Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për herë të parë mbi marrjen si e pandehur të numrit 2 të qeverisë, Belinda Ballukut, e cila është pezulluar edhe nga detyra me vendim të GJKKO-së. Duke theksuar se nuk komenton çështje në hetim, Ambasada Amerikane thotë ekskluzivisht për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori se pavarësia e drejtësisë është thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve.
Ambasada e SHBA e ka vlerësuar vazhdimisht punën e SPAK dhe ka ndihmuar në vijimësi organet e drejtësisë së re në vendin tonë.
“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA-Shqipëri në luftën kundër krimit transkufitar. Ne nuk kemi komente mbi çështjet ligjore në vazhdim”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane për Report Tv.
Çështja e Belinda Ballukut është dërguar nga qeveria në Gjykatën Kushtetuese dhe më datë 12 dhjetor pritet të ketë një vendim nëse ankimi do kalojë ose jo për shqyrtim. Opozita e akuzon kryeministrin Edi Rama se po i u shtron presion drejtësisë për rastin Balluku dhe e kërkuan sot në interpelancë. Kreu i qeverisë ju përgjigj në distancë se arsyeja kryesore pse e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese është që ajo të mos kthehet në një precedent të rrezikshëm në të ardhmen.
Më 20 nëntor, Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është marrë e pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Në të dy rastet, dyshohet se fituesi është paracaktuar. SPAK ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.
Komente












Amerikanet folen shume qarte e ky eshte mesazh jo per ceshtjen Balluku,por per Ramen: /PAVARESIA E INSTITUCIONEVE TE DREJTESISE NE SHQIPERI MBETET THELBESORE.../
PërgjigjuAmerikanet me Trampin jane ne hall te zotit per vete or teeeejjjjj
KËRCEN RAMA NGA BELAJA Situata është kritike për Edi Ramën sepse përfshin tre rreziqe njëherësh: 1. Institucional – përballje me SPAK dhe GJKKO. 2. Politik – perceptim publik se po mbron korrupsionin. 3. Personal – rrezik që hetimet të ngjiten më lart se Balluku. Çështja Balluku nuk është thjesht një aferë e izoluar, është test për ekzekutivin, për drejtësinë e re, për demokracinë, për investimet publike. Edhe pse Rama përdor argumentin e “funksionalitetit të shtetit”, mbrojtja e hapur ndaj Ballukut po shihet si mbrojtje e vetes dhe e sistemit të tij të qeverisjes. Duke mbrojtur Ballukun, Rama rrezikon jo vetëm institucionalisht por edhe moralisht, duke i dhënë të drejtë kritikëve që e akuzojnë për kapje të shtetit dhe mbrojtje të korrupsionit. Nëse nuk i menaxhon mirë pasojat, juridike, politike dhe simbolike, ky mund të jetë fillimi i përkeqësimit të pushtetit të tij. Javët e fundit Rama po perceptohet si i tensionuar dhe mbrojtja e Ballukut duket e ekzagjeruar. Nëse dosja e Ballukut rëndohet, është e pashmangshme që hetimet të prekin nivele më të larta politike. Rama bëhet de facto pjesë e dosjes politike, edhe nëse jo ligjore. Nëse SPAK zgjeron hetimet për tenderat e infrastrukturës, dhe dalin emra të rinj, zyrtarë të lartë të tjerë, dhe ndoshta dëshmi që çojnë drejt zinxhirit të vendimmarrjes së qeverisë përtej Ballukut, presioni i ndërkombëtarëve rritet; Bashkimi Europian kërkon respekt të pavarësisë së drejtësisë si kusht për negociatat. Rama po krijon konflikt politik kundër drejtësisë së re. Kjo e dëmton Ramën në arenën ndërkombëtare, sepse BE dhe SHBA nuk tolerojnë sulme ndaj SPAK. SHBA ka qenë sponsor kryesor i drejtësisë së re. Nëse Rama tenton të delegjitimojë SPAK-un, SHBA do të qëndrojë hapur në anën e SPAK/GJKKO, do të bëjë deklarata që theksojnë pavarësinë e drejtësisë, (gjë që e bëri edhe dje ambasada amerikane) pra të paralajmërojë indirekt Ramën për retorikën e tij.Thuhet se shumica e projekteve të mëdha të infrastrukturës janë të centralizuara. A mundet opozita të depozitojë kërkesa, dokumente, kallëzime për tenderat përtej Llogarasë? A mund të kërkojë transparencë totale për kontratat ku Balluku ka firmosur? A mund ta mbështesë Spakun në betejën e tij për luftimin e korrupsionit qeveritar? Jo, sepse opozita (PD) ka konflikt interesi duke qënë se S.Berisha është nën akuzë dhe në hetim nga Spaku. Ata e quajnë Spakun si vegël të luftës së klaneve brensa PS. Rama ka shumë më tepër për të humbur sesa Balluku. Çdo veprim i tij në këtë krizë varet nga: – presioni i ndërkombëtarëve, – dinamika brenda PS-së, – fuqia e SPAK-ut për të provuar akuzat, – dhe reagimi i opinionit publik. Nëse Rama vazhdon strategjinë aktuale të përplasjes me drejtësinë, mund të çojë drejt një skenari me pasoja serioze për pushtetin e tij. Nuk është çudi që edhe nëse Gjykata Kushtetuese heq pezullimin e Ballukut, Spaku mund të thellojë hetimet, të kërkojë heqje imuniteti dhe arrestimin e saj si masë kundër rrezikut të prishjes së provave. Nëse Rama zbut tonin dhe shkarkon Ballukun, mund ta kalojë krizën, por me kosto politike dhe perceptim të dëmtuar. Por me sa duket, tashmë është shumë vonë për të, ai e ka bërë zgjedhjen e tij për ta mbrojtur deri në fund Ballukun, ose ndoshta s'kishte zgjidhje tjetër, se një Belë e penduar e drejtësisë mund të jetë më e "rrezikshme" për Ramën dhe pushtetin e tij se sa mbrojtja me çdo kusht e një belaje korrupsioni dhe abuzimi me detyrën.
PërgjigjuVec tre mesazhe te lexosh si shkruan Lubia me vartesist dhe qe eshte maja e ajsbergut ky popull duhet te kishte lene shtepite e duhej te perzinte nga zyra keta hajdute e batakçinj qe po ja pijne gjakun ketij vendi. Kaq e thjeshte eshte, por ne jemi te gjithe nje popull fiks si ata qe na drejtojne ndaj hani m.t vazhdoni
PërgjigjuO RAM vet e gatuve qorben me buket se do ta hash vet me gjith kto ministra hajduta e ne burgjet
PërgjigjuEdhe Meta keshtu thoshte kushtetuta kushtetuta po ku eshte.
PërgjigjuKeta po gatuajne vet corben ju na jepni reagimin e tyre. Jane totalisht te pabesueshem!
PërgjigjuVetem nga menyra e komunikimit ne telofona me vartesit kjo duhet shkarkuar nga kryeministri.me duket e ekzagjiruar mbrojtja pa kufij qe i behet.
PërgjigjuPo kerkohet te respektohet Kushtetuta jo te mbrohet Balluku.