Ekskluzive/Restaurimi i Butrintit 
i besohet nje firme te sallamit

Ekskluzive/Restaurimi i Butrintit <br />i besohet nje firme te sallamit<br>
Skandali i ndërtimeve në Parkun arkeologjik të Butrintit ka qenë tema e debatit në emisionin Repolitix të gazetarit Denis Minga. Repolitix ka siguruar ekskluzivisht raportin e Prokurorisë për atë që po ndodh në brendësi të qytetit antik, pas pezullimit të punimeve nga policia në datën 2 tetor. Edhe pse policia ka urdhëruar ndalimin e punimeve në zonën historike, ky urdhër është injoruar dhe punimet kanë rinisur.

Raporti zbulon faktin se Ministria e Kulturës ka firmosur një kontratë bashkëpunimi me dy firmat private Agi-Kons sh.p.k dhe Hako sh.p.k që nga data 10 prill 2017 me urdhër nr. 165 për "Restaurimet e monumenteve në zonën e Butrintit". Janë të njëjtat firma të impenjuara edhe në rikonstruktimin e qendrës multifunksionale mbi të cilën shpërtheu skandali, punimet e të cilës u autorizuan nga Instituti Arkeologjik dhe nga Instituti i Monumenteve vetëm në maj 2017, pra një muaj më pas nga kontrata me dy kompanitë.

Kompanja Hako shpk njihet ne tregun shqiptar per prodhimin e sallamit.

Dokumenti i oficerit të policisë gjyqësore të Sarandës Ilir Kadena sjell dëshmi nga ajo çfarë është duke ndodhur në brendësi të parkut. Në ditën kur Report Tv solli për herë të parë në vëmendje të publikut këtë skandal menjëherë ka mbërritur oficeri i policisë gjyqësore i cili ka hartuar një dokument për Referimin e veprës penale te Prokurori: Në këtë dokument të datës 2 tetor 2017, thuhet se:

"Është ngritur grupi hetimor dhe është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes i cili ndodhet në Butrint, i cili kufizohet nga lindja me mure të vjetra të Kalasë së Butrintit, nga perëndimi me pyll, nga veriu me pyll, nga jugu me sheshpushimin e Kalasë. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatua se në krahun lindor të Kalasë në një objekt një katësh ekzistues i ndërtuar me mur guri dhe i mbuluar me soletë betoni, po kryeheshin ndërtime rehabilitimi të këtij objekti.

Objekti ishte me tre ndarje me përmasa 16x4m dhe para objektit ka shesh pushimi të shtruar me beton dhe mbi këtë shesh pushimi ka të vendosur tulla, betoniere, fuçi me ujë, kova, çimento dhe një togë me inerte. Objekti është pa dyer dhe pa dritare, shesh pushimet para objektit kanë përmara 16x7m dhe 15x3m të shtruar me beton dhe në krahun jugor të objektit ka të sistemuar tjegulla në formë harku. Në deklarimin e tij, shtetasi Gjergji Mano, ka sqaruar se është Drejtor i Zyrës Administrim-Koordinim në Butrint nga vitit 2014 dhe sipas urdhërit të Ministrisë së Kulturës nr.165 10.04.2017 është thirrur si pjesë e grupit të punës për një kontratë bashkëpunimi për punimet në zonat e trashëgimisë kulturore mes Ministrisë së Kulturës me përfaqësues Elira Kokona, zyrës Administrim dhe Koordinim në Butrint me Gjergji Mano, firma Agi-Kons sh.p.k me seli Kodra e Diellit, Tiranë, i përfaqësuar nga Alban Cinari dhe Hako sh.p.k e përfaqësuar nga Antonella Hako dhe së bashku kanë rënë dakord për kryerjen e restaurimeve të monumenteve të kulturës Butrint. 

Inxhinieri i firmës: Puna ka filluar që në gusht
Raporti i Prokurorisë evidenton se punimet në parkun e Butrintit kanë nisur që në muajin gusht. Kjo ka qenë dëshmia e inxhinierit të firmës, Kreshnik Sina. "Në deklarimin e këtij shtetasi Alfons Shehaj ka sqaruar se para një jave e ka marrë një telefon inxhinieri i firmës Agi Kons sh.k.p Kreshnik Sina dhe i ka thënë se do të shkosh në Butrint për të punuar në një objekt në ristrukturim dhe në datën 02.10.2017 në objekt ka ardhur policia e cila ka pezulluar punimet. Në deklarimin e tij inxhinieri i firmës Agi-kons sh.p.k që kryente punimet në Butrint, Kreshnik Sina ka deklaruar se është inxhinier i firmës me qëndër në Tiranë dhe është zbatues i punimeve të godinës në Butrint ku ishin duke u kryer punime rehabilitimi në objektin ekzistues i cili ka qenë objekt shërbimi para shumë vitesh dhe për kryerjen e këtyre punimeve ne kemi vendimin e Ministrisë së Kulturës dhe puna në këtë objekt ka filluar që në datën 09.08.2017", thuhet në raportin e Prokurorisë.

Në këtë dokument Oficeri i Policisë Gjyqësore, Ilir Kadena thekson se "për veprimet që janë kryer në Butrint jemi konsultuar me prokurorin e gatshëm Ilir Hoxha". "Nga ana jonë janë kryer vepriimet e para propcedura dhe materialet hetimore do referohen për vlerësim".  

raporti prokurorise

Arkeologu Neritan Ceka
Kemi një administratë “injorante”, që nga ministrja deri tek punonjësit më të thjeshtë. Me këtë dokument nuk e dënon dot se nuk e kap dot. Ky është një staf se nuk ka asnjë haber nga zanati i dytë. Mirela Kumbaro nuk e ka për gjë të gënjejë dhe ta kthejë sërish fjalën. Gënjeshtrën e ka në majë të gojës. Ky vendim nuk autorizon punimet, që po kryhen. Duhet një ekspert arkeologjik për të analizuar këtë situatë. Duhet të kalojë në disa hapa, me këto gjëra Prokurori i çon në burg. Po të shohësh shkresën e parë, është një gënjeshtër e madhe sepse nuk i janë përmbajtur ligjit. Unë kam fakte që kanë aplikuar që në Janar disa firma për restaurim të parkut, gjithashtu dhe për të kërkuar licencën për arkeologji, nuk ua jep, tani ua jep dy firmave duke shkelur thellësisht ligjin.

Arkeologu Apollon Baçe 
E para e punës është njëherë, e para është që firmat duhen të jenë të licencuara. Dhe vetëm atëherë ka mundësi të hyjë në garën e tenderëve. Për mua është një skandal, nuk është një shkelje, por një shumësi shkeljesh. Është një ministre që në çdo 5 hapa që gënjen, më vjen keq për këtë që ndodh.

Pedagogu Ferit Duka 
Sigurisht unë do të dëgjoj sot ekspertët, profesorët e nderuar, sepse janë më një eksperiencë më të madhe. Kur kam marrë vesh se një nga potencialet e rëndësishme rrezikohet, unë jam dëshpëruar, kjo që servirët ju këtu, aktet qoftë të gabuara, të çojnë në përfundimin se hamendësimet tona kanë qenë të drejta, del qartë më një akt korruptimi. Butrinti është një pasuri e ruajtur kohë pas kohe dhe brez pas brezi, vetë shteti shqiptar po e rrezikon fatkeqësisht, në vend që t’i dalë për zot. Duhet që të mos preket, të jetë një gjë e shenjtë. Është një gjë që duhet t’i thuhet ndal dhe të merren masa respektive për personat përgjegjës. 

Arkeologu Neritan Ceka
Do të tregoj se çfarë ka bërë kjo ministre. Do të thoja që vendi i kësaj ministre është në Prokurori, së bashku me dy drejtoreshat e saj që rrinë si fantazma pas saj. Arta Dollani kush është kjo ore, unë nuk e di se çfarë bën ky njeri.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja