Me rritjen e pandalshme të çmimeve, jo vetëm të produkteve ushqimore, por edhe të karburantit dhe energjisë elektrike, qeveria ka gati një paketë të dytë financiare.
Report Tv mëson se Ministria e Financave dhe e Infrastrukturës kanë hartuar një draft të ri që mbështet familjet dhe biznesin e vogël, dhe që së shpejti pritet të prezantohet edhe publikisht.
Burime nga këto institucione, thonë se Paketa e dytë është krijuar për të përmbushur boshllëqet e së parë. Nëse në paketën e parë financiare që mbyllet këtë qershor, qeveria vendosi tu japë pensionistëve dhe familjeve në nevojë nga 3 mijë lekë për 3 muaj, në paketën e dytë, kompensimi për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, do të zgjerohet, çka mund të nënkuptojë kategori të tjera që përfitojnë rimbursim, ose dhe rritje e vlerës mujore të mbështetjes. Nuk përjashtohet mundësia që pjesë e kësaj pakete të ketë edhe indeksim të pagave dhe të pensioneve.
Paketa e dytë mbështetëse, do të jetë në fuqi deri në fund të vitit. Të njëjtat burime saktësuan për Report Tv se për shkak se kriza e çmimeve po vijon dhe inflacioni është në rritje, po shqyrtohet mundësia që edhe gjatë vitit 2023 qeveria të ndërhyjë me paketa mbështetëse për qytetarët.
Familjet shqiptare përmes kësaj pakete të dytë, nuk do të ndjejnë rritjen e cmimit të energjisë elektrike të paktën deri në fund të vitit. Energjia e shpenzuar do të faturohet me çmimin e pandryshuar 9.5 lekë për kilovat, ndërsa cdo kosto shtesë të cmimit të rritur nga importi, do e përballojë qeveria.
Biznesin e vogël dhe të mesëm që energjinë duhet ta sigurojnë me çmimin e tregut të lirë, qeveria e mori në mbrojtje nga janari deri në qershor duke i caktuar një cmim tavan më të ulët se i tregut, dhe e njëjta mbështetje do të vijojë edhe me paketën e dytë financiare deri në fund të vitit.
Paketa e parë që është aktualisht në fuqi parashikonte indeksimin e pensioneve me 3.3 miliardë lekë, kompensim me 3 mijë lekë për 576 mijë pensionistë e familje në nevojë, mbështetje 1.5 miliardë lekë për fermerët, 500 milionë lekë që mos të rritej cmimi i transportit publik, fond 28 miliardë lekë për energjinë elektrike dhe ndryshim të taksës progresive e rritjes së pagës minimale.
Paketa e Parë Rezistencës Sociale me shtatë pika
1- 3.6 mld lekë ose 36 mln USD, për indeksimin e pensioneve. Përfitojnë 673.542 pensionistë.
2- Kompensim i rritjes së çmimeve të shportës për 3 muaj me nga 3 mijë lekë. Bazuar në përllogaritjen e INSTAT-it është 7% ose e kthyer në rritje mbi konsumin mesatar të llogaritur përpara goditjes, është 25 mijë lekë të vjetra. Përfitojnë 434 mijë qytetarë: pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale, pensionistët e invaliditetit, pensionistët që jetojnë vetëm, personat me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër, të gjitha familjet me ndihmë ekonomike.
3- Mbështetja për fermerët me naftë pa taksa do të shkojë në 1.4 miliardë lekë ose 14 milionë USD, me një shtesë plus prej 5 milionë USD e cila do të derdhet menjëherë.
4 - Qeveria do të mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur menjëherë 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë, për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit.
5 - Afrojmë dy muaj përpara futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës mbi pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra, përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra, si edhe uljen e takses mbi pagat nga 1.5 deri në 2 milionë të vjetra. Këto masa lehtësuese do të reflektohen në pagat e prillit dhe prej tyre do të përfitojnë 360 mijë të punësuar. Numri i të punësuarve në Shqipëri që paguajnë zero taksë mbi pagën, arrin një shifër që s’e ka askush në rajon, 56%!
6 - Afrojmë dy muaj përpara edhe futjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, e cila në prill do të bëhet 320 mijë lekë të vjetra.
7 - Shtojmë me 20 miliardë lekë të reja ose 200 milionë USD, financimin e mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.
M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8123
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Parapagimi i tatimit nga profesionet e lira, Malaj: Brenda dhjetorit do kthehen shumat e paguara
21 Nëntor, 15:36
-
Si do shpenzohen 8.2 mld euro në vitin 2025? Ja shpërndarja e buxhetit, institucionet që marrin më shumë lekë
19 Nëntor, 19:21
-
Buxheti 2025/ Si do të shpërndahen 8 miliardë euro! Fjala e plotë e ministrit të Financave Petrit Malaj
18 Nëntor, 14:33
-
FMN i kërkon Bankës së Shqipërisë të ruaj regjim të lirë të kursit të këmbimit! Sejko: Familjet e bizneset në gjendje të mirë financiare
14 Nëntor, 14:01
-
Buxheti do rishikohet për herë tretë në dhjetor, Ministria e Bujqësisë kërkon 2 mld lekë për të likuiduar fermerët që kanë aplikuar për Skemën Kombëtare
13 Nëntor, 16:04
-
Norma bazë e interesit u ul, BSH: Kreditë do jenë më të lira
12 Nëntor, 17:14
-
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku: Tre arsyet pse produktet ushqimore në Shqipëri janë më të shtrenjta krahasuar me vendet e BE-së
10 Nëntor, 13:00
-
SHIFRAT/ Fitimi bruto i bizneseve vjet mbi 3.4 mld euro! ‘Trofeun’ e merr turizmi, por bizneset prodhuese më fitimprurëse
9 Nëntor, 18:27
-
Inflacioni ‘ngec’ në 1.9% aq sa ishte dhe në shtator, por shtrenjtimi i ushqimeve nuk ndalon! Çmimet e zarzavateve edhe më të kripura sesa vjet
8 Nëntor, 16:53
-
Banka e Shqipërisë lehtëson politikën monetare, ul normën bazë të interesit me 0.25%! Sjell norma më të ulëta të kredive
6 Nëntor, 16:12
-
‘Refuzohet minimumi jetik 200 euro i propozuar nga opozita’, Ministria e Financave: Propozimi ishte i paplotë dhe i pastudiuar!
5 Nëntor, 17:19
-
ZYRTARE/ Shtyhet rivlerësimi i pronave, do të bëhet në 2025-ën kur të caktohen çmimet e reja të referencës së pronave në të gjitha bashkitë
5 Nëntor, 13:18