Ekskluzive / ‘Perla’ tjetër e Tartar Bazajt: Ne jemi prindër të prokurorëve. Ja si përgjigjet Gent Ibrahimi

Ekskluzive / ‘Perla’ tjetër e Tartar Bazajt: Ne jemi prindër të prokurorëve. Ja si përgjigjet Gent Ibrahimi

Një debat i pazakontë është zhvilluar një mbledhje e Këshillit të Lartë të Prokurorisë së datës 27 dhjetor 2019, mes anëtarit të KLP Tartar Bazajt dhe kryetarit Gent Ibrahimi. Gjatë mbledhjes, Bazaj ka propozuar që dy anëtarë të Këshillit të vizitonin në Spitalin Ushtarak një kandidate për prokurore, për t’i ngritur moralin, pasi e kishte zënë poshtë banesa në Durrës, e shembur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, duke e dëmtuar në shtyllën kurrizore. Në përgjigje të kërkesës së Bazajt, kryetari i KLP, Gent Ibrahimi ka pohuar se gjëra të vogla si këto nuk ka nevojë të diskutoheshin në Këshill, për sa kohë që Këshilli nuk ka instrumente ligjore për të vënë në dukje humanizmin e vet. Por, Bazaj ka këmbëngulur se kjo ishte një gjë e madhe, ndërsa ka kujtuar se kryeministri Edi Rama se në raste të tilla ka ikur në çdo shtëpi. Ndërkaq, ka ardhur sërish reagimi i kreut të KLP, i cili ka pohuar se duheshin parë mundësitë ligjore për këtë çështje. Por, Tartar Bazajt ka pohuar se reagimi jo vetëm është detyrim ligjor i Këshillit, por se anëtarët e KLP janë si prindër në thonjëza të prokurorëve. Debati është mbyllur me ironi nga Ibrahimi duke pohuar se “kështu e lëmë atëherë që jemi prindër të prokurorëve”. Tashmë përplasjet mes Tartar Bazajt dhe kryetarit Gent Ibrahimi nuk janë më sekret. Më 24 janar, Bazaj i ka kërkuar informacion Gent Ibrahimit, përmes një shkrese zyrtare, se përse në adresë të tij në zyrën e KLP-së, nuk ka mbërritur asnjë kartolinë urimi për Vitin e Ri, ndryshe nga sa ka ndodhur për anëtarët e tjerë të KLP-së. Po ashtu, Bazaj i ka kërkuar informacion Ibrahimit edhe se pse tollonat e karburantit ndahen me copa, përse është anuluar tenderi i mjeteve dhe përse nuk plotësohet komisioni mbrojtjes së prokurorëve. 

-Tartar Bazaj: Para tre ditësh jam ndodhur fare rastësisht tek Spitali Ushtarak për të vajtur tek një miku im, i cili ishte shtruar në spital dhe përballë ishte një prokurore magjistrate, e cila e cila është goditur që në datën 26 nëntor, i ka rënë shtëpia dhe është goditur në shtyllën kurrizore dhe situata e saj është e rëndë. Unë i thash: A ke vënë në dijeni njeri?. Më tha: Kam vënë dikë (po pa më thënë emrin e anëtarit të Këshillit). Sinqerisht jam ndjerë keq pasi ajo ka goditur disa vertebra. Ajo është magjistrate e re, e cila pret emërimin këto ditë. Për fat të keq kishte shkruar tek prindërit në Durrës dhe pallati u tund, tha. Sot ajo vuan shpirtërisht dhe moralisht. Të paktën Këshilli, çoftë dy përfaqësues t’i shkojnë dhe t’i ngrenë moralin. 

-Gent Ibrahimi: Pa dyshim që ka disa gjëra të vogla si këto që nuk ka nevojë t’i diktojmë në mbledhjen e Këshillit. Për sa kohë që Këshilli nuk ka instrumente ligjore për të vënë në dukje humanizmin e vet, nuk është nevoja që ta trajtojmë në mbledhjen e Këshillit. 

-Tartar Bazaj: Kjo është magjistrate z. kryetar dhe nuk është gjë e vogël. Unë mendoj se është gjë shumë e madhe. Madhe pse mos ta diskutojmë që të gjejmë të gjithë instrumentet ligjore për ta trajtuar, sepse ajo mund të ketë nevojë edhe për kurim jashtë. Kryeministri i vendit ka ikur për çdo rast në çdo shtëpi, jo më një magjistrate e re që do të jetë prokurore e Republikës së Shqipërisë gjithë jetën të duket një gjë kaq e vogël.  

-Gent Ibrahimi: Nuk thash aspak këtë gjë. Nuk thash se është e parëndësishme. Tash që çështjet që shtrohen këtu duhet të jenë të përgatitura. Nuk mund të reagojmë në mënyrë emocionale ndaj informacioneve dhe duhet të shohim mundësitë ligjore që kemi ne për të vepruar. 

-Tartar Bazaj: Jo jo, ky është edhe detyrim ligjor me sa kuptoj unë, sepse ne jemi si prindër në thonjëza të prokurorëve.

-Gent Ibrahimi: Kështu e lëmë atëherë që jemi prindër të prokurorëve dhe e mbyllim mbledhjen e sotme. Faleminderit për durimin tuaj.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi