34

    Z Gashi , thjesht sa per te marre iformacion , ju jeni sic thoni punonjes i drejtesise , apo politikan i rilindies ?. Nese jeni politikan i mojt, dhe propagantoni per fitoren e zgjedhjeve , jeni ne te drejten tuaj , mund ta beni kete , kur te doni dhe si te doni . Por nese jeni jurist , detyra juaj eshte drejtesia . Nese keto iformacione ,- qe thoni se i dinit me pare , pse nuk i keni denancuar ne organet kopetente , qoft ne Kosove , qoft ne UNMIK . Perse i perdorni - nese i keni te verteta - per shou gazetaresk ,ne kete moment deciziv , te votimeve ne SHqiperi , dhe nukse i keni cuar ne Hage , ku dhe kane vendin si iformacione me vlere per drejtesi --nese je i vertet dhe i besushem -- te luftes se popullit Kosovar . Nek eshte se keni rendesine per tju kushtuar vemendie , sepse duket sheshit mashtrimi juaj , por jeni nje e keqe me shume per popullin Kosovar dhe SHqiperine .

    Përgjigju
    • altini: 14/11/2020 11:37

      o akrepo flet mir por je i semur i shqupit.pse duhet te fliste ky deri sa nuk ja kerkonte njeri opinionin e tij?tani i moren luftetaret e UCK-se ne Hage e tani e ndjen te thote te veten dhe ky. pse kerkoni ju te shqupit te minimizoni krimet e krytarve te tuj kur ka ngel vetem qe ti pohojne me gojen e vet ata mostra krimet se faktet jane te pa kundershtueshme? shko mor akrep se edhe sikur mos te flasi me njeri kunder lul kurves nuk fiton sikur qielli me token te bashkohense nuk esht njeri me vlere e me merita...ah jo.nje merite e ka;arriti ta shkaterroje PD-ne dhe ne te njejten kohe ti japi mandatin e trete Edit te gjate.vazhdoni ti shkoni mbrapa atij gjese pa vlere se kuptoheni kush jeni

  • ZYLO: 11/11/2020 23:11

    Shkëlqimi dhe Rënia e Zylos se PD-se Basha Berisha B B Secili i mirëmaskuar , sot doli Basha një gjahtar tinzar i gjarprit!

    Përgjigju
  • Alb: 11/11/2020 20:49

    Po ku jane kosovaret trima qe nuk e marrin zevarr kete krim te ndyre!? Po kerkon te na behet edhe udheheqes i Shqiperise? Po ky qenka me keq se vet serbet !!!

    Përgjigju
  • BUK SHKALI: 11/11/2020 20:46

    O POPULL SHQIPTAR A E MERNI VESH JU SE KUSH ËSHTË KRIMINEL HAJDUT SHAL NGJIT LYL DYRDYL BASHA. NJË MONSTËR E PA PAR. E KY QEN BASTARD KA DHE INISJATIVËN E DO TË BËHET KRYEMINISTËR KY QEN I NDYR DUHET JET NË BURG E KY PËRFAQSON PARTIN ANTISHQIPTARE PARTIN WC QENEF PD. KJO PRA ËSHTË PARTIA QENEF PD PARTIA E LYLIT E PARTIA E BASTARDIT SALMUT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI