Ekskluzive/Pa punuar asnjë ditë, Adriatik Llalla do marrë rrogë për tre vite nga buxheti i shtetit

Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili konfirmoi vendimmarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për të ndërprerë procesin e Vetingut për ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla, ka edhe efekte financiare. Përpos shpëtimit nga kontrolli i trefishtë për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësisë profesionale, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do të përfitojë edhe një shpërblim. Konkretisht, me legjitimimin e dorëheqjes nga dy komisionet e Vetingut, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do të marrë për tre vjet me radhë gjysmën e pagës që merrte kur ushtronte detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.

Gjithashtu, Llalla do të marrë edhe tre paga të plota pas përfundimit të mandatit si kryeprokuror. Kjo mund të jetë edhe një nga arsyet se pse ish-kryeprokurori u angazhua fort për t’i shpëtuar procesit të Vetingut, ku në përfundim ose do të shkarkohej ose do të konfirmohej në detyrë. Por cila është baza ligjore e shpërblimit për ish-kryeprokurorin? Pika 2 e nenit 56 të ligjit të Vetingut, parashikon që pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare, sipas nenit 7, pika 1, të ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”. Neni 7 ndan në grupe zyrtarët e lartë të shtetit që përfitojnë paga të plota dhe gjysmë page pas largimit nga detyra.

Llalla, duke qenë ish-kryeprokuror, hyn në grupin e parë. Për personat e grupit të parë, pika e parë e nenit 7 të ligjit për pensionet shtetërore suplementare, parashikon që pas largimit nga funksioni, u jepen tri paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion. Pra me anë të dorëheqjes, ish-kryeprokurori duhet të qëndrojë 15 vite larg drejtësisë së re, por aga ana tjetër, do të marrë deri në tre vite gjysmën e pagës pa punuar.

Sa përfitojnë të tjerët

Shtatëmbëdhjetë prokurorë dhe gjyqtarë dhanë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë për t’i shpëtuar skanimit të trefishtë të Vetingut. Edhe këta do të përfitojnë nga pika 2 e nenit 56 të ligjit të Vetingut, por jo aq sa ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese që kanë dhënë dorëheqjen do të marrin dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion.
Ndërkaq, gjyqtarët dhe prokurorët e niveleve të tjera, nuk reflektohen në pikat e nenit 1 të ligjit për pensionet shtetërore, por megjithatë, ata janë parashikuar si përfitues në pikën 2 të nenit 56 të ligjit të Vetingut.

Baza ligjore e përfitimit pas dorëheqjes

Neni 56 i ligjit të Vetingut

Dorëheqja

1. Subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Dorëheqja i paraqitet me shkrim Presidentit të Republikës dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni. Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësimit.

2. Pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare, sipas nenit 7, pika 1, të ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”.

Pika 8 e nenit 1 të ligjit për pensionet shtetërore

8. Në termin “Grupi i parë” do të përfshihen:

a) Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Këshillit të Ministrave, Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, ministrat, Zëvendëskryetari i Kuvendit dhe të barazuar me ligj me ta, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

b) Deputetët e Kuvendit, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, si dhe Avokati i Popullit, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive”.

9. Në termin “Grupi i dytë” do të përfshihen:

a) Sekretarët e Shtetit, zëvendësministrat, zëvendësprokurorët e Përgjithshëm, si dhe personat e tjerë të barazuar me ta, sekretarët e përgjithshëm dhe funksionarët politikë pranë Presidentit, Kuvendit, Këshillit të Ministrave, ministrive, institucioneve qendrore buxhetore, prefekturave, këshillave të rretheve, këshillave të qarqeve, bashkive dhe personave të tjerë të barazuar me ta, sipas listës së miratuar nga Këshilli i Ministrave. Avokati i Përgjithshëm i Shtetit dhe Kryetari i Arbitrazhit të Lartë Shtetëror.

Neni 7 ligjit për pensionet shtetërore

-Personave të grupit të parë, që përmenden në shkronjën “a” të pikës 8 të nenit 1, pas largimit nga funksioni, u jepen tri paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion.

-Personave të grupit të parë, që përmenden në shkrojën “b” të pikës 8 të nenit 1, pas largimit nga funksioni, u jepen dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion.

Personave të grupit të dytë, që përmenden në shkrojën “a” të pikës 9 të nenit 1, pas largimit nga funksioni, u jepen dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 40 për qind të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 1 vit nga momenti i largimit nga ky funksion.

-Personat, të cilët gjatë periudhës së përfitimit të pagesës kalimtare janë të punësuar në një funksion kushtetues, që përfshihet në këtë ligj, pas largimit nga ky funksion, do të marrin pagesë kalimtare vetëm për atë periudhë shërbimi në funksion, gjatë së cilës nuk janë trajtuar edhe me pagesë kalimtare nga funksioni paraardhës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arta&Zare: 19/06/2018 15:06

    Shteti b**thes i jeplek nga xhepat tane keti xha b*thq***t te tjeret ven ne burg per dritet.Vend i pergerur

    Përgjigju
  • Juristi bruxleshit: 19/06/2018 14:09

    I jepni dhe ca lek per demtim te. Figures ketij mutit llalla, ashtu si i dhat leket fullan Gruaqirit

    Përgjigju
  • Qoqja: 19/06/2018 11:52

    SHQIOERIA ATDHEU IM I SHTREJT TE UROJ PER CMIMIN GINES QE PO MERR ME KTO CUDIRA FULLANI HERO VODHI 570 MILJON LEK .LLALLA HERO SE SHKATRROI DREJTESIN .PRESIM SHQIPERIA IME PER TE TJERA MREKULLIRA O VEND PA DAT CLIRIMI 4 VJET CLIRIM P.D 4 VJET CLURIM P.S RROFSH SHQIOERIA E MREKULLIVE

    Përgjigju
  • Vali: 19/06/2018 08:49

    Dokushi bere memir takishit kthyer dhe nje her ne vendin e punes ju q***a robt poletikan k***a

    Përgjigju
  • Rovi: 19/06/2018 08:46

    Bravo! Jepini edhe nje medalje ari se eshte lodh ne krye te detyres. Nderkohe aty te rrine ne burgje ata qe vjedhin ndonje patatine ne supermarkete!

    Përgjigju
  • Alidemsi vjeter: 19/06/2018 08:38

    Naten kur flija mu be sikur degjova nje kenge qe fillonte me fjalet :Ky Vetingu me rruajti b****.. etj... etj.E kendonte grupi "Drejtesija e korruptuar" me drejtues Tik Llallen...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona