Ekskluzive- E plotë/ Saga 14 vjeçare e familjes Mohammadi në kërkim të vajzës

Somayeh Mohammady me origjinë iraniane ish banuese në Kanada është njëra prej 3.000 muxhahidinëve antarë të opozitës iraniane që mbërritën në Shqipëri, nga kampi Ashraf në Iran pas një marrëveshje të kryeministrit Rama me SHBA. Në verën e vitit 1997, ajo u largua nga Kanadaja dhe pasi udhëtoi në Shtetet e Bashkuara, mbërriti në qytetin Ashraf në Irak ku u vendos në kampin Ashraf. Atë kohë kjo lëvizje u krye me bekimin e babait të saj Mostafa Mohammadi gjë për të cilën ai më pas është penduar dhe nuk është ndalur asnjëherë për ta rikthyer Somayeh në gjirin e familjes.

Që prej Korrikut 2018 sëbashku me bashkëshorten Mahbube Hamza ata ndodhen në Tiranë për tu takuar me të bijën për të cilët thotë se po mbahet peng nga MEK. Ndërsa vetë MEK përmes disa reagimeve është shprehur se Mostafa Mohammadi është sjellë nga shërbimi sekret i Iranit për të diskredituar ata. Shqiptarja.com për momentin e ka të vështirë të vërtetojë vërtetësinë e këtyre akuzave të ndërsjellta mes babait të Somayeh Mohammady dhe MEK nga ana tjetër. Por duke bashkëpunuar me gazetarë kanadez njohës dhe raportues të kësaj cështje atje ku ka nisur kjo histori, do të publikojë një seri shkrimesh për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje e cila mbart dimensionin human të një familje e cila kërkon të takoj vajzën dhe nga ana tjetër të një organizate si MEK e cila me fanatizëm kërkon të mbaj fort pas vetes mbështetësit e vet, siç konsiderohet Someyeh.

Somayeh Mohammady

Emri i muxhahidines Somayeh Mohammady për herë të parë u mësua nga opinioni publik në fund të Qershorit kur në vendin tonë mbërritën prindërit Mostafa Mohammadi dhe nëna Mahbube Hamza. Kërkesa e tyre për tu takuar me të bijën ngjalli polemika të forta me organizatën MEK tashmë e stacionuar në kampin e Manzës. Sipas tyre Mostafa Mohammadi është një agjent i dërguar nga Irani kurse ai u përgjigj se MEK është duke i mbajtur peng të bijën.

Një mori letrash janë dërguar nga Mostafa Mohammadi për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Fatmir Xhafaj madje duke drejtuar epele të forta edhe në media ku kërkohet ndihmë për tu takuar me të bijën Somayeh Mohammady. Nuk ka munguar edhe një kallëzim penal në Policinë e Durrësit për atë që ai pretendon se ka ndodhur një peng marrje e të bijës. Rezultatet e hetimit për këtë kallëzim nuk dihen ende nëse janë aktive apo çështja kallëzimit është pushuar. I ngjan një sage të vërtetë e denjë për skenar filmash Hollivudian e cila nuk ka nisur në Shqipëri në Qershor 2018.

Somayeh Mohammady me babain e saj

Shqiptarja.com ka mundur të sigurojë disa dokumente që tregojnë se saga për ta kthyer Somayes në gjirin e familjes ka nisur në Kanada që në vitin 2004. Fillimisht ka qenë Somayes ajo e cila i ka dërguar një letër autoriteteve kanadaze për ti mundësuar kthimin nga kampi Ashraf në Irak ku ajo kishte shkruar me bekimin e të jatit Mostafa me qëllim bërjen e praktikës. Letra e siguruar nga Shqiptarja.com mban datën 17 Tetor 2004 dhe është botuar në median kanadeze dy vite më pas në kuadër të seri shkrimesh investigative për të. Kjo letër është publikuar në median kanadaze nën titullin “Letër nga Kampi Ashraf”.

Somayeh nga Kampi Ashraf në Irak. Dua të kthehem në Kanada

Somayeh Mohammady në këtë letër shkruan:

“Përshëndetje ambasadës dhe qeverisë së Kanadasë.  Firmëtarja e kësaj letre Somayeh Mohammady, mbajtëse e pasaportës me numër RC009592 lëshuar në Kanada, e bija e Mustafa Mohammady, ju drejtohet me një lutje për të bërë të mundur, në mundësinë tuaj të parë rikthimin tim në vendin tim të vjetër Kanada ku unë u shkollova, mësova dhe jetoja me familjen. E gjithë familja ime jeton atje. Babai, nëna, vëllai, motra dhe pjesa tjetër e familjes përfshi xhaxhain…Dëshiroj shumë të më ndihmoni. Unë kam dorëzuar aplikimin për shtetësi tek qeveria Kanadasë përpara gjashtë muajve dhe kërkoj ndihmë të më ktheni në Kanada, por fatkeqësisht duket se nuk ka asnjë përgjigje. Gjithsesi unë e di që Kanadaja tregon shumë kujdes për të drejtat e njeriut  dhe vlerat e qytetarëve të saj në mënyrë maksimale. Unë isha refugjate në Kanada prej katër vitesh ku plotësova aplikimin për nënshtetësi por nuk munda të marrë nënshtetësinë përpara se të vija këtu. Kur unë u mundova të kthehem nuk e kisha të mundur pasi nuk kam pasaportë të vlefshme dhe ishte e pamundur po ashtu të kontaktoja me familjen. Tani babai im e pati mundësinë të vinte tek unë për të më parë ku ishin edhe përfaqësues nga qeveria e Kanadasë përpara gjashtë muajve.  Unë munda ti tregoj atyre për kërkesën time po ashtu i  tregova babait që ai mund të përcillte kërkesën time për tu rikthyer në gjirin e familjes.  Shumë shumë faleminderit.

Letra e datës 17 Tetor 2004 dërguar ambasadës së Kanadasë në Jordani mban firmën e  Somayeh Mohammady. (Letra për herë të parë është botuar nga gazetën kanadeze National Post).


( Kliko këtu ) për vendimin e plotë të gjykatës të dërguar nga Somayeh Mohammady autoriteteve kanadeze që të kthehej nga kampi në Irak në Kanada

Si dhe pse Kanadaja i refuzoi nënshtetësinë Somayeh?

Dëshira e shprehur në këtë letër nga Somayeh Mohammady për tu kthyer në Kanada pranë familjes nuk u realizua asnjëherë. Por përse qeveria e Kanadasë nuk e mori seriozisht kërkesën e saj në një kohë kur ajo kishte jetuar atje dhe kishte aplikuar për nënshtetësi kanadeze? Përgjigjen e kësaj pyetje e jep ky vendim i Gjykatës Federale në Toronto që mban datën 29.02.2008 kopje të cilit disponohet nga Shqiptarja .com

Çështja mban emrin Mohammady v. Canada (Shtetësia dhe Emigracioni) ku si palë janë Somayeh Mohammady dhe Ministri për Shtetësinë dhe Emigracionin.   Somayeh Mohammady përmes këtij procesi kërkonte rishikim të vendimit të marrë nga Bordi Emigracionit dhe Refugjatëve/Divizioni Apeleve më datë 19 Shtator 2006 duke mos pranuar apelin e saj ndaj vendimit të Oficeri i Vizave që thoshte se ajo nuk ka të drejtë të pajiset me dokument udhëtimi pasi aplikantja nuk kishte përmbushur kushtet e rezidencës po ashtu edhe ato humanitare. Oficeri i Vizave thekson se ajo kishte thyer kushtet e rezidencës të dakortësuara kur kishte kërkuar azil në Kanada në vitin 1994.

Gjyqi në apel

Përfaqësuesi i qeverisë së Kanadasë në këtë proces i tha gjyktaës se: “Somayeh Mohammady është shtetase iraniane e cila ka hyrë në Kanada në vitin 1994 në bazë të Konventës së Refugjatëve bashkë më familjen. Në verën e vitit 1997, ajo u largua nga Kanadaja dhe pasi udhëtoi në Shtetet e Bashkuara, mbërriti në qytetin Ashraf në Irak ku u vendos në kampin Ashraf. Kampi Ashraf ishte një kamp ushtarak për Muxhahidinët e Popullit ("MEK"). Prindërit e saj kontaktuan me autoritetet kanadeze në 2004, duke kërkuar ndihmë për të komunikuar me vajzën e tyre. Ajo fillimisht kishte kontakte me MEK ndërsa jetonte në Toronto me familjen e saj. Sipas dëshmisë së babait të saj para IAD, familja kishte marrë pjesë në qendrën e Muxhahidinëve dhe kishte marrë pjesë në aktivitetet e saj. Babai i saj dëshmoi se ai mendonte se Kampi Ashraf në Irak ofroi një program seminaresh për studentët dhe që ai mendonte se e bija  do të kthehej pas asaj periudhe. Ai nuk ka kontaktuar autoritetet kanadeze kur ajo nuk u kthye pas një muaji dhe në të vërtetë, i dërgoi vëllain e saj në kamp në vitin 1999. Një nga hallat e saj kishte qenë anëtare e MEK-ut në Kampin Ashraf; ajo u vra në luftime në vitin 1988.

Vëllai i Samayes dëshmoi përpara IAD dhe tha se ai ishte ndaluar në kamp. Ai u largua nga MEK në kampin ushtarak amerikan në Ashraf dhe u kthye në Kanada në dhjetor 2004. Babai i Samayes nuk kërkoi ndihmë nga autoritetet kanadeze, lidhur me komunikimin me vajzën e tij deri në vitin 2004.  IAD zbuloi nga dëshmia e babait, se ai nuk ishte në dijeni për abuzimet e të drejtave të njeriut në kamp para asaj kohe, për të qenë i besueshëm. IAD gjithashtu pranoi dëshminë se prindërit e Parashtruesit vizituan jashtë shtetit në fillim të vitit 2002 dhe përpjekjet që nga viti 2003 e më tej të vizitojnë fëmijët në kampin Ashraf, me qëllim që të lehtësojnë kthimin e tyre në Kanada.

Aplikuesi dëshmoi para IAD nëpërmjet telekonferencës. Ajo dëshmoi se ajo ishte bashkuar vullnetarisht në MEK dhe se ajo dëshironte të qëndronte me ta. Kërkuesja e këtij apeli argumenton se IAD gaboi, në vlerësimin e ankesës së saj në baza humanitare, duke injoruar provat lidhur me qëllimet e saj në lidhje me qëndrimin e saj në Kampin Ashraf dhe më tej, duke injoruar dokumentacionin specifik që mbështeti provat e dëshmitarëve para IAD se ajo nuk arriti të kthehej në Kanada brenda periudhës së kërkuar sepse ajo u mbajt kundër vullnetit të saj në Kampin Ashraf.

Ne si palë e paditur themi se DAP ka konsideruar si duhet provat para saj, duke përfshirë edhe dëshmitë e parashtruesit. Ai argumenton se nuk ka dëshmi se Aplikanti ishte subjekt i kontrollit të mendjes ose nuk ishte në gjendje të ushtronte vullnetin e lirë për të vendosur të largohej nga Kampi. Ai pohon se provat e veta të parashtruesit janë treguesi më i mirë i qëllimeve të saj dhe në provën e saj para IAD, ajo tha se dëshironte të qëndronte në kamp. "Për më tepër, Pala përgjegjëse vëren se për sa i përket vlerësimit psikologjik të parashtruesit, nuk ka dëshmi se kjo nuk mund të kryhej në Kamp”.

Gjykatësja Madam Justice Heneghan e rrëzoi kërkesën e Somayeh Mohammady duke i mbyllur duart për tu rikthyer në Kanada gjë e cila bëri që ajo të vijoj së jetuari në Irak deri në  mbërritjen në Shqipëri.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë