TIRANE- Sali Berisha u paraqit sot në orën 10:00 në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë dhënë nga Apeli i GJKKO-së. Ndonëse ishte kërkuar mobilizimi i militantëve, nga pamjet me dron që sjell Report Tv dhe Shqiptarja.com duket që pjesëmarrja është shumë më e ulët se herën e kaluar.
Report Tv dhe Shqiptarja.com siguroi dje mesazhin që u ishte drejtuar strukturave duke u kërkuar që sot, 20 janar, të mblidheshin sërish në SPAK teksa Berisha do paraqitet në zbatim të masës së sigurisë të caktuar ndaj tij.
“Dita e hënë është data e radhës e përcaktuar për t'u paraqitur Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, në SKAP. Ndaj, në orën 9:30, përsëri të gjithë në protestë përpara SKAP-it, si vegël në duar të Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Faleminderit”, thuhej në mesazhin e ndarë për strukturat e PD.
Lajmi kryesor: