Ekskluzive/ Gjyqtarët që bëjnë deri në 6 punë njëherësh dhe pagat që marrin

Ekskluzive/ Gjyqtarët që bëjnë deri në 6 punë njëherësh dhe pagat që marrin

TIRANE -Teksa gjykatat po përballen me vakanca serioze për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, duke maksimalizuar ngarkesën e magjistratëve në detyrë, disa gjyqtarë bëjnë deri në gjashtë punë paralele. Gjatë vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020, janë 35 gjyqtarë, të cilët përveç funksionit të magjistratit, kanë ushtruar edhe veprimtari të tjera jashtëgjyqësore, me leje të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gjyqtarët kanë ushtruar veprimtari jashtë funksionit si anëtarë të Komisionit të Apelit Disiplinor të Federatës Shqiptare të Futbollit, ekspertë në përgatitjen e raporteve studimore, pedagogë të jashtëm pranë universitete publike dhe private, ekspertë, trajnues pranë Shkollës së Magjistraturës, kanë marrë pjesë në zbatimin e programeve të ndryshme etj. 

Shumica e magjistratëve kanë deklaruar të ardhura si pedagogë të jashtëm. Gjyqtari i Vlorës, Florjan Kalaja, përveç funksionit si gjyqtar, ka deklaruar të ardhura nga pesë aktivitete të tjera jashtë funksionit. Gjyqtari i Fierit Engert Pëllumbi, për veç pagës si gjyqtar, ka deklaruar të ardhura edhe nga tre aktivitete të tjera.

Gjyqtarët me punë paralele dhe pagesat përkatëse

Gjyqtari Florjan Kalaja, Vlorë

-Ekspert dhe trajnues pranë Shkollës së Magjistraturës, paga 119 654 lekë.

-Ekspert ligjor për të përgatitur një manual “Gjykimi në Gjykatën e Lartë”, pagesë 4 500 USD.

-Bashkë lektor në Universitetin Tirana Business, 3500 leke/ora.

-Ekspert ligjor në kuadër të projektit “Dënimet Alternative- Alternativë për një jetë më të

mirë”, pagesa 4 480 euro.

-Ekspert në trajnimin e organizuar nga Shkolla Kombëtare e Avokatisë, pagesë prej 10.000 lekë dita.

Gjyqtari Engert Pëllumbi, Fier

-Mësimdhënies pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, 59.400 lekë.

-Përzgjedhur nga Shkolla e Magjistraturës si lehtësues në programin e trajnimeve vazhduese.

-Ekspert ligjor për trajnimin e administratës gjyqësore si pjesë e programit të Shtetit të së Drejtës.

Gjyqtari Julian Haxhiu, Tiranë

-Anëtar i Komisionit të Apelit Disiplinor të Federatës Shqiptare të Futbollit, 10.000 lekë për çdo mbledhje.

Gjyqtari Altin Shkurti, Tiranë

-Anëtar i Komisionit të Apelit Disiplinor të Federatës Shqiptare të Futbollit për një

mandat 4 (katër) vjeçar, 10.000 lekë për çdo mbledhje.

Gjyqtari Sandër Simoni, Gjykata e Posaçme

-Mësimdhënie Shkolla e Magjistraturës, pagesë 27500 lekë.

-Ekspert për hartimin e një raporti studimor, shpërblim 900 euro.

Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, Vlorë

-Pedagoge pranë Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, 5 orë në javë, 660 lekë ora.

-Mësimdhënies pranë Shkollës së Magjistraturës, 1100 lekë/orë mësimore.

Gjyqtari Klodian Kurushi, Gjykata e Posaçme

Pedagog me pranë Shkollës së Magjistraturës, 880 lekë për orë.

Mësimdhënies në Fakultetin e Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës, 840 lekë ora.

Gjyqtari Dhimitër Lara, Gjykata e Posaçme e Apelit

-Ka ushtruar veprimtarinë jashtë funksionit për botimin e 250 kopje me të ardhurat e tij prej 380.000 lekë.

Gjyqtare Valbona Vata, Shkodër

-Mësimdhënie pranë Shkollës së Magjistraturës, 1100 lekë/orë mësimore

Gjyqtare Blerina Muça, Tiranë

Mësimdhënie në Universitetin e Tiranës, pagesë prej 660 lekë ora.

Gjyqtare Teuta Hoxha, Tiranë

Mësimdhënie në Universitetin e Tiranës”, pagesë 880 lekë ora.

Gjyqtare Elvana Çiçolli, Tiranë

Mësimdhënie në Universitetin e Tiranës, pagesë 660 lekë/ora

Gjyqtare Mimoza Margjeka, Durrës

Pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Gjyqtare Antonela Prendi, Tiranë

Mësimdhënie pranë Shkollës së Magjistraturës, 22.000 lekë/ora.

Gjyqtare Marjana Shegani, Tiranë

Mësimdhënie pranë Shkollës së Magjistraturës me një pagesë prej 213 270 lekë paga.

Gjyqtare Lindita Sinanaj, Tiranë

Eksperte në programin e trajnimeve vazhdues nga Shkolla e Magjistraturës.

Pedagoge e jashtme, pagesë 2 750 lekë.

Gjyqtar Ardit Mustafaj, Gjykata e Posaçme

Mësimdhënie pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, 880 lekë ora mësimore.

Gjyqtare Tereza Merkaj, Tiranë

Eksperte trajnuese në trajnimin me teme Implementimi i Kodit të Drejtësisë Penale.

Gjyqtar Ardian Kalia, Tiranë

Ekspert trajnues në trajnimin me teme Implementimi i Kodit të Drejtësisë Penale.

Gjyqtare Ina Hoxha, Pogradec

Bashkë lektor në Universitetin Tirana Business në ciklin Bachelor dhe Master.

Gjyqtar Fatri Islamaj, Tiranë, aktualisht i shkarkuar

Pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, 4000 lekë/ora.

Gjyqtar Ardian Kalia, Tiranë

Mësimdhënies pranë Fakultetit të Drejtësisë, pagesë 2000 lekë ora.

Gjyqtare Vjosa Zaimi, Tiranë

Mësimdhënie pranë Shkollës së Magjistraturës me pagesë 22.000 lekë/ora.

Gjyqtare Matilda Fetau, Elbasan

Mësimdhënie pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, 660 lekë/ora.

Gjyqtare Adelajda Gjuzi, Berat

Pedagoge pranë Universitetit “Albanian University”, pagesë 2 000 lekë/ora.

Gjyqtare Altina Nasufi, Tiranë

Eksperte në Shkollën e Magjistraturës me pagën neto prej 147.998 lekë.

Gjyqtare Edlira Petri, Tiranë

Eksperte ligjore në kuadër të projektit “Dënimet Alternative- Alternative për një jetë më të mirë”, pagesë 4 480 euro.

Gjyqtare Ornela Naqellari, Lezhë

Eksperte ligjore në kuadër të projektit “Dënimet Alternative- Alternative për një jetë më të mirë”, pagesë 4 480 euro.

Gjyqtare Regleta Panajoti, Tiranë

Mësimdhënie pranë Universitetit Neë York Tirana, pagesë 20 euro/ora.

Gjyqtari Sokol Ngresi, Vlorë

Mësimdhënie në Universitetit “Ismail Qemali”, pagesë 660 lekë ora

Gjyqtare Emona Muçi, Pogradec

-Mësimdhënie, pranë Universitetit “Akademisë së Biznesit”, 1 orë leksion 2200 lekë.

Gjyqtari Laurent Fuçia, Vlorë

-Mësimdhënie pranë Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, pagesë 70.000 lekë.

Gjyqtare Manjola Xhaxho, Tiranë

Lehtësuese dhe eksperte pranë Shkollës së Magjistraturës, 100 lekë/ora dhe 1100 lekë/ora.

Gjyqtare Lorena Çabej, Lushnje

Mësimdhënie në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, 660 lekë për çdo orë mësimore.

Gjyqtari Astrit Kalaja, Shkodër

Mësimdhënie në Universitetin e Tiranës, pagesa 39 600 lekë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër