Ekskluzive/ Ish-deputeti Mark Frroku humb betejën në Strasburg: Arrestimi ishte i ligjshëm

Tiranë- Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg merr në shqyrtim ankimin e ish-deputetit Mark Frroku dhe rrëzon pretendimin e tij se me arrestimin në Shqipëri është shkelur Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Shqiptarja.com dhe Report Tv sigurojnë ekskluzivisht dokumentin e Strasburgut që mban datën 18 shtator 2018.

( Kliko këtu ) për vendimin e plotë të Strasburgut për Frrokun )

Froku iu drejtua Strasburgut në vitin 2015-të teksa vazhdonte të qëndronte në burg. Ai këmbëngulte që Strasburgu ta cilësonte të paligjshëm arrestimin, pasi argumenton se në këtë mënyrë i janë mohuar të drejtat dhe liritë e tij, jo vetëm personale, por edhe politike. Me këtë vendim të sotëm Strasburgu hedh poshtë të gjitha pretendimet e tij.

Ish-deputeti Mark Frroku u dënua me 6 vjet burg për tre akuza“mosdeklarimit të pasurisë, pastrimit të parave dhe ndërtimit të paligjshëm”, por kur kishte berë vetëm tre vite burg me një vendim të Gjykatës së Fierit më 9 maj ai u lirua pa vuajtur edhe 1 vit, 5 muaj dhe 5 ditë, me arsyetimin se tashmë ishte riedukuar apo “rehabilituar plotësisht”. Vendimi i gjykatëses Matilda Shalla vlerësoi po ashtu se Frroku plotësonte kushtet e lirimit me kusht, duke e cilësuar atë si një rast të veçantë.
 

Ish-deputeti Mark Frroku u arrestua në mars të vitit 2015, fillimisht me akuzën për “kallëzim të rremë”, pasi bashkë me deputetin tjetër, Tom Doshi u akuzuan se sajuan një skenar që akuzonte Presidentin aktual të Republikës Ilir Meta, se kishte synuar të vriste Doshin, çështje e cila është ende në gjykim.

Pak ditë më vonë, për Frrokun u lëshua një urdhër arresti i dytë bazuar në një urdhër kërkimi nga autoritetet Belge, të cilat e akuzonin atë për vrasjen e një emigranti shqiptar në vitit 1999. Ai u shpall i pafajshëm për akuzën e vrasjes, por u dënua për akuzat e tjera që prokuroria ngriti ndaj tij pasi e mori në hetim, “refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjehdur dhe nëpuënsve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “ndërtimi i paligjshëm”.

Ai u zgjodh deputet si i pari i listës së një partie të vogël politike në zonën e Shkodrës në koalicion me Partinë Sociliste dhe LSI në zgjedhjet e vitit 2013 dhe ishte që në fillim një nga emrat e përfolur në pëpjekjen për dekriminalizimin e Kuvendit. Ndërsa vëllai i tij, Arben Frroku, i cili po ashtu ishte në listën e kandidatëve për deputet në vitin 2013, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj dhe ndodhet i arrestuar në Hollandë, në pritje të ekstradimit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Saikeq tahiri: 18/09/2018 18:21

    Ky frroku do jete ndonje spiun i rrezikshem i ambasades qe i dhane pashaporte amerikane megjithese ishte ne kerkim per vrasje.e pa drejte kjo bote

    Përgjigju
  • Fredi: 18/09/2018 14:41

    Perse paskan dhe te drejta civile keta Frroket vrases dhe trafikante? Keta duhrn kthyer ne shpellat nga kane ardhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot