Ekskluzive - Këshillat në kohë
reale. Krahasimi 2011/2015

Ekskluzive - Këshillat në kohë<br />reale. Krahasimi 2011/2015
KLIKO KETU PER REZULTATET NE KOHE REALE

 
QARKU KUKËS

BASHKIA HAS / Përfundon numërimi për Këshilltarët në bashkinë e Hasit PD 7%, PS 6%, LSI 4%, PDM 4%, PAA 3%, FRD 3%

BASHKIA KUKËS
Dhe 4 kuti për t’u numëruar

BASHKIA TROPOJË / Përfundon numërimi për Këshilltarët në bashkinë e Tropojë, PD 18.19%, PS 6.63%, LSI 6.63%, PR 5.19%

QARKU LEZHË

BASHKIA KURBIN / Votat për këshillin në Bashkinë Kurbin e kanë nxjerr Partinë Demokratike forcë të tretë me vetëm 6%. Në krye është Partia Socialiste me 22%, ndërsa në vend të dytë Lëvizja Socialiste për Integrimi me 21%.
Mandatet
ASHE: PS 7, LSI 7, PPK 1, PSP 1, FRD 1, PDIU 1, PSD 1, FRA 1, PLIDR 1, AD 1, PPSH 1, PDK 1
APPD: PD 3, BLD 2, PBKD 1
 
BASHKIA LEZHË
Kuti të numëruara 83/121
 
BASHKIA MIRDITË LSI rezulton partia me më shumë vota për këshill bashkiak me 8% të votave. Në vend të dytë është PS po me 8%, kurse forcë e tretë është PBDNJ-ja e Vangjel Dules me 7%.
Mandatet
ASHE: PS 2, LSI 2, PSV91 2, AAK 2, PASH 1, PGJ 1, PLIDR 1, PUK 1, LDSH 1, PDK 1
APPD: PD 2, LZHK 1, BLD 1,
Jashtë koalicioni: PBDNJ 1
 
QARKU SHKODËR

BASHKIA FUSHË ARRËZ Një rezultat i habitshëm ka dalë në Fushë Arrëz ku LSI ka dalë forcë e parë në këshillat bashkiak me 10 të votave.  Por çudia është se pas saj nuk janë partitë kryesore të vendit, por PDK me 6.25%, PDIU me 6%, AAK me 5.35% të votave dhe PKD 5.31%. Vetëm pas tyre renditet PD me 5,04 % dhe PS me 4,9 % të votave.
Mandatet
ASHE: LSI 2, PS 1, PDIU 1, PGJ 1, AAK 1, PDRE 1, AD 1, PSM 1, PDK 1
APPD: PD 1, PLL 1, POSH 1, LDK 1, PAA 1
 
BASHKIA MALËSI E MADHE
Kuti të numëruar 0/79
 
BASHKIA PUKË Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë marrë më pak se 5% të votave për Këshillin Bashkiak. Forcë e parë rezulton LSI me 15%, ndërsa e forcë e dytë PKD me 9%.
Mandatet
ASHE: LSI 3, PS 1, PGJ 1, PDS 1, AAK 1, PDRE 1, PPSH 1, PSM 1, PDK 1
APP: PD 1, LZHK 1, KONS 1
Jashtë koalicioni: PKD 1
 
BASHKIA SHKODËR
Kuti të numëruara 164/245
 
BASHKIA VAU I DEJËS
Partia Demokratike ka siguruar 31% të votave për këshillin në Bashkinë e Vaut të Dejës duke qenë forcë e parë. Në vend të dytë është Partia Socialiste me 15% dhe më pas vjen LSI me 8%.
Mandatet
APPD: PD 7, PR 1, PBK 1, KONS 1, PAA 1
ASHE: PS 3, LSI 2, PDK 2, ADK 1, PDS 1, PSM 1
 
QARKU TIRANË

BASHKIA KAMËZ
Kuti të numëruara 56/120

BASHKIA KAVAJË / PD përveçse ka humbur garën për kryetar bashkie, ka humbur edhe këshillin bashkiak në Kavajë. Dikur bastion i PD-së, por me më shumë vota rezulton tashmë PS, e cila ka marrë 30%, kurse PD 27%.
Mandatet
ASHE: PS 10, LSI 5, ADK 1, FRD 1, PDIU 1, G99 1, PDK 1
APPD: PD 9, PR 2
 
BASHKIA RROGOZHINËKa përfunduar numërimi i votave në Rrogozhinë për Këshillat Bashkiak ku PS me 22 % të votave e LSI me 21 % të votave kanë dalë kryesuese të këshillit Bashkiak, ndërkohë që edhe PD ka marrë 20 % të votave duke u renditur e 3-ta, ndërsa e 4-ta ka dalë PDIU me 7% të votave.
Mandatet
ASHE: PS 5, LSI 5, PDIU 2, FRD 1, PDS 1, AAK 1
APPD: PD 4, PR 1, LZHK 1
 
BASHKIA TIRANË
Kuti të numëruara 850/864
 
BASHKIA VORË
Kuti të numëruara 30/42

QARKU VLORË
 
BASHKIA DELVINË / Koalicioni i majtë arrit të fitojë me 72.8% të votave garën për kryetar bashkie në Delivinë. Përveç kësaj, janë tre parti të këtij koalicioni që kanë marrë më shumë vota për këshillin bashkiak. Në krye është LSI me 18.33%, më pas vjen PS me 16% dhe PDIU me 12.23%. Ndërsa PD ka marrë vetëm 9.58% të votave dhe më pas vjen PR me 7.2%.
Mandatet
ASHE: LSI 4, PS 3, PDIU 2, PEISH 1, PLIDR 1
APPD: PD 2, PR 1, PAA 1
 
BASHKIA FINIQ / Përfundon numërimi për Këshilltarët në bashkinë e Finiqit. PS 19%, LSI 10.18%, PD 10%, FRD 7%, PBDNJ 6%.
Mandatet
ASHE: Ps 5, LSI 2, PDS 1
APPD: PD 1
Jashtë koalicioneve: PBDNJ 6
 
BASHKIA HIMARË
Partia Socialiste rezulton partia me më shumë vota në Himarë ku ka marrë rreth 35%. Në vend të dytë është PBDNJ me 18%. Më pas vjen LSI me 14%.
Mandatet
ASHE: PS 8, LSI 4, ADS 1, AAK 1
APPD: PD 2, PR 1
Jashtë koalicioneve: PBDNJ 4
 
BASHKIA KONISPOL Në Konispol PS ka arritur të marrë 19.1% të votave për Këshillin Bashkiak, ndërsa parti e dytë është renditur PD e cila ka marrë 14.58%. Ndërkohë që LSI  është renditur si forcë e tretë duke marrë 10.18%, të votave për Këshillat Bashkiak.
Mandatet
ASHE: PS 4, LSI 2, PDIU 1, FRD 1, PSV91 1
APPD: PD 2, PR 2, PAA 1
Jashtë koalicioneve: PBDNJ 1
 
BASHKIA SARANDË / Përveçse ka fituar garën për kryetar të kësaj bashkie, koalicioni i majtë ka siguruar dhe më shumë mandate në këshill. PS është partia me më shumë vota, me 26%. Në vend të dytë PD me 13.
Mandatet
ASHE: PS 8, LSI 4, PDIU 2, FRD 1, ABDE 1, PDS 1, G99 1, PUK 1, PDK 1
APPD: PD 4, PBKD 1, PLL 1, PR 1, PBK 1, KONS 1
Jashtë koalicioneve: MEGA 1, PBDNJ 1
 
BASHKIA SELENICË Partia me më shumë vota në Selenicë për Këshillin Bashkiak del PS me 22%, ndërsa në vend të dytë PD me 18%. Kurse parti e tretë rezulton PDK me 10%.
Mandatet
ASHE: PS 5, LSI 2, PDK 2, PSV91 1, PDS 1, PKSH 1, AD 1
APPD: PD 4, PR 2, PBK 1, BLD 1s

BASHKIA VLORË Në përfundim të numërimit të votave për këshill në Bashkinë Vlorë, PS del me 21 mijë vota (41%). Ndërsa PD ka marrë vetëm 10 mijë vota (19%). Forcë e tretë del LSI me 5 mijë vota ose 10%. Në vend të katërt është PDIU me 4% të votave.
Mandatet
ASHE: PS 18, LSI 5, PDIU 2, PDK 1, FRD 1, PDS 1
APPD: PD 9, PR 2, PBK 1

QARKU BERAT

BASHKIA KUÇOVË Në Kuçovë 27% e votuesve kanë zgjedhur kandidatët e PS për në Këshillin Bashkiak . Në vend të dytë është renditur LSI me 18 %, ndërkohë që PD nuk ka arritur dot të mbledhë më shumë se 17 %
Mandatet
ASHE: PS 10, LSI 6, PDIU 1, PLIDR 1, AAK 1, PÇSH 1, G99 1, AD 1, PSM 1
APPD: PD 6, BLD 1, PR 1
 
BASHKIA BERAT /Përfundon procesi i numërimit për Këshilltarët në KZAZ 64 në Berat. Partia Socialiste ka dalë forcë e parë me 31 % të votave, e dyta është renditur Partia Demokratike me 19 %, ndërsa LSI ka dalë e treta me 4 %, ndërsa PDIU ka dalë e katërta me 4%.
 
BASHKIA POLIÇAN Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Evropian” arriti një fitore bindëse në Bashkinë e Poliçanit, ku kandidati i saj mori 72.5% të votave. Por, akoma më dërrmuese është vota sa i takon për këshilltarët e bashkisë, ku PD rezulton me vetëm 8.7% të votave. Partia e parë me më shumë vota është PS me 46.7% duke pasur një rritje me 16.7% në krahasim me zgjedhjet e vitit 2011. Ndërsa LSI ka marrë 18.6% të votave.
Mandatet
ASHE: PS 8, LSI 3, FRD 1, PSV91 1
APPD: Pd 2
 
BASHKIA SKRAPAR Lëvizja Socialiste për Integrimi rezulton forca politike me më shumë vota në Bashkinë Skrapar me 57.20% të vota, duke lënë pas Partinë Socialiste me 19.37%. LSI me 4 486 vota e marra ka siguruar 10 këshilltarë në Bashkinë Skrapar duke pasur një shumicë absolute në këshillin me 15 anëtarë gjithsej. Ndërsa Partia Demokratike ka marrë vetëm 9% të votave. Kurse parti e katërt është Partia Republikane me 5.27%. Sa i takon garës për kryebashkiak, fitues u shpall kandidati i ASHE-së, Nesim Spahiu me 86.34% të votave. Kujtojmë se Skrapari është vendlindja e liderit dhe themeluesit të liderit të LSI-së, Ilir Meta.
Mandatet
ASHE: LSI 10, PS 3
APPD: PD 1, PR 1
 
BASHKIA URA VAJGURORE / Përfundon numërimi për Këshilltarët në bashkinë e Urës Vajgurore: PS 23%, LSI 19.6%, PD 14.9%.
Mandatet
ASHE: PS 6, LSI 5, PRRL 1, PSV91 1, PEISH 1, FRA 1
APPD: PD 4, PR 1, BLD 1

QARKU DIBËR

BASHKIA BULQIZË / Partia Socialiste është partia me më shumë vota për këshillin duke siguruar 3 mandate me 13% të votave. PD ka marrë 10%, kurse LSI 9.
Mandatet
ASHE: PS 3, LSI 2, PASH 1, PRRL 1, ADS 1, PGJ 1, PDS 1, PKSH 1, G99 1, PDM
APPD: PD 2, PR 1, PLL 1, KONS 1, PBD 1, MDL 1
 
BASHKIA DIBËR / PD rezulton forcë e parë në Dibër sa i takon votave për këshillin bashkiak me 26%. Më pas vjen PS me 22% dhe PDIU e LSI me nga 9%.
Mandatet
ASHE: PS 8, PDIU 3, LSI 3, FRD 1, PDS 1, AD 1
APPD: PD 8, PBKD 1, PR 1, POSH 1, PBK 1, BLD 1

BASHKIA KLOS / Në Klos gara për Këshillat Bashkiak ka pasur një ecuri të barabartë për forcat bashkiake, por LSI ka qenë triumfatorja. LSI si forcë ka marrë 10. 86%, PD është renditur forcë e dytë duke marrë 7.22 %, ndërsa PS ka marrë 7.14% të votave. 
Mandatet
ASHE: LSI 3, PS 2, FRD 1, PDIU 1, PSHA 1, PUK 1, PDM 1, PSM 1, PDK 1
APPD: PD 1, PR 1, PDM-E RE 1, LZHK 1, PPKDSH 1, KONS 1, PBD 1, LDK 1
 
BASHKIA MAT / Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike kanë marrë nga 12% të votave për Këshillin Bashkiak. Ndërsa në vend të katërt është LZHK me 6%.
Mandatet
ASHE: PS 1, LSI 3, FRD 1, PDIU 1, PLIDR 1, LDSH 1, PSM 1, PDK 1
APPD: PD 3, LZHK 1, PBKD 1, PLL 1, PR 1, KONS 1, BLD 1
 
QARKU DURRËS

BASHKIA SHIJAK / PS ka fituar garën për kryetar bashkie dhe është forcë e parë dhe për votat e këshilltarëve. Socialistët kanë 29% të votave, ndërsa PD 26%. Më pas vjen LSI me 10 dhe PR me 7%.
Mandatet
ASHE: PS 7, LSI 2, PSV91 1, FRD 1, AD 1
APPD: PD 6, PR 1, PBKD 1, LZHK 1,

BASHKIA DURRËS/ Ka përfunduar numërimi i votave për këshillat bashkiakë edhe për Durrësin ku parti e parë ka dalë Partia Socialiste me 28,03% duke marrë 16 mandate anëtarësh. 
Në vend të dytë është renditur Partia Demokratike me 25,79% të votave duke marrë 14 mandate, ndërsa parti e tretë ka dalë LSI me 22,68% me 13 mandate.

Nga dy anëtarë në Këshillin e ri Bashkiak kanë përfituar edhe PSM, PDIU dhe PR.

Gjithashtu nga një vend në Këshillin e ri të Bashkisë së Durrësit kanë marrë edhe ADS e FRD.
 
Në total ASHE ka marrë 66.43% me 35 mandate, ndërsa APPD ka marrë vetëm 31,58 % të votave dhe përkthyer në mandate do të thotë 16 të tilla.
 
BASHKIA KRUJË
Kuti të numëruara 56/88
 
QARKU ELBASAN

BASHKIA BELSH / PD ka marrë vetëm 9% të votave për Këshillin Bashkiak duke dalë parti e tretë. Partia me më shumë vota rezulton PS me 21%, ndërsa në vend të dytë LSI me 18%.
Mandatet
ASHE: PS 5, LSI 4, FRD 1, PDIU 1, PLIDR 1, PKSH 1
APPD: PD 2, PBKD 1, PDM-E RE 1, PR 1, PLL 1, KONS 1, PAA 1
 
BASHKIA ËRRIK / Përfundon numërimi për Këshilltarët në bashkinë e Cërrikut. PS 23%, LSI 18%, PD 15%, PDIU 6%.
Mandatet
ASHE: PS 5, LSI 4, PSV91 1, PDIU 1, AAK 1, G99 1, PDK 1
APPD: PD 4, PR 1, PLL 1, PAA 1
 
BASHKIA ELBASAN
Kuti të numëruara 231/232
 
BASHKIA GRAMSH / Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë pjesë e koalicionit të majtë është partia me më shumë vota për këshill. ADK ka marrë 7.7% të votave duke siguruar dy mandate këshilltarësh.
Mandatet
ASHE: PS 2, LSI 2, ADK 2, PPK 1, PSV91 1, PSP 1, FRD 1, PDIU 1, AAK 1, PUK 1, PMDE 1, PSM 1, PDK 1
APPD: PD 1, PLL 1, BLD 1, PBD 1

BASHKIA IBRAZHD / Në përfundim të numërimit PS del partia me më shumë vota për këshilltarë me 22%, ndërsa në vend të dytë është LSI me 9%. PD ka kaluar parti e katërt me 7%, pasi në vend të tretë me 8% është partia e Petro Koçit, PSV91.
Mandatet
ASHE: PS 5, LSI 2, PSV91 2, PDIU 2, PPK 1, PPAK 1, FRD 1, FRA 1, PLIDR 1, AD 1
APPD: RD 2, BLD 1, PBD 1
 
BASHKIA PEQIN / Në votat për Këshillin Bashkia, PDIU rezulton forcë e parë me 22% të votave, pas saj vjen LSI me 15%.
Mandatet
ASHE: PDIU 5, LSI 4, PS 2, PSD 2, PSV91 1, PGJ 1
APPD: PD 3, PBKD 1, PAA 1

BASHKIA RRENJAS / Partia Socialiste është renditur forcë e parë në votimin për Këshillat Bashkiak duke marrë 13.7% të votave, pas saj është renditur Partia Demokratike duke marrë 8 % të votave, ndërsa LSI ka marrë 6 % të votave. Surprizë ka qenë edhe PSV91 e cila është renditur e 4-ta duke marrë 5 % të votave. 
Mandatet
ASHE: PS 4, PSV91 2, LSI 2, PDBMSH 1, FRD 1, PDIU 1, ADS 1, PLIDR 1, G99 1, AD 1
APPD: PD 2, LZHK 1, PR 1, BLD 1

QARKU FIER

BASHKIA DIVJAKË / Ka përfunduar numërimi i votave në Divjakë  për Këshillat Bashkiak ku PS me 27,88 % të votave e PD me 18,67% të votave kanë dalë kryesuese të këshillit Bashkiak, por larg tyre nuk është LSI e cila ka marrë 18 % të votave duke u renditur e 3-ta.
Mandatet
ASHEE: PS 9, LSI 6, PSV91 1, PDIU 1, PGJ 1, FRD 1, PSM 1
APPD: PD 6, PR 1, PLL 1, LZHK 1, KONS 1
 
BASHKIA FIER / PD rezulton parti e tretë në Fier me 17% të votave për këshillin bashkia. Parti e parë është PS me 36% dhe e dytë LSI me 21%.
Mandatet
ASHE: PS 16, LSI 9, PDIU 2, FRD 1, PDS 1
APPD: PD 8, PR 2, PLL 1, LDK 1
 
BASHKIA LUSHNJË / Partia Socialiste është partia që ka marrë më shumë vota në këtë bashki. Ajo ka 31%, ndërsa e dyta është PD me 21%, ndërsa e tretë është LSI me 19%.
Mandatet
ASHE: PS 14, LSI 9, PUK 2, ADK 1, PDIU 1, FRD 1, PDK 1
APPD: PD 10, PR 2

BASHKIA MALLAKASTËR / Partia Demokratike ka marrë vetëm 9% në votat për Këshillin Bashkiak, duke qenë parti e tretë. Në vend të parë është Partia Socialiste me 18%, ndërsa në vend të dytë është Lëvizja Socialiste për Integrim me 12%.
Mandatet
ASHE: PS 4, LSI 3, PDBMSH 1, PDIU 1, PDS 1, PUK 1, PMDE 1, AD 1, PDK 1
APPD: PD 2, PBKS 1, PLL 1, PR 1, PBD 1
 
BASHKIA PATOS / LSI ka spostuar PD në vend të tretë sa i takon votave për këshillin e bashkisë. Në vend të parë është PS me 34%, LSI me 21% dhe më pas PD me 15%.
Mandatet
ASHEE: PS 8, LSI 5, PDIU 2, FRD 1, G99 1
APPD: PD 3, PR 1

BASHKIA RROSKOVEC / Partia Socialiste ka marrë 37% të votave për Këshillin Bashkiak duke qenë parti e parë. Ndërsa në vend të dytë është PD me 14%, ndërsa në vend të tretë LSI me 13%.
Mandatet
ASHE: PS 9, LSI 3, PDIU 1, PDS 1
APPD: PD 3, PBK 2, Pr 1, LZHK 1
 
QARKU GJIROKASTËR

BASHKIA DROPULL /  Lëvizja Socialiste për Integrimi rezulton forca politike me më shumë vota në Bashkinë e re të Dropullit me 39% të votave, duke lënë pas PBDNJ me 16%.  Ndërsa Partia Demokratike ka marrë 12.64% të votive duke u renditur si force e tretë, ndërkohë që PS ka dale e katërta me 12.18%.
Mandatet
ASHE: LSI 10, PS 3, PDS 1
APPD: PD 3
Jashtë koalicioneve 3

ASHKIA GJIROKASTËR / Ka përfunduar numërimi i votave në Gjirokastër, ku për këshillat Bashkiak PS ka dalë forcë e parë me 26.5%, PD forcë e dytë me 24.3% dhe LSi me 19.99 % të votave është renditur e treta.
Mandatet
ASHE: PS 9, LSI 7, PSV91 1, PDIU 1, FRD 1, PEISH 1, G99 1, PUK 1
APPD: PD 8, PR 1, PAA 1
 
BASHKIA KËLCYRË / Votuesit në Këlcyrë e kanë shpërndarë votën për këshillin bashkiak tek partitë e vogla. Këtë e dëshmon fakti që PS ka vetëm 7.2% të votave ndërsa PD akoma më keq me vetëm 2.62%. Partie e parë rezulton LSI me 12%.
Mandatet
ASHE: LSI 3, PS 1, PLDN 1, PASH 1, FRD 1, PRDSH 1, PLIDR 1, AAK 1, AD 1
APPD: PD 1, PR 1, POSH 1, LZHK 1
 
BASHKIA LIBOHOVË / Edhe në Libohovë i kanë fituar bindshëm Këshillat Bashkiak të majtët. PS ka arritur të marrë  28.39 % të votave për këshillin bashkiak, ndërsa parti e dytë është renditur PD e cila ka marrë 27.98%. Ndërkohë që LSI është renditur si forcë e tretë duke marrë vetëm 17.71%, të vendeve në Këshillat Bashkiak.
Mandatet
ASHE: Ps 5, LSI 3, AAK 1
APPD: PD 4, PR 1, PBKD 1
 
BASHKIA MEMALIAJ / Lëvizja Socialiste për Integrim rezulton partia me më shumë vota sa i takon këshillit bashkiak. LSI ka marrë 25.92%. Në vend të dytë është Partia Socialiste me 20.56%, ndërsa PD ka marrë vetëm 12.50%.
 Mandatet
ASHE: LSI 7, PS 5, PSV91 1, FRD 1, PDIU 1, PSM 1
APPD: PD 2, PR 1, LDK 1
Jashtë koalicioneve: PSD 1

BASHKIA PËRMET / Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë shumicën në Këshillin Bashkiak në Përmet. LSI ka marrë 16%. Partia Socialiste a 6%, ndërsa Partia Demokratike me 4%. Përqindje të kënaqshme ka marrë dhe PDK (4%).
Mandatet
ASHE: LSI 4, PS 2, ADK 1, PDIU 1, ADS 1, PGJ 1, ABDE 1, PDS 1, FRA 1, LDSH 1, PDK 1
APPD: Pd 1, LZHK 1, PR 1, POSH 1
 
BASHKIA TEPELENË / Edhe në Tepelenë i kanë fituar bindshëm Këshillat Bashkiak të majtët. PS ka arritur të marrë  27.84% të votave për këshillin bashkiak, ndërsa parti e dytë është renditur LSI duke marrë 24.66 %. Ndërkohë që PD është renditur si forcë e tretë me diferencë të madhe nga dy vendet e para duke marrë vetëm 11.16 % të vendeve në Këshillat Bashkiak. Në bazë të votave të grumbulluara në Këshillin Bashkiak të Tepelenës, e majta siguron 15 mandate, ndërsa e djathta 9 mandate.
Mandatet
ASHE: PS 5, LSI 4, PSP 1, FRD 1
APPD: PD 2, PR 1, PAA 1
 
QARKU KORÇË

BASHKIA DEVOLL / Devolli është një nga bashkitë e pakta ku PD ka dalë e para në votimet për Këshillin Bashkiak duke marrë 18.5% të votave. Parti e dytë është renditur LSI me 16 %, ndërkohë që PS  ka marrë 15% të votave.  PDIU është renditur e katërta me 8.8%.
Mandatet
ASHE: PS 4, LSI 4, PDIU 2, PSP 1, PRDSH 1, PGJ 1, PDS 1, PDRE 1
APPD: PD 4, PBK 1, PR 1
 
BASHKIA KOLONJË /  Partia Socialiste ka siguruar 29.63% të votave për këshillin bashkiak, ndërsa parti e dytë është ajo Demokratike me 23.33%. Më pas vjen LSI me 18.32%, ndërsa partie e katërt është Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim me 3.13%. Në bazë të votave të grumbulluara në Këshillin Bashkiak të Tepelenës, e majta siguron 8 mandate,po aq mandate ka marrë edhe e djathta.
Mandatet
ASHE: PS 5, LSI 3, PLDN 1, PDS 1, AAK 1
APPD: PD 4
 
BASHKIA KORÇË / Përfundon numërimi për Këshilltarët në bashkinë e Korçës: PS 36,65%, PD 23,07%, LSI 15,84%.
Mandatet
ASHE: PS 17, LSI 8, FRD 1, PGJ 1, PDS 1, AAK 1
APPD: PD 11, PR 1
 
BASHKIA MALIQ / Në përfundim të numërimit të votave për këshillin bashkia, PS rezulton me 25%, PD parti e dytë me 19%, ndërsa LSI e tretë me 16%.Forcë e katërt del PR me 4%.
Mandatet
ASHE: PS 9, LSI 6, PSV91 1, AMIE 1, PLIDR 1, AAK 1, AD 1, PDK 1
APPD: PD 6, PR 2, PBKD 1, PAA 1
 
BASHKIA POGRADEC / Partia Demokratike ka dalë parti e tretë dhe në Pogradec. Në krye është PS me 19% dhe më pas vjen LSI me 16%.
Mandatet
ASHE: PS 7, LSI 5, PPAK 1, FRD 1, PDIU 1, AMIE 1, ADS 1, PLIDR 1, PDRE 1, G99 1, AD 1
APPD: PD 5, PDM-E RE 1, LZHK 1, PR 1, PBD 1, PAA 1
 
BASHKIA PUSTEC / Në përfundim të numërimit të kutive të votimit për këshillin bashkiak në Pustec, rezulton se dy partitë kryesore janë në minorancë përballë partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Evropian. Kjo parti ka siguruar 45.3% të votave (1 158). Kurse Partia Socialiste dhe ajo Demokratike janë në nivel 14%. Më pas vjen LSI me 11%.
Mandatet
ASHE: AMIE 7, PS 2, LSI 2, PDS 1
APPD: PD 2, PR 1

Redaksia Online
(f.s/a.h/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë