Kalvari i përpjekjeve për tu kthyer shëndoshë e mirë në shtëpi, mori fund, për aktivistin Baki Goxhaj. Në një rrëfim ekskluziv për Report Tv, sapo shkelën në tokën shqiptare, babai i dy fëmijëve, tregon dhunën dhe poshtërimin që i bënë forcat izraelite pasi i ndërprenë në mes misionin për të çuar ndihma në Gaza. Baki Goxhaj thotë se ishte mes qindra aktivistëve të tjerë të Flotijës, kur ministri izraelit Ben-Gvir i tall teksa qëndrojnë kokë-poshtë.

***

Një përqafim në lot e me një heshtje të rëndë, që mbart peshën e një konflikti të tërë. Përballë njëri-tjetrit, një izraelit sot aktivist pro Palestinës, dhe një shqiptar që shfaq gjurmët e ushtrisë izraelite që e kishte burgosur dhe poshtëruar. Ky ishte përqafimi i parë, i thjeshtë e njerëzor që e priti Baki Goxhajn sapo zbriti në tokën shqiptare, pas tmerrit që kaloi kur bashkë me aktivistë të tjerë nga Europa, u ndaluan nga forcat izraelite në ujëra ndërkombëtarë në Mesdhe.

Momenti kur Baki Goxhaj takohet me aktivistin izraelit 

Me shallin simbol të rezistencës palestineze, aktivisti vlonjat Baki Goxhaj tregoi se u nis në misionin e pamundur  të flotijës “Sumud” vetëm me një aplikim online. Përpjekjet për të çarë rrethimin izraelit për të dërguar ndihma humanitare në Gaza, rezultuan të pamundura.

 “Ne ishim në ujëra ndërkombëtarë në Mesdhe kur pamë disa anije të mëdha në horizont dhe dy skafe të fuqishëm duke u afruar rreth anijes tonë. Me gjithë përpjekjen tonë për t'ju larguar nuk ishte e mundur që t'u shpëtoje. Kështu që duke u afruar na kërcënuan duke qëlluar me armë, nuk e di ishin plumba të vërtetë apo plumba gome drejt anijes tonë. U detyruam të ndalonim. Hipën në anije, na lidhën duart të gjithëve. Mua çuditërisht më lidhën edhe sytë sepse isha një çik i zëshëm duke u kërkuar të më lironin fashetat se më kish më i kishin shtrënguar duart shumë. Aty pastaj na morën zvarrë, na çuan në një anije të madhe të sajuar si burg me anë me formë kontejnerësh ku kemi ndenjur për dy ditë e dy netë si bagëti sheshit dhe të dhunuar. Në anije kemi pasur ujë për të pirë mjaftueshëm dhe ushqim, ca bukë të thatë dy ditë e dy net”, tregon Baki Goxhaj.

Ekskluzivisht për Report Tv, Baki Goxhaj, tregon mes një gjendje të ngarkuar emocionale, se ishte mes aktivistëve të përbuzur nga ministri izraelit i Sigurisë Itamar Ben Gvir, pamje që tronditën botën.

“Unë kam qenë aty në ato çaste isha në një nga cepet. E kam parë ministrin izraelit Ben gvir me sytë e mi. Kam dëgjuar vajzën që tha Free Palestine, jo shumë larg meje e cila pastaj u dhunua më mbrapa. Kam qenë prezent dhe e kam parë gjithë skenën me sytë e mi”, tregon ai.

Goxhaj tregoi edhe momentin kur tre ushtarë izraelitë e dhunuan ndërsa priste të dilte nga anija.

“Dhuna dhe poshtërimi ishin kryefjala e kësaj marrje peng ka qenë në çdo hallkë që ne përballeshim me ushtarët, qëlloheshim, poshtëroheshim gjithë kohës e kemi qenë me kokën poshtë. Ushtarët bëheshin grup dhe godisnin rrihnin në grup aktivistët. Këtë e pata dhe unë fatkeqësisht, ku tre ushtarë duke dalë nga anija për në port, më mbajtën në fund dhe më dhunuan në gru”, vijon ai.

Lotët nuk i mbajti kur foli për krenarinë që ndjen edhe pse misioni humanitar dështoi.

“Ndihem shumë krenar që isha pjesë që provova një pjesëz të dhunës që palestinezët provojnë çdo ditë. Nuk dua të jem jem pjesë e një bote ku genocidi është normal”, thekson ai.

Për rikthimin e 428 aktivistëve, të cilët prej 48 orësh mbaheshin në Izrael nga forcat e sigurisë, Turqia ndërmori operacione speciale duke i transferuar në Stamboll.

Në Tiranë, Baki Goxhaj mbërriti rreth orës 10:00, por përqafimin e parë me dy fëmijët dhe bashkëshorten e tij, iu desh ta bëjë pas 2 orëve qëndrim në komisariatin e Rinasit.

Intervista e plotë e Baki Goxhajt për gazetarin e Report Tv, Isa Myzyraj

Kush është Baki Goxhaj nga vjen dhe pse u niset në një mision kaq të vështirë dhe pothuajse të pamundur?

Baki Goxhaj: Unë jam nga Vlora dhe vitet e fundit jam angazhuar si aktivist për çështjen palestineze për t'i dhënë fund gjenocidit që ndodh në Gaza dhe për një zgjidhje përfundimtare të çështjes palestineze që po vete tani 80 vjet një plagë e hapur në botën moderne.

Si arritët të kontaktoni me aktivistin me gjithë aktivistët nga e gjithë bota përpara se të nisenit me anije drejt Gazës?

Baki Goxhaj: Organizata që ë merret me organizimin e këtij misioni është online dhe ka formular aplikimi për t'u bërë pjesëtar i flotilës dhe unë nëpërmjet formularit të aplikimit u vura në kontakt me ta dhe ndoqa gjithë procedurat e përzgjedhjes për t'u bërë pjesë e flotilës së sivjetshme.

Kur u nisët nga Evropa , cila ishte data që jeni nisur?

Baki Goxhaj: Fatkeqësisht datën nuk e mbaj mend, por po flasim rreth 10 ditë më parë.

A mund të na shpjegoni më çastet e arrestimit nga forcat izraelite?

Baki Goxhaj: Ne ishim në ujëra ndërkombëtarë në Mesdhe kur pamë disa anije të mëdha në horizont dhe dy skafe të fuqishëm duke u afruar rreth anijes tonë. Me gjithë përpjekjen tonë për t'ju larguar nuk ishte e mundur që t'u shpëtoje. Kështu që duke u afruar na kërcënuan duke qëlluar me armë, nuk e di ishin plumba të vërtetë apo plumba gome drejt anijes tonë. U detyruam të ndalonim. Hipën në anije, na lidhën duart të gjithëve. Mua çuditërisht më lidhën edhe sytë sepse isha një çik i zëshëm duke u kërkuar të më lironin fashetat se më kish më i kishin shtrënguar duart shumë. Aty pastaj na morën zvarrë, na çuan në një anije të madhe të sajuar si burg me anë me formë kontejnerësh ku kemi ndenjur për dy ditë e dy netë si bagëti sheshit dhe të dhunuar. Në anije kemi pasur ujë për të pirë mjaftueshëm dhe ushqim, ca bukë të thatë dy ditë e dy net.

Pamjet e ministrit të mbrojtjes izraelit teksa ka vizituar të burgosurit kanë shkaktuar revoltë në të gjithë globin dhe është dënuar nga dhjetëra udhëheqës ndërkombëtarë. Keni qenë ato çaste në atë aty kur ministri i mbrojtjes Izraelit ka ardhur?

Baki Goxhaj: Unë kam qenë aty në ato çaste isha ndonjëri nga cepet. E kam parë ministrin izraelit Bengvir me sytë e mi. Kam dëgjuar vajzën që tha Free Palestine, jo shumë larg meje e cila pastaj u dhunua më mbrapa. Kam qenë prezent dhe e kam parë gjithë skenën me syt e mi. Me sa mundeshe sepse ne ishim të gjithë me kokë poshtë nuk na lejonin që të ngrinim kokën.

Aktivistët e tjerë nga Evropa kanë pretenduar për dhunë dhe trajtim çnjerëzor. Ju keni parë dhunë ndaj aktivistëve ose vetë jeni përballur me dhunë nga forcat izraelite?

Dhuna dhe poshtërimi ishin kryefjala e kësaj marrje peng ka qenë në çdo hallkë që ne përballeshim me ushtarët, qëlloheshim, poshtëroheshim gjithë kohë se kemi qenë me kokën poshtë. Kur them me kokën poshtë, përveç që nuk e ngrije dot kokën nëse ti bëje pakë rezistencë, koka përfundonte në tokë me gjurin mbi kokë siç mua më ndodhi në një rast. Gjithashtu në momente kur nuk kishte sy të tjerë njerëzish, ushtarët bëheshin grup dhe godisnin rrihnin në grup aktivistët. Këtë e pata dhe unë fatkeqësisht, ku tre ushtarë duke dalë nga anija për në port, më mbajtën në fund dhe më dhunuan në grup.

Kur jeni nisur për në Turqi dhe pastaj drejt Shqipërisë?

Në Turqi u nisim dje nga dreka kam përshtypjen dhe pjesën tjetër të kohës kemi qenë në aeroportin e Turqisë ku më priti konsulli shqiptar në Stamboll bashkë me stafin e vet të cilët i falënderoj jashtë mase sepse kanë dalë mbi përgjegjësit që u kërkon ligji dhe më kanë shoqëruar në çdo hallkë. Jam ndjerë shumë i ledhatuar nga konsulli dhe stafi i tij në Turqi Prandaj i falenderoj.

Më shumë ndiheni krenar që u nise në këtë mision apo i lënduar që nuk arrite të përfundoje misionin të cilin ishe nisur?

Ndihem shumë krenar që isha pjesë që provova një pjesëz të dhunës që palestinezët provojnë çdo ditë. Nuk dua të jem jem pjesë e një bote ku gjenocidi është normal dhe nuk dua të rris fëmijët e mi në një botë ku gjenocidi ndaj fëmijëve të tjerë është normal. Prandaj ndihem shumë krenar që isha në këtë në këtë mision. Edhe pse synimi parësor i misionit dështoi, që është hapja e një korridori humanitar. Synimi dytësor që është rritja e solidaritetit me popullin e Gazës dhe rritja e vetëdijes botërore për çështjen për këtë plagë të hapur në botën tonë ishte i suksesshëm. Kështu që le të themi ky mund ja vlejti

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:09
U torturua nga forcat izraelite/ ‘O ba a ta shoh pak dorën’, momenti prekës i takimit të aktivistit shqiptar me fëmijët (VIDEO)

 

Baki Goxhaj është takuar me dy fëmijët e tij dhe bashkëshorten sapo ka shkelur në tokën shqiptare. Që nga momenti që ai është ndaluar nga autoritetet izraelite në ujërat ndërkombëtare, ai nuk ka pasur më kontakt me familjarët.

Pyetja që fëmijët i bënë sapo e takuan, ishte se me çfarë ishte kthyer në Shqipëri dhe se ku e kishte telefonin. Përgjigja e tij ishte “Telefoni përfundoi në det. E hodha vetë”, ndërsa kurioziteti i fëmijëve nuk u ndal me aq.

Ata i kërkuan që t’i shihnin duart, ku me gjasë kanë vërejtur shenja të dhunës që ka pësuar nga ushtarët izraelitë apo nga mbajtja lidhur që kur e zbritën nga flotilja ‘Sumud’ së bashku me aktivistët e tjerë, ashtu siç dhe rrëfeu në intervistën për Report Tv.

Ora 12:49
U torturua nga ushtria në Izrael, Baki Goxhaj përqafohet mes lotësh me aktivistin izraelit kur mbërrin në Shqipëri (VIDEO)

 

Një grup aktivistësh e familjarë e pritën Baki Goxhajn në aeroportin e Rinasit mes tyre dhe një izraelit me të cilin u përqafua mes lotësh.

Goxhaj u ndalua nga autoritetet izraelite në ujërat ndërkombëtare pjesë e flotiljes ‘Sumud’ e nisur për në Gaza me një mision humanitar. Për Report Tv, Baki Goxhaj rrëfeu torturat çnjerëzore nga ushtarët izraelitë, të cilët dhunonin në grup aktivistët.

Ora 12:34
Aktivisti Goxhaj për Report Tv: Ushtarët izraelitë na morën zvarrë, na trajtuan si bagëti në anije! Na dhanë vetëm ujë e bukë të thatë (VIDEO)

 

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, u ndalua nga ushtria izraelite në ujërat ndërkombëtare teksa ishte pjesë e flotijes ‘Sumud’ e nisur për në Gaza me mision humanitar. Goxhaj për Report Tv ka rrëfyer momentin e ndalimit nga autoritetet izraelite dhe trajtimin çnjerëzor që i janë bërë atij dhe aktivistëve të tjerë.

Baki Goxhaj thotë se janë tërhequr zvarrë nga anijet e tyre dhe janë hipur në një tjetër ku janë mbajtur të mbyllur për 2 ditë e 2 netë, të trajtuar si bagëti ndërsa u është dhënë vetëm ujë dhe bukë thatë për të konsumuar.

“Ne ishim në ujëra ndërkombëtare kur pamë disa anije të mëdha dhe dy skafe të fuqishëm që po afroheshin. Pavarësisht përpjekjeve për t’u larguar, nuk ishte e mundur. Duke u afruar, na kërcënuan dhe qëlluan me armë; nuk e di nëse ishin plumba të vërtetë.

Hipën në anije, na lidhën duart të gjithëve; mua më lidhën edhe sytë, sepse isha pak i zëshëm duke kërkuar të na lironin. Na morën zvarrë dhe na çuan në një anije të madhe të sajuar me kontejnerë, ku kemi qëndruar 2 ditë e 2 net si bagëti. Në anije kishim vetëm ujë për të pirë dhe bukë të thatë”, tha Goxhaj.

Ora 12:34
‘Ky mund ia vlejti’, aktivisti shqiptar mes lotësh pas kthimit në Shqipëri: Nuk dua të rris fëmijët e mi e në një botë ku gjenocidi është normal (VIDEO)

 

Mes lotësh ishte kthimi i aktivistit shqiptar Baki Goxhaj në Shqipëri, pasi u ndalua nga ushtarët izraelitë, të cilët edhe e kanë dhunuar. Për Report Tv ai tha se nuk dëshiron që fëmijët e tij t’i rrisë në një botë ku gjenocidi ndaj fëmijëve të tjerë është normal

“Ndihem krenar që isha pjesë që provova një pjesëz, të dhunës që palestinezët provojnë çdo ditë. Nuk dua të rris fëmijët e mi e në një botë ku gjenocidi ndaj fëmijëve të tjerë është normal. Jam krenar që isha në këtë mision edhe pse synimi parësor i misionit dështoi, hapja e një korridori humanitar. Synimi dytësor, rritja e solidaritet me popullin Gazës dhe rritja e vetëdijes për këtë plagë të hapur në botën tonë, ishte i suksesshëm. Ky mund ia vlejti”, tha ai.

Ora 12:26
U ndalua nga Izraeli, aktivisti Goxhaj për Report Tv: U dhunova nga 3 ushtarë duke dalë nga anija, nëse bëje rezistencë, koka të përfundonte në tokë (VIDEO)

 

Aktivisti Baki Goxhaj që u ndalua nga Izraeli, flet ekskluzivisht për Report Tv pas mbërritjes në Shqipëri. Ai tregon se i u dhunua nga 3 ushtarë ndërsa po zbrisnin nga anija. Nëse bëje rezistencë, Baki Goxhaj thotë se ushtarët izraelitë ushtronin dhunë, bëheshin grup dhe i rrihnin aktivistët.

“Dhuna dhe poshtërimi ishte kryefjala e kësaj marrje peng. Në çdo përballje me ushtarët, qëlloheshim poshtëroheshim, kemi qenë gjithë kohën me kokën poshtë, nëse ti bëjë pak rezistencë, koka përfundonte në tokë. Siç mua më ndodhi një rast. Në momentin që nuk kishte sy të tjerë njerëzish, ushtarët bëheshin në grup dhe rrihnin aktivistët. Tre ushtarë duke dalë nga anija, më mbajtën në fund dhe më dhunuan në grup.  Në Turqi u nisëm dje nga dreka dhe pjesë tjetër të kohës kemi qenë në aeroportin e Turqisë, ku më priti konsulli shqiptar në Stamboll, bashkë me stafin e vet”, tha Goxhaj për Report Tv.

SI.E./A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 22/05/2026 19:43

    TE KISHIN VRARE ME MIRE..TALEBAN..FYRYRE-QEN....

    Përgjigju
  • Mira: 22/05/2026 19:17

    Mirë me aq thuaj. Nuk mund të mohosh kufinjtë e një shteti dhe mendosh se do të presin me lule në dorë.

    Përgjigju
  • Niku: 22/05/2026 17:40

    Pak te paskan bere. Cfare dreqin doje atje? Kujdes shallin. Taleban

    Përgjigju
  • Goxh budallaj: 22/05/2026 15:03

    Kujton Goxhaj se eshte ne Himare dhe ben cte duash ! ne Israel te japin ate cka kerkon. Paske shpetuar mire o rrote Kari ahaha

    Përgjigju
  • Baki terroristi: 22/05/2026 14:34

    Po theve ligjet e antiterrorit te Izraelit, si terrorist do trajtohesh o qyqar. Me vjen inat per taksat e mia qe ikin per ti sherbyer ketij maskarai

    Përgjigju
  • Tutu: 22/05/2026 14:29

    Gjithe patronazhistet e Edi Rames ne sulm per te mbrojtur Izraelin… ai zotria nuk shkoi te luftoje ne Gaza po te dihmoje njerzit e uritur qe Izraeli po ben genocidin me te madh … duke vrare femije dhe lene njerzit te vdesin urie.. nje shtet i rregullt nuk sulmon civilet pa kriter por zbaton rregullat e luftes.. po cifutet nuk e njofin njerzilkekun.. nuk eshte e gjithe Palestina Hamas…

    Përgjigju
  • A...Zzh: 22/05/2026 14:26

    Ky nuk meriton hapesire ne kete media!

    Përgjigju
    • Tani: 22/05/2026 14:59

      Nje person qe rrezikon jeten per te tjeret meriton çdo hapesire ne media. Ju qe nuk ndihmoni as nenen tuaj nuk meritoni hapesire

  • Sinqeriteti: 22/05/2026 13:52

    Telefonin pse e hodhe ne det kur ishe aq njeri i paqes dhe i zotit?! Ti je taleban pis muti,pse nuk protestove qe palestina te njoh kosoven? Yyyt fshatar muti i talebanizuar.

    Përgjigju
    • @beni: 22/05/2026 15:19

      O Beni ti nuk e di qe KM i Palestines vajti ne serbi e i tha Vucicit Kosova eshte pjese e serbise dhe ne skemi per ta njohur kurrë Kosoven si shtet !!!

    • Beni: 22/05/2026 14:25

      Kurse ti je nje hale cifute dhe nje mbeturine

    • Genci: 22/05/2026 14:17

      Fiks ja ke thene, ca lidhje krmi ne me talebanet! Qe pellisnin pro serbise

  • Shqiptari: 22/05/2026 13:52

    Baki, çkërkon zotrote në Izrael? Çfarë pritët ju, se do u prisnin me llokume ata? Tani edhe ngacmoni folenë e grerëzave dhe ankoheni prej tyre.

    Përgjigju
    • Tani: 22/05/2026 15:01

      U nis ne ne Izrael por ne Gaza qe eshte Palestine dhe izraeli nuk ka asnje te drejte te bllokoje njerez ne ujra nderkombtare, jane bazat e ligjit nderkombtar qe vlejn per te gjjthe perveq ketij shteti

  • Lora: 22/05/2026 13:27

    Komentet nga shqiptaret me tolerance- njeri tjetrin se duam por duam te na doje bota

    Përgjigju
  • Qori: 22/05/2026 13:25

    Islamisti Baki,morri ate qe meriton,ai dhe shoket ttij islamike!

    Përgjigju
  • Ermal: 22/05/2026 13:11

    Ca i jepni kaq rendesi ketij kamikazit, sikur ka bere ndonje heroizem? Keta shperdorojne fondet e donatoreve duke paguar anije dhe rrogat e tyre, ne vend qe ti dergojne fondet e mbledhura te ato organizata humanitare qe shperndajne ndihma ne Gaza

    Përgjigju
  • Goni: 22/05/2026 12:50

    Mir ta kan bo ... cdo ti atje apo tka hum nana e baba ne palestin ne nje vend qe snjef pavarsin e kosoves.... kan ber gabim qe kan sjell te kishin hedh ne palestin .

    Përgjigju
  • Besnik: 22/05/2026 12:32

    Po pse çfarë prisje ti të prisnin me lule .

    Përgjigju
  • Ta rras Bulba: 22/05/2026 12:20

    me shall HAMAS?! jeni te sigurt qe eshte Shqiptar?!

    Përgjigju
    • Rauli: 22/05/2026 13:53

      Po Hamasi i la derguar atje. Si mendon ti? Luhet para e madhe me kete Palestinen. Po mjere populli i thjeshte thuaj.

  • Sondazhi i ditës: 22 Maj, 10:19

    Pas miratimit të raportit nga Këshilli, mendoni se do realizohet objektivi BE 2030?