Ekskluzive/ Ja sa para do japin nga xhepi Meta, Rama, Ruçi, ministrat dhe funksionarët e tjerë për epideminë COVID-19

Shumica e drejtuesve të institucioneve të pavarura kushtetuese i janë përgjigjur thirrjes së kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore, në shenjë solidariteti për përballimin e pasojave të pandemisë covid-19. Më parë kanë vendosur të përgjysmojnë pagën edhe Presidenti Meta, kryeministri Rama, ministrat dhe deputetët. Funksionarët e lartë shtetëror do të japin vetëm gjysmën e pagës neto, pra pa llogaritur kontributin e detyrueshëm shoqëror, sigurimin shëndetësor, sigurimin suplementar si dhe tatimin mbi pagën. Po sa është shuma e parave që do të kontribuojë secili zyrtar i lartë për përballimin e situatës emergjente? Lista kryesohet nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko, i cili është zyrtari me pagën më të lartë në Shqipëri. Sejko merr rreth 460 000 lekë në muaj ose 4.6 milionë lekë të vjetra. Guvernatori i është përgjigjur thirrjes së Ruçit, ndërsa do kontribuojë me rreth 228 000 lekë në muaj.

Pas Sejkos, funksionarët me pagat më të larta në Shqipëri janë krerët dhe anëtarët e institucioneve të drejtësisë. Kanë shprehur vullnetin për të kontribuar kryeprokurori Olsian Çela, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, anëtarët e Këshillit të Lartë i Prokurorisë dhe gjashtë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Secili prej tyre do të japë rreth 140 000 lekë në muaj. Presidenti Ilir Meta do të kontribuojë me 93 757 lekë në muaj. Sipas llogaritjeve, duke përgjysmuar pagën neto, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, do të kontribuojë në muaj me 84 401 lekë. Po aq para në muaj do të japë edhe kryeministri Edi Rama, pasi paga e tij është barabartë me pagën e kryetarit të Kuvendit. Paga mujore e ministrit është 129 701, që do të thotë se ministrat e qeverisë Rama do të kontribuojnë me 64 850 lekë në muaj për përballimin e epidemisë. Deputetët e Partisë Socialiste do të japin nga 59 107 lekë në muaj.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, ka marrë vendim për përgjysmimin e pagës deri në fund të vitit 2020. Leskaj do të japë për përballimin e epidemisë nga 64 181 lekë në muaj, ndërsa kreu i ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj, rreth 66 000 lekë në muaj. Krerët e organeve të tjera të pavarura, si Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, kryetari i Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi, kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës Juliana Latifi etj., të cilët i janë përgjigjur thirrjes së kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, do të kontribuojnë për përballimin e pandemisë me rreth 65 000 lekë në muaj.

Shuma në lekë që japë secili zyrtar në muaj për përballimin e epidemisë

Presidenti Ilir Meta, 93 757 lekë / muaj

Kryeministri Edi Rama, 84 000 lekë / muaj

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, 84 401 lekë / muaj

Zëvendëskryeministri rreth 69 000 lekë / muaj

Ministrat, 64 850 lekë / muaj

Deputetët e PS, 59 107 lekë / muaj

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, 228 000 lekë / muaj

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, rreth 140 000 lekë / muaj

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, rreth 140 000 lekë / muaj

Anëtarët e Këshillit të Lartë i Prokurorisë, rreth 140 000 lekë / muaj

Disa anëtarët të Këshillit të Lartë Gjyqësor (Naureda Llagami, Ilir Toska, Brikena Ukperaj, Dritan Hallunaj, Erjon Muharremaj  dhe Fatmira Luli), rreth 140 000 lekë / muaj

Kreu i ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj, rreth 66 000 lekë / muaj

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, 64 181 lekë në muaj.

Avokatia e Popullit Erinda Ballanca, rreth 65 000 lekë / muaj

Kryetari i Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi rreth 65 000 lekë / muaj

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës Juliana Latifi, rreth 65 000 lekë / muaj

Komisionerja për Mbikëqyrjen  e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, rreth 65 000 lekë / muaj

Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Petrit Ahmeti, rreth 65 000 lekë / muaj

Kryetari i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Donald Duraj, rreth 65 000 lekë / muaj

Drejtuesja e komanduar e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli, rreth 65 000 lekë / muaj

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/04/2020 01:47

    Funksionaret e permendur me siper dhane dicka,pavarsisht se per disa mund te duket pak,dhe per disa te tjere me mire mos te ishte dhene fare prej disa prej personave te permendur,por akoma nuk dime sa do japin Berisha,Basha,Mediu Dule etj.Jemi ne pritje.

    Përgjigju
  • sapa: 13/04/2020 13:10

    Skeni nevoje te jepni rrogat tuaja o vemje te politikes.Ju mund te luftoni korrupsjonin te sekuestroni ate qe eshte vene padrejtesisht dhe e gjitha rregullohet.Apo skeni bythe te denoni veteveten?atehere denoni ata qe thyejne karantinen dhe gjobitini qe te rregulloni kasen e te ashtuquajturit shtet muti tuajin!

    Përgjigju
  • politikani: 13/04/2020 12:13

    e shikoni o njerez se me ke kemi te bejme?me bastarde qe ne nje vend si i yni keta marin mijera euro rroge ne muaj pervec vjedhjeve e korrupsionit qe i hyjne direkt ne xhepat e tyre. ilir meta do japi 900 mij leke per ndihme ....e kuptoni sa po tallen me ne dhe duhet nje revolucion i forte ne rradhe te pare qe gjith kji klase politike te uli rrogat e tyre e pastaj te zhduken te gjithe e te vije nje brez i ri politikanesh qe nuk mendojne te ndjekin rrugen e kesaj politike t urrejtjes e te vjedhjes e shkeljes se te drejteva te votuesve te tyre

    Përgjigju
  • Hunglateri: 13/04/2020 11:28

    Meta mafiozi te kontribuonte te pakten me nje lingote Flori

    Përgjigju
  • Bepi: 13/04/2020 10:54

    Pushtat ton menova se marrin ka 1,20,00 lek te vjetra ne muj kta te degjenerum po japin edhe nima demek

    Përgjigju
  • Toni: 13/04/2020 10:52

    Mjafton te mos abuzojne më, dhe rrogen le ta marrin te plote.

    Përgjigju
  • Andi: 13/04/2020 10:50

    Gjest per tu pershendetur. Por gjysmen e pages duhet ta japin edhe drejtoret dhe ata deputetet e tjere qe marrin rtogen duke qendruar ne shtepi

    Përgjigju
  • Flori: 13/04/2020 09:58

    Po mos dilni me o cuna se jeni shum te ndyre lat nam fare tani me kte lajm. Apo populli I han te gjitha ? Po ktu keni te drejte nk ka popull ju beson gjithmon

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 13/04/2020 09:55

    Pse nuk morin dhe keto zoterinjte nga 26000 lek!??Apo keto bojne vezen e kuqe dhe e kon nxjerr ne drite kete vend!Nese do te merrnin sa ne,populli, ather do ta shifte Rama sa "fort " e duan dhe keto agallaret kryeministrin e tyre!!

    Përgjigju
  • Genti: 13/04/2020 09:04

    Po ata gjyqtaret dhe prokuroret qe kane nga 20 shtepi, sa para do te japin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës