Ekskluzive/ Bujar Sheshi mesazh PD-së: Mos guxoni të sulmoni SPAK-un, Agron Tufa ka hallet e tij, kërkon të përfitojë azilin

Ekskluzive/ Bujar Sheshi mesazh PD-së: Mos guxoni të sulmoni SPAK-un, Agron Tufa ka hallet e tij, kërkon të përfitojë azilin

Mbledhja e KLP-se

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të SPAK-ut Arben Kraja si dhe të anëtarit Altin Dumani, pas publikimit të një dokumenti, i cili konfirmonte se Kraja ka qenë hetues në fund të diktaturës si dhe të një fotoje të Dumanit duke biseduar me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Pas akuzave të PD dhe disa lajmeve në media, reagoi Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke mbështetur dy prokurorët. Për publikimin e kësaj deklarate KLP-ka zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllua, e cila është karakterizuar nga diskutime të ‘zjarrta’. Shqiptarja.com ka zbardhur ekskluzivisht diskutimet. Nga procesverbali, rezulton se anëtari i KLP-së Bujar Sheshi ka qenë më i ashpri.

Sheshi i ka artikuluar një mesazh të fortë në adresë të politikës dhe sidomos Partisë Demokratike, duke paralajmëruar që askush të mos guxojë për të sulmuar prokurorët e SPAK-ut. Në fjalën e tij, Sheshi la të kuptojë se politikanë të caktuar po sulmojnë SPAK-un për shkak se në të ardhmen mund të jenë objekt hetimi. Duke iu referuar dokumentit për Krajën, i publikuar fillimisht nga Agron Tufa, Sheshi ka pohuar se Tufa ka hallet e tij, pasi kërkon të përfitojë azil në Zvicër.

Por, ndryshe nga Bujar Sheshi, i cili kërkoi një reagim të fortë, anëtarët Nurihan Seiti Metaj dhe Alfred Balla ishin të mendimit se Këshilli nuk duhet të reagojë. Seiti ka theksuar se KLP ka punë dhe detyra të tjera. Po ashtu, sipas Alfred Ballës KLP-ja nuk mund të replikojë me çdo deklaratë të medias. Balla ka pohuar se situata nuk është aq e rëndësishme sa për të reaguar dhe se Këshilli nuk duhet të bëhet pjesë e kësaj loje. Megjithatë, shumica e anëtarëve u pozicionuan pro një reagimi, qëndrim i cili diktoi edhe deklaratën e KLP-së për këtë çështje. 

Diskutimet në KLP për akuzat ndaj Arben Krajës dhe Altin Dumanit 
-Gent Ibrahimi: Duke marrë shkas nga disa reagimet në lidhje me vendimet për emërimin e drejtuesit të SPAK-ut, janë reagime që vijnë nga Partia Demokratike dhe nga disa analistë. Le të diskutojmë sot për nevojën e një reagimi nga ana e Këshillit ose jo. Ky është një draft i papërfunduar, por nëse Këshilli bie dakord që është vendi për një qëndrim nga Këshilli...ka të bëjë me komente negative nga PD-ja dhe një listë analistësh për të kaluarën e z. Kraja, i cili ka qenë hetues në periudhën e diktaturës. Ka pasur edhe një episod për një takim të pretenduar mes z. Dumani dhe një funksionari politik. Ajo që shtrohet në diskutim është nëse ky Këshill do të mbajë një qëndrim dhe cilat do të ishin linjat kryesore të këtij reagimi. Për të mos u marrë me episodin e dytë, linja kryesore e reagimit duhet të jetë që: Të jesh prokuror në SPAK duhet të kalosh disa sprova ligjore dhe një test profesional, të cilët prokurorët që janë sot në SPAK e kanë kaluar. Këto janë të vetmet rregulla ligjore morale dhe çfarë të doni tjetër për të qenë në SPAK. Janë Vetingu, Autoriteti i Dosjeve dhe KLP, pra janë tre aktorë institucionalë që kanë filtruar imët të gjithë prokurorët dhe këta tre aktorë institucionalë nuk kanë gjetur asnjë pengesë ligjore apo dyshim profesional. 

-Nurihan Seiti Metaj: Mendova logjikën e fjalës tuaj, tre fjalitë e fjalës tuaj lidheshin me kushtet ligjore, profesionale dhe etike të çdo magjistrati, dhe këtu për ne si anëtarë të KLP-së çështja mbaron. Ne kemi punë dhe detyra të tjera. Ky kapitull është i mbyllur. 

-Alfred Balla: Unë kam qenë partizan për reagime të Këshillit në momente të caktuara, ndërsa në rastin konkret unë mendoj që ne ta lëmë median e lirë, t’i lëmë prokurorët të lirë. Nëse ne do të replikojmë me çdo deklaratë të medias...ne kemi zgjedhur këtë rrugë që të kandidojmë dhe të përballemi, jo me këtë që për mua nuk janë asgjë, por ai do përballet me krimin, do të luftojë grupet e organizuara dhe korrupsionin. Nuk mendoj se se është vendi që të reagojmë. Unë jam anëtar i KLP-s dhe duke unë mbledhjen live të KLP në media, me titra thoshte se anëtari i KLP-së po shikonte enë kuzhine, që është për të qeshur. Unë mendoj se nuk është momenti dhe nuk është situata e asaj rëndësie që të reagojmë... Edhe për ata fotografinë më kishin shkruar në blog, dhe u kam kthyer përgjigje se nuk është turp të pish kafe me kryetarin e Komisionit të Ligjeve. Ligji i ka përcaktuar rastet kur një prokuror përbën konflikt interesi të rrijë me një deputet apo qoftë kriminel. Këto janë nuanca mediatike. Ne si Këshill nuk duhet të futemi në këtë lojë. 

-Bujar Sheshi: Neni 185 i ligjit 115 thotë që Këshilli me nismë apo bazuar në kërkesa të prokurorëve, mund të bëjë deklarata publike në mbrojtje të prokurorëve të veçantë kur gjykon se të drejtat e tyre njerëzore rrezikohen të shkelen për shkak të kryerjes së detyrës. Që Këshilli duhet të reagojë, e ka mbështetjen ligjore tek neni 185 që lexova. Rasti i të dy prokurorëve të SPAK-ut nuk është thjeshtë mediatik. Për rastin e z. Kraja, fillimisht është pretenduar nga nja individ, i cili ka hallet e vete, nuk do ishim shumë në merak për të, pasi do që të marrë status. Dhe së dyti është ngritur nga një personazh politik që përfaqëson një forcë politike. Kështu që nuk është thjeshtë një opinion mediatik. Në këto kushte unë mendoj se ne si Këshill duhet të reagojmë dhe duhet të reagojmë fort, me qëllim që askush të mos guxojë që të sulmojë sidomos prokurorët e SPAK-ut, nëpërmjet çdo lloji mjeti që ata e quajnë të arsyeshme për interesat e tyre politike apo të perspektivës se ku mund ta shikojnë veten dhe që të marrin masat. Pra unë them se duhet të reagojmë dhe të reagojmë fort bazuar në këtë kërkesë ligjore dhe në këto rrethana. Unë do të isha për një përgjigje shumë më të përmbledhur. Ata kanë kaluar filtrat. Në këto kushte askush nuk ka të drejtë që të flasë, cenojë apo të përgojojë figurën dhe autoritetin e prokurorëve të SPAK-ut. 

-Tartar Bazaj: Ajo që më shqetëson mua z. kryetar është se nga ana e Këshillit nuk respektohen standardet, operon me dy standarde. Anëtarë të KLP-së po intimidohen kaq shumë për të diktuar dhe për të pasur nën kontroll votën. Dhe ne kurrë nuk kemi pasur edhe një reagim qoftë formal në mbrojtje të anëtarëve të KLP-së. Nuk jam kundër për ta mbrojtur. Jam pro për ta mbrojtur, por duhet të qëndrojmë në mbrojtje të të gjithë anëtarëve të Këshillit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berti: 04/01/2020 22:43

    Taratari ka hallin e tij sepse nje gazetar investigativ e nxorri bllof per arsimin e mesem, madje ky Tartari e kercenoi. Bujar Sheshi po ka hallin e tij sepse nuk e lan sot vendimi i gjykates se nuk ka qene bashkepuntor i sigurimit. Te tjeret jane me te qete dhe te drejte kane. Nuk do merren me cdo pallaver qe nxjerr PD, Lubonja ose Andi Bushati. Megjithate Kraja ka per detyrim te sqaroje marredhenien me Tan Lepurin dhe vellane e tij. A eshte e vertete qe ka perfituar apartament tek pallati ndertuar prej tyre? Ky eshte shqetesim real per te cilin dhe DISK nuk eshte shprehur sakte.

    Përgjigju
  • Leone-53: 04/01/2020 22:39

    Nuk e thote Agron Tufa mor zotrinj por vet jeta e Arben Krajes qe ai ka qene hetues i kohes se komunizmit dhe se ka futur ne burg te riun shkodran kur ai nuk ishte ne kufi duke "tradhetuar" Atdheun por ne QENDER TE SHQIPERISE dhe jo ne 1980 por 1990 qe ambasadat ishin plot perplot! E dyta Dumani çdo 1 dite para zgjedhjes qe "darkohet" me Manjen e socialisteve?!.. Si ka mundesi pas gati 30 vjet "demokraci" nuk mund te gjenden prokuror qe nuk kane "ngjollen" e regjimit komunist shqiptar nga me barbaret e lindjes?!.. Sigurisht keto kane nje arsye qe "rrjedhin" keshtu: Mjafton te thuhet se ai qe do "pastroj" apo "filtroj" prokuroret per ne SPAK qe quhet Gent Ibrahimi nuk ka "pastruar apo filtruar" veten e tij kur rri ne ate godine ku PRONAR eshte dikush tjeter qe regjimi i eger komunist (nga "rrjeth" Genti) a ka mare qe kur ishte femije dhe sot ne pleqeri vjen "reth kopshtit te tij" sepse ate e ka OKUPUAR ai qe do na krijoj DREJTESIN SPAK!..shifni videon si i vodhen vilat e bllokut dhe do te "kenaqeni" me drejtesin shqiptare dje dhe sot! Pershendetje nga jashte Shqiperise.

    Përgjigju
  • Arbri: 04/01/2020 16:33

    Tartar jep doreheqjen nga keshilli se do ti besh nder vetes dhe sistemit. Shko mbaro shkollen e mesme dhe ik avokat ne sarande.

    Përgjigju
  • Tom: 04/01/2020 16:22

    O zoterinj prokurore te pavarur me lak n’qafe ! Nese dikush thote ka prokuror komunist apo te korruptuar, llogjika nuk eshte qe te pergenjeshtrohet nga spak dhe nese ka veper penale si ajo e shpifjes te nis hetimi po nga spak ndaj helmhedhesit ??!! Zoti Leshi me i qete se e bere triko.

    Përgjigju
  • Mashtrusi: 04/01/2020 14:30

    Agron Tufa është super mashtrus se po kërkon të mari azil në Zvicër. Por kur gjen budallenj mir ja bën Zvicrës që mer mashtrus të till. E nuk i i kontrollon në mënyr Radikale e ti thon Agron Tufës na ruash hsjdarin o Agron ...

    Përgjigju
  • Arbëri: 04/01/2020 13:55

    SPAK dhe BKH duhet të ke një zëdhënës special , dhe nuk guxojn të bien pre e politikës në asnjë mënyrë ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë