Ekskluzive/ Grida Duma dhe 7
kandidatë të PD me precedentë

Ekskluzive/ Grida Duma dhe 7<br />kandidatë të PD me precedentë
TIRANE - Grida Duma është mes 8 kandidatëve me precedentë penalë që Partia Demokratike ka zgjedhur për garën elektorale të 21 Qershorit. A1 Report ka zbuluar përmes burimeve të sigurta nga Partia Socialiste se janë 8 emra të kandidatëve për zgjedhjet lokale të cilët kanë të kaluar kriminale, dhe konkretisht Qamil Boja kandidat për Bashkinë e Cërrikut, Zef Hila kandidat për Bashkinë e Vaut të Dejës, Ilir Krosi për Dibrën, Bajazit Karriqi për Prrenjasin, Gjergji Mero kandidat për Korçën, Kreshnik Bozho për Bashkinë e Sarandës, Fran Frrokaj për Lezhën dhe Grida Duma, e cila u zgjodh nga lideri demokrat Basha për të garuar përballë Vangjush Dakos të PS për Bashkinë e Durrësit.

Ishte nënkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për Dekriminalizimin Taulant Balla i cili në mbledhjen e kësaj të hëne akuzoi koalicionin e djathtë se ka zgjedhur të vendosë në garën për Bashkitë kandidatë të cilët në të kaluar e tyre janë me precedentë të ndyshëm penalë. A1 Report më tej, zbuloi emrat e tyre. 

Kandidatet me precedente
1.Grida Duma - Kandidate per Bashkine Durres
2.Qamil Boja - Kandidat per Bashkine e Cerrikut
3.Zef Hila - Kandidat per Bashkine Vau i Dejes
4.Ilir Krosi - Kandidat per Bashkine e Dibres
5.Bajazit Karriqi - Kandidat per Bashkine Perrenjas
6.Gjergji Mero - Kandidat per Bashkine Korce
7.Kreshnik Bozho - Kandidat per Bashkine Sarande
8.Fran Frrokaj - Kandidat per Bashkine Lezhe

Ndersa kreu aktuali i Bashkise se Gramshit, Dritan Bici i zgjedhur nen siglen e Partise Socialiste eshte i akuzuar per fshehje te pasurise pas nje kallezimi te bere nga ILDKPKI. Eshte kjo nje arsye se perse koalicioni i majte nuk e rikandidoi ne keto zgjedhje, ndersa pas kesaj vendimmarrje Bici kaloi me Partine Komuniste ku zgjodhi te dale si kandidat i saj ne garen e 21 Qershorit. 

Precedentet e kandidateve
Kandidatja e Durrësit, është në proces gjyqsor e akuzuar për mashtrim, ndërkohë që për kandidatët e tjerë dyshimet përkatëse PS i ka dorëzuar në Prokurori. Ndërkohë që edhe demokratët kanë listën e tyre me kandidatët socialistë, të cilët sipas demokratëve edhe pse me të shkuar kriminale janë kandiduar nga mazhoranca në zgjedhjet vendore. Kryebashkiaku i Poliçanit dhe kandidati i PS për këtë bashki, Adriatik Zotka, sipas demokratëve edhe pse akuzohet për fshehjen e 1.5 mln eurove është kandiduar nga PS.

Opozita ka denoncuar dje edhe emrat e kandidatëve për Bashkinë e Krujës dhe Kavajës. Sipas PD, kandidati i Kavajës “Ervin alias Elvis Roshi” edhe pse i lidhur me trafikun e drogës dhe prostitucionit është rikandiduar në Kavajë. Të njëjtat pretendime, opozita e ka ngritur edhe për deputetin dhe kandidatin e PS në Krujë, Artur Bushi.

Debatet ne Komisionin e Dekriminalizimit
Kryetari i këtij komisioni, deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi tha se është kërkuar asistencë nga ndërkombëtarë dhe se tashmë pritet përgjigjja. Bylykbashi tha se është propozuar një projektligj për kandidatët në mënyrë që të pengohet kandidimi i të inkriminuarve që në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. 

Kërkuam asistencë nga ndërkombëtarët, jemi në pritje të përgjigjes për shkresën e dërguar. Dekriminalizimi, propozuam projektligj për kandidatët. Ky ligj do pengojë kandidimin e të inkriminuarve”, tha Bylykbashi. 

Deputeti tjetër demokrat në këtë Komision, Eduard Halimi tha se ky komision duhet të ecë më shpejt që të mos lejohen kandidatë më të kaluar kriminale në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
 
Por përgjigjia e deputetit socialist Taulant Balla ishte se ai ka emra konkret nga PD që kanë të kaluar krimnale dhe që janë kandiduar për këto zgjedhje. Ai tha se i ka dërguar një material Prokurorisë së Përgjithshme.     
 
foto kry

Ne kemi shtatë emra të kandidaturave tuaj me të kaluar kriminale, por nuk po i them sot. Ne duam ta lexojmë projekt-ligjin dhe në një kohë urgjente të ulemi sërish të diskutojmë”, tha Balla.  

Ne do shqyrtojmë propozimin e Partisë Demokratike, menjëherë. Përfitoj nga rasti që edhe koalicionit tuaj, si e ka emrin, ta konkretizojë këtë proçes me emra konkretë për të mos kandiduar elementë me rekorde kriminale. Besoj që në politikë me rëndësi është vullneti politik. Besoj se në qershor do bëhen rregullimet e përkohshme. Unë shpresoj që PD-ja do reflektojë në këtë drejtim, ne do jemi mekanizëm pozitiv”, vijoji më tej Balla. 

Fundi i qershorit është larg, e do vini të na thoni ç’ti bëjmë kandidatit, se këtë e zgjodhi populli. Kemi propozuar një ligj, dy muaj heshtje, sikur s’ka ndodhur asgjë. Propozimi është i thjeshtë”, tha deputeti demokrat Eduard Halimi.

Deri dje na thoshit që kriminelë nuk kemi. Mos e quani dekriminalizimi. Sot marrim vesh lajmin e mirë që paska një listë me emra të personave që nuk qenkan të denjë që të qëndrojnë në atë pozicion që janë. Në mbledhjen e pestë të këtij komisioni, konkluzioni është që kriminel paskësh pasur,”­ deklaroi deputeti demokrat Genc Strazimiri. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë