Ekskluzive/ Publikim pasurisë së 3.4 mijë zyrtarëve, ja 55 kategoritë

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, në bashkëpunim me agjencinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (USAID), do të publikojë deklaratat vjetore të pasurisë së 3.4 mijë zyrtarëve të niveleve të ndryshme, në kuadër të masave për të kufizuar korrupsionin në Shqipëri. ILDKPKI konfirmon për Shqiptarja.com se projekti për ngritjen e sistemit elektronik, që do të mundësojë publikimin online të dosjeve të pasurisë, është në fazat e fundit të zbatimit. Do të bëhen publike deklaratat vjetore të pasurisë së presidentëve, kryeministrave, zëvendësministrave, ministrave, zëvendësministrave, deputetëve, krerëve të institucioneve të pavarura, gjyqtarëve, prokurorëve, ambasadorëve, kryetarëve të bashkive, drejtorët e policisë etj.

Pas ndryshimit të ligjit në vitin 2017, ku është kufizuar numri i funksionarëve që duhet të deklarojnë pasurinë, aktualisht janë 3.406 zyrtarë në funksione publike, të cilëve do t’u publikohen deklaratat. Ndërkaq, 11.315 është numri i përgjithshëm i zyrtarëve që kanë qenë më parë në funksione. “ILDKPKI, me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), është duke zbatuar projektin dy vjeçar 2017 – 2019(EACIDS), nëpërmjet të cilit ofrohet asistence në përgatitjen dhe ngritjen e sistemit elektronik të deklarimit të interesave privatë.

Ngritja e sistemit elektronik të deklarimit të interesave privatë, do t’i mundësojë ILDKPKI rritjen e efikasitetit në plotësimin, administrimin, kontrollin e pasurive, detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë, si dhe publikimin e të dhënave në deklaratat e interesave privatë për konsultim nga publiku, media dhe shoqëria civile apo çdo palë tjetër të interesuar. Aktualisht, zbatimi i këtij projekti ka avancuar ndjeshëm dhe është në fazat përfundimtare të tij”, sqaron ILDKPKI për Shqiptarja.com.

Hedhja e të dhënave
Aktualisht, sipas ILDKPKI, po hidhen të dhënat nga sistemi i ri vjetër dhe sistemin e ri. “Sipas termave të kontratës, është duke u zbatuar Faza II e projektit e cila parashikon edhe migrimin e të dhënave nga sistemi i vjetër në sistemin e ri, për realizimin e të cilit duhen marrë masat paraprake institucionale në mënyrë që të mundësohet transferimi i sigurt dhe i saktë i të dhënave ekzistuese. Për këtë arsye, ILDKPKI ka angazhuar plotësisht dhe në mënyrë të posaçme stafin e tij përgjegjës (Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit dhe Sektorin e Arkiv- Protokollit) për të siguruar mbarëvajtjen e duhur të procesit të migrimit si dhe për të siguruar që zbatimi i këtij projekti të kryhet në respektim të afateve të parashikuara kontraktuale”, sqaron ILDKPKI.

Strategjia antikorrupsion
Publikimi i deklaratave të pasurisë që nga viti 2003 deri në vitin 2018 parashikon edhe në strategjinë ndërsektoriale kundër korrupsionit 2015-2020. “Sfidë në këtë kuadër vijon të jetë bashkëpunimi i ILDKPKI me institucionet e tjera, pasi ILDKPKI bazohet në bashkëpunimin e autoriteteve përgjegjëse dhe rolin e tyre kyç për të realizuar punën e tij. Rritja e kapaciteteve teknike të ILDKPKI, aksesi në databaza shtetërore për shkëmbimin e informacionit të nevojshëm për hetimet administrative dhe rritja e kapaciteteve të autoriteteve përgjegjëse mbeten ende sfida. Më tej publikimi i deklarimeve të pasurive (në vijim të rekomandimeve të GREO dhe organizatave ndërkombëtare) si dhe kontrolli pasurive të zyrtarëve të lartë mbeten prioritete”, thuhet në dokumentin e pasurisë.

Zyrtarët që do t’u publikohen të gjitha deklaratat e pasurisë
1.   Presidenti i Republikës

2.   Deputetët e Kuvendit

3.   Kryeministri

4.   Zëvendëskryeministri

5.   Ministrat

6.   Zëvendësministrat

7.   Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese

8.   Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit

9.   Prokurori i Përgjithshëm

10.  Avokati i Popullit

11.  Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

12.  Anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor

13.  Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë

14.  Inspektori i Lartë i Drejtësisë

15.  Inspektorët e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë

16.  Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI

17.  Prefektët

18.  Kryetarët e këshillave të qarqeve

19.  Kryetarët e bashkive

20.  Drejtorët e drejtorive

21.  Komandantët e Forcave të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes

22.  Drejtorët në Shërbimin Informativ Shtetëror;

23.  Prokurorët

24.  Gjyqtarët

25.  Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

26.  Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

27.  Komisionerët Publikë të Vetingut

28.  Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror

29.  Drejtuesit e zyrave përmbarimore

30.  Drejtuesit e institucioneve të pavarura publike

31.  Anëtarët e enteve rregullatore

32.  Drejtori dhe Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit

33.  Drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit

34.  Drejtorët e drejtorive në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

35.  Drejtorët e drejtorive vendore të Policisë së Shteti

36.  Drejtuesi dhe oficerët e policisë gjyqësore

37.  Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve dhe Doganave

38.  Zëvendësdrejtorët e përgjithshëm të Tatimeve dhe Doganave

39.  Drejtorët e drejtorive në qendër dhe qarqe të Tatimeve dhe Doganave

40.  Drejtorët në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave;

41.  Drejtuesit e të gjitha niveleve të strukturave të kthimit e kompensimit të pronave,

42.  Drejtuesit e strukturave të privatizimit dhe regjistrimit të pasurisë,

43.  Zyrtarët, që zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi

44.  Guvernatori i Bankës së Shqipërisë,

45.  Zëvendësguvernatori i Bankës së Shqipërisë

46.  Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

47.  Drejtuesit e institucioneve publike në varësi të institucioneve qendrore në nivel qarku;

48.  administratorët e shoqërive anonime me pjesëmarrje të kapitalit shtetëror mbi 50 për qind

49.  Kandidatët vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese

50.  Kandidatët për Inspektor të Lartë të Drejtësisë

51.  Kandidatët për pranim në formimin fillestar të Shkollës së Magjistraturës,

52.  I diplomuari që kandidon për t’u emëruar magjistrat

53.  Kandidatët për gjyqtarë dhe nëpunës në gjykatat e posaçme kundër korrupsionit.

54.  Kandidatët për prokuror në Prokurorisë e Posaçme,

55.  Kandidatët për oficer hetimi në Byronë Kombëtare të Hetimit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 16/10/2018 16:09

    Do ja u rruani menderen.Fundja e fundit kush po i heton?shoket e tyre!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin