TIRANË- Në një përgjigje të menjëhershme dhënë për Report Tv, kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja i ka kthyer përgjigje akuzave të presidentit Ilir Meta se ka mashtruar në raportin e përgatitur për votimin e dy ndryshimeve për emërimin e Gjykatës Kushtetuese. Një gjë e tillë për Manjën është krejtësisht e pavërtetë dhe se të gjitha akuzat e bëra, përfshirë këtu edhe akuzat për "grusht shteti", shprehet se ekzistojnë vetëm në mendjen e Metës.
"Nuk dua ta prish këtë atmosferë feste me Ilir Metën, si Ilir dhe si president. Unë dje kisha mbledhje për shkarkimin e Metës, aktiviteti i Komisionit është transparent, të gjitha dokumentet janë në faqen onilne. Meta del çdo dy orë në konferencë, është e drejta e tij. Sot jemi në ditë feste, por për presidentit kam vetëm një përgjigje. Aktiviteti i Kuvendit, është transparent e botuar në faqen zyrtare, nuk meriton një përgjigje tjetër. Dje kishim seancë dëgjimore, kreun e KED dhe nga sa Dvorani deklaroi kemi qëndrime të kundërta. Nëse ka marrë flamurin e mbrojtjes së Kushtetutës, atë e ka për detyrë kuvendi dhe i respekton të gjitha standartete .
Nuk ka asnjë situata konfliktuale, e gjitha është tek mendja e presidentit. Të gjitha pretendimet t'i adresojë në istitucione, por jo të interpretojë Kushtetutën, çdo lloj rrahje gjoksi është një retorikë politike. Grushti i shtetit? Nuk kam koment, është unik në llojin e tij, ku një president thërret në protestë për të mbpojtur kushtetutën. Është tërësisht grushti shtetit është brenda atij oborri dhe mendjes se atyre 30 viteve ", tha Manja në intervistën për gazetaren Klesiana Omeri.
Manja foli edhe për Kongresin e PS-së, që zhvillon punimeve në ditën e dytë të saj, mbi atë se çfarë duhet të presim në përfundim të saj nga socialistët. Ai ka komentuar edhe propozimet e bëra nga 8 anëtarë të kësaj Asambleje, mes të cilave që kryetari i partisë të mos jetë kryeministër.
"Sot është Kongresi Zgjedhor, nesër do të mbyllet me takimin e të rinjve. Do të zgjidhet anëtarët dhe Asambleja,Do të miratohen disa ndryshime të rëndësishme, rregulloja, do zgjidhen anëtarët e Gjykatës së Partisë dhe Asambleja. Çdo kush që ka një mandat delegati është pjesë përbërëse ka të drejtë të propozojë hapur ndryshime brenda PS, sepse ka në gjenezën e saj demokracisë", tha Manja.
Eshte bere i neveritshem si Ver Llapa , nuk shihet me sa ne panik duket
Përgjigju