Ekskluzive/ Report Tv siguron foton, si u zbulua kokaina me skaner në Greqi

ReportTv siguron ekskluzivisht, foton e momentit kur skaneri në portin e Pireut zbuloi praninë e kokainës në kontenierët me banane nisur më 24 korrik 2019 nga porti i Guayqualit Ekuador me destinacion Greqinë dhe Shqipërinë. Pakot e kokainës të mbështjella me natriban ishin të vendosur në dyert frigoriferike mes kabujve elektrikë.

Pasi kanë kaluar në skaner nga informacionet që dispononte më parë zyra amerikane e luftës ndaj drogës kontenierët i janë nënshtruar kontrollit fizik nga ku më pas janë zbuluar pakot me kokainë. Pakot të cilat janë provuar nga agjentët e antidrogës me provëza kanë rezultuar kokainë e pastër ndërsa mbanin mbishkrimin e gërmës R.

Pasi janë veçuar kontenierët e të njëjtës kompani rezultoi se katër prej tyre kishin destinacion portin e Durrësit. Në këtë moment autoritetet e Greqisë kanë kërkuar të hapen dhe ata ndërsa DEA ka kërkuar njoftimin e palës shqiptare. Me mbërritjen e oficerëve dhe prokurorit shqiptar është vendosur të bëhet më pas dorëzimi i kontrolluar dhe kontenierët me mbishkrimin MAERSEK më 14 shtator  2019 janë nisur drejt Shqipërisë.

Ekspertët grekë dhe të DEA-s amerikane vendosën që udhëtimi i ngarkesave në Shqipëri të vazhdonte dhe përveç GPS të trafikantëve u shtuan edhe GPS nga hetuesit, ndërsa kokaina u zëvendësua më së shumti me oriz të presuar pasi i përafrohej formës që kishin pakot e drogës . Ndërsa 17 të tjera janë zëvendësuar me gips.

Pas tre ditëve lundrim në det më 17 shtator katër kontenierët të cilët grupi i Gentian Malindit i priste me kokainë në Durrës kanë prekur tokën shqiptare në ora 21:24 minuta. Të përfshirët në këtë trafik nuk mbërritën që atë mbrëmje për të marrë pakot e kokainës duke i lënë ata për disa ditë deri sa mesditën e 19 shtatorit të kontraktuarit nga Malindi, Myslikhaka dhe Bega paraqiten në terminal dhe hapin një nga kontenierët.

ReportTv siguroi itinerarin e lëvizjes dhe ndalesave në portet të kontenierëve me banane të cilët në portat frigoriferike të tyre mbanin pakot e kokainës. Por pyetja që shtrohet është nëse kontenierët janë kontrolluar në Ekuador? Gazetari i Report Tv Arsen Rusta thotë se terminali nga ku u nisën kontenierët i ngjan më shumë një fushe futbolli.

"Farbem Norte ne porti e Guayaquill ne Ekuador është terminali nga ku janë nisur kontenierët ne data 27 korrik, aty është më shumë fushë futbolli sesa një port me teknologji dhe siguri si ai i Durrësit dhe Pireut. Nuk e di pse në Ekuador nuk ka pasur kontroll me skaner, pasi ndoshta mund të jenë vendosur edhe më tej, pasi kanë kaluar.  Interesi i tyre është për ta sjellë dhe magazinuar në Shqipëri dhe shpërndarë më pas në Europë" tha Rusta.

Por a është dekonspiruar operacioni i kokainës?  "Nuk ka pasur asnjë dekonspirim të operacionit. Dekonspirim do të ishte nëse asnjë nga personat të mos afrohej të kontenierët dhe shtetit t'i ngelte kokaina dhe bananja në dorë" tha gazetari i Report Tv Arsen Rusta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë