Ekskluzive/ Rrëfimi i rrallë i babait të violinistit, Tedi Papavrami: Jeta ime mes vuajtjesh edhe pendimesh!

E ëmbla tokë e mëmëdheut, sa do të kishte dashur që këto vite t’i  kalonte pranë saj, duke luajtur në violinë, siç veç ai di, e duke parë të fryjnë erëra të mira për vendasit e tij. Të mbaronin një herë e mirë vuajtjet, e rrënjët e diktaturës që i rëndojnë edhe sot mbi krye e të shkuleshin njëherë e përgjithmonë. Robert Papavrami nga Franca ka udhëtuar drejt Tiranës e nga shtëpitë e tij, tanimë i mbetet veç Liceu Artistik “Jordan Misja” për ta vizituar. Mjeshtri i violinës ekskluzivisht për “Report tv” tregon se vitet e para në Francë për të kanë qenë më shumë se të vështira.  Aq sa ndjenja e fajit për faktin se nuk u rikthye më në Shqipëri në vitin 1985, pas lejes që Enver Hoxha i kishte dhënë të birit Tedi Papavramit për të studiuar jashtë, në disa momente mposht mbi dëshirën për të jetuar.

“Shikoni! Veprimin që kam bërë në vitin 1985, pas vdekjes së Enver Hoxhës, jam koshient, që e kam bërë edhe pak kundër vullnetit tim. Në atë kohë unë merrja shumë temesta, një ilaç ky që të zbukuron jetën. Por duke menduar, se Tedi do të kishte një perspektivë ndryshe, siç edhe ndodhi në të vërtetë, pavarësisht se ai veprim më dukej një akt tradhtie, e ndërmora. Por e kam vuajtur shumë. Vitin e parë isha pa punë. Sa herë e kujtoj, them se, nëse do të kishte mundësi që lotët e mi të mblidheshin do të mbushnin një vaskë. Më ka vrarë shumë ndërgjegjja për prindërit, për kalamajtë e liceut edhe sigurisht që më dukej, si një farë tradhtie ndaj Enverit edhe Sokol Hoxhës”, shprehet pedagogu i violinës, Robert Papavrami.

Robert dhe Tedi Papavrami

E ka të vështirë të rrëfejë jetën e tij, plot brenga që prej largimit në Paris, brenga për njerëzit që la pas, mbi të cilët rëndonte zemërimi i sistemit, e megjithatë edhe për ata vendos të flasë. Të gjitha këto ngjarje, internimi i të afërmve në Shqipëri rëndojnë nga ana tjetër mbi Tedin, i cili në moshë fare të re, krahas talentit të pashoq, ka vetëm një alternativë: “T’ia dalë mbanë, të shkëlqejë në violinë, për prindërit e njerëzit e tij që po sulmoheshin padrejtësisht nga sistemi i egërsuar si një bishë e egër që Perëndimi i mori dy gjeni të violinës atë e birë”.

“Ky akt ia rëndoi shumë gjendjen Tedit, sepse duke u rritur e kuptoi që prej tij u bë e gjithë kjo punë. I internuan prindërit, por faktin që Enver Hoxha e nxori jashtë shtetit, e ndjente si tradhti ndaj tij dhe donte ta justifikonte. Ka qenë një periudhë shumë e trishtueshme edhe për të”, shprehet babai i virtuozit të mirënjohur, violinistit Tedi Papavrami.

Pendesa, Robert Papavramin, duket se e bren ende sot e rrëfimi duket se ia lehtëson pak ngarkesën e shpirtit. Aq sa, pavarësisht asaj çka la, apo asaj çka do të humbiste, nëse do të kthehej pas në kohë zgjedhja që do të bënte do të ishte tjetër.

Tedi Papavrami

“Nëse do të rikthehesha pas nuk do ta bëja kurrën e kurrës këtë, jo vetëm nga frika, por nga ideja që nëse shoku Enver do ta merrte vesh, që i ati i Tedit i bëri këtë punë, do të më rëndonte. Do të thoni që ja bëra të birit, Sokolit. E di, por atij i pata shkruar një letër dhe nuk më ka mbajtur inat, kemi ngelur miq siç kemi qenë gjithmonë. E ka kuptuar që atë punë e bëra për Tedin”, rrëfehet më tej, mjeshtëri i muzikës, Robert Papavrami.

Babai i violinës mes liceistëve, të cilët e shohin akoma edhe sot në këtë rikthim të tijin si një legjendë me të cilën mund të krenohen, duket  i rilindur, kur viziton shkollën, që dikur ka mësuar breza të tërë artistësh.  

“Liceu është transformuar në mënyrë radikale përsa i përket ndërtesës, luksit, mermerit, dyerve edhe nxënësve. Nuk kishte të bënte me liceun me xhama të thyer ku mësonin kalamajtë me pantofla nëpër korridore. Mirëpo niveli i atëhershëm ka qenë shumë i lartë. Unë kam qenë edhe kryetar i degës së Muzikës në atë kohë, edhe paraqitja ime e egër ka luajtur një rol shumë pozitiv, bashkë me të tjerët. Punonim shumë, prandaj ajo klimë justifikonte nivelin e mahnitshëm në nivel botëror”, shprehet Papavrami.

Për të Tirana, në këtë rikthim të rrallë të tijin i duket një tjetër qytet, ai e ndjen se është vendi ku do donte të ishte në këto vite të jetës së tij, mes miqve edhe kolegëve që ka pasur dikur.

Robert Papavrami

VIDEO Intervista e plotë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Flori: 22/10/2019 03:27

    KTHEHUNI NE SHQIPERI,,,SHQIPTARET JU DUAN DHE RESPEKTOJNE ,,KONTRIBONI PER SHQIPERINE,,,,KETU I KEMI RRENJET....KJO THIRRJE I BEHET TE GJITHE njerezve te mire....

    Përgjigju
    • @Flori: 22/10/2019 09:08

      Flori ishim aty u kthyem me dëshirën e madhe që ti edukonim fëmijët tanë në Shqipëri, dhe jo vetëm nuk u edukuan, por ju humbëm atyre vite fëmijërie që duhet ti kalonin si shoket e tyre në Europë. Zhgënjim total, rezultati pas 12 vjetësh stërmundim në Shqipëri kthim prap nga e para në emigrim. Shqipëria është vënd i mirë për ata që dinë të vjedhin dhe të ulin kokën para politikës që i shtyp me këmbë.

  • rroku: 21/10/2019 22:01

    Kjo eshte burreri, Robert Papavrami personalitet i larte....

    Përgjigju
  • Vlora: 21/10/2019 19:47

    Burrë i fisëm. Respekte!

    Përgjigju
  • Hajdari: 21/10/2019 17:50

    U komentua o hajdar analfabet osht e xanme.

    Përgjigju
    • alfred: 22/10/2019 15:46

      Ndjej respekt per kete njeri te punes qe edhe kur u ballafaqua me koleget e huaj ne France deshmoi qe niveli i tij i mesuesise ne violine ishte i nje niveli po aq te perparuar sa i shkollave me te mira ne fushen e violines. nje krenari e shkolles shqiptare te muzikes.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim