I ftuar në Esencë ishte dhe Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Me një rrëfim ekskluziv, ministri tregon sfidat në drejtimin e dikasterit, vështirësitë dhe puna që bëhet për të arritur rezultate.
Blendi Gonxhja shprehet si më poshtë:
"Të mbash 3 ministri është sfidë e madhe. MEKI, është MEKA e rezultateve, keshtu duhet ta kthejmë atë institucion. Stafi jonë sot duhet të jetë 275 për të 3 portofolet. Kemi pasur vështirësi në rekruetim, staf, pagat kanë qenë të ulëta, tani zyrat tona janë në qendër të Tiranës, kjo për shumë arsye. Shpesh herë është e vështirë të bësh edhe mbledhje në një javë. Lira Pipa është e deleguar si Ministre e Kulturës, në fakt ajo ështe Zv. Ministre e Kulturës. E rëndësishme është të kemi njerëzit e duhur ne vendin e duhur, kapitali human duhet të menaxhohet më mire. Në çdo gjë që unë kam bërë deri tani e kam bërë me përgjegjësi të madhe. Sfida jonë tani është te zgjedhjet e Majit.
Zv.Ministri Enkelejd Musabelliu ka kryer skemën e pensioneve, reformën, ne e kemi kthyer vemendjen te pensionet.
25 përqind e buxhetit të shtetit shkon te pensionet. Qeveria nuk i rregullon dot gjërat me një të rënë të lapsit. Kemi një kantier të hapur për edukimin dhe kulturën. Ne po përpiqemi ta zgjidhim problemin e Bibliotekës atje ku është por edhe me një qendër të madhe të librit. Po punojmë për një rikonceptim të Pallatit të Kulturës, para ndertesës, brenda dhe pas.
Atje ku është sot Galeria Kombëtare do të kemi atë që nuk e keni parë kurrë, pas proceseve tani na duhen njerëzit. 35 milionë euro kushtoi Teatri i Operas. Galeria e Re Kombëtare dhe Muzeu i saj janë hapësira të rikonceptuara.
Qendra e Re Kombëtare për Fëmijë po ndërtohet pranë Parkut të Liqenit.
Teatri Kombëtar është duke ecur në rrugë të mbarë, jo çdo gjë duhet dhe mund të ndërtohet me buxhetin e shtetit. Po punojmë të ekspozojmë veprat arkeologjike të gjetura nga gërmimet e TAP-it. Filantropia do të jetë bazë e veprimeve tona në të ardhmen. Na duhet sa më shumë kulturë si strategji mbrojtëse".
Lajmi kryesor: