Andrea Ndoji, mbrojtësi 20-vjeçar i Olympiacos ka marrë dritën jeshile nga UEFA dhe tanimë është gati të luajë për kombëtaren greke të futbollit. Djaloshi i lindur në Athinë ka qenë pjesë e moshave të Shqipërisë, duke luajtur edhe në një ndeshje për ekipin U-21.
Pak muaj më parë, ish-trajneri Reja e ftoi Ndojin në Kombëtaren A, me këtë të fundit që refuzoi duke zgjedhur Greqinë. Ndoji nuk mundi të ishte pjesë e helenëve në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024, teksa Report Tv mëson se pak ditë më parë UEFA i ka dhënë dritën jeshile lojtarit për të luajtur me Greqinë.
Këtë sezon Ndoji ka qenë titullar me Olympiacos, duke zënë vend në qendër të mbrojtjes. Për ndeshjet e radhës në qershor, Greqia e trajnerit Gustavo Poyet do mund të aktivizojë edhe shqiptarin Ndoj.
E ka ber fort mir … se ne ???????? per te luajtur me kombetaren Duka kerkon zarfin ne 500 euro.
PërgjigjuStë mate dot trrupin bluzen e komtares tonë ee? Apo stë pëlqente hymni kombëtar? "Bravo" Sotir Nini nr 2
PërgjigjuPo ky sikur luajti me shqiptaret ne fillim? apo jo or tejjj. Mos ndoshta u duk vetja paolo maldini i greqis dhe ndryshoj mendjen or tejjj
Ka lindur ne greqi, eshte rritur dhe bere futbollist ne greqi or teeeejjjjj