Ekskluzive/ Vrasja e Nikulajt, anglezi s’u regjistrua me emër në hotel, u identifikua nga tërheqja e parave në bankë! Pistoleta 'TT' e hedhur në Drin, RENEA 2 ditë kërkime (VIDEO)

Harry Simpson njëri prej shtetasve anglez që tashmë është shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, ishte personi i parë që u dyshua të kishte lidhje me këtë krim. Ky person ka hyrë në Shqipëri me 5 ditë para ngjarjes me 14-prill dhe ka qëndruar në zonën turistike të Shëngjinit duke mbajtur nën vëzhgim viktimën.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë rezulton të jetë marrë në aeroportin e Rinasit nga shtetasi Edmond Haxhia, i cili sipas policisë rezulton të jetë porositësi, financuese dhe organizatori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Haxhia e ka sjellë anglezin deri në qendër të Shëngjinit dhe aty ka marrë një taksi që e ka çuar deri tek hoteli.

Gjatë akomodimit në hotel ai është treguar i kujdesshëm, duke mbajtur kapele dhe duke mos u regjistruar me emër në recepsion me pretendimin se kishte harruar mjetin e identifikimit në mjetin e mikut të tij shqiptar që e kishte marrë në aeroportin e Rinasit, ndërsa ishte paraqitur si turist duke bërë dhe plazh. Në momentin e ngjarjes ai ka qene brenda lokalit të viktimës dhe menjëherë ka shkuar tek hoteli ku ishte akomoduar duke treguar atë çfarë kishte ndodhur dhe pas konsumimit të një birre ka marrë rrobat dhe është larguar me një taxi drejt aeroportit të Rinasit nga ku udhëtuar më pas drejt Londrës.

Shtetasi anglez Harry Simpson për të cilin u krijuan që në fillim dyshime si i përfshirë në ngjarje në rolin e informatorit, u arrit të identifikohet nga pagesa që kishte bërë në hotel përmes tërheqjes së parave nga banka, ndërsa të njëjtën mënyre ka vepruar dhe në dy hotele të tjera që ka qëndruar duke mos u regjistruar.

Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj mesditën e 19-prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin u arrit të zbardhet në harkun kohor të 1 jave dhe për këtë ngjarjes janë shpallur në kërkim 1 shtetas portugez në rolin e ekzekutorit, 1 shqiptaro-britanik në rolin e organizatorit dhe financuesi dhe 4 anglez përfshire dhe një femër si bashkëpunetor në këtë krim që dyshohet të ketë ndodhur për gjakmarrjes.

Të shpallur në kërkim nga policia:

Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik (porositësi dhe financuesi i atentatit)

Ruben Saraiva (ekzekutori portugez)

Harry Simson, shtetas britanik

Harriet Bridgeman, shtetase britanike

Thomas Mithan, shtetas britanik

Steven Hunt, shtetas britanik (shfaqet në kamerat e sigurisë teksa vëzhgon lëvizjet e Nikulajt)

4 britanikët Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, portugezi Ruben Saravia dhe Edmond Haxhia akuzohen për “Vrasje për Gjakmarrje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:34
‘Ten lekë benzinë’, zbulohen fjalët e portugezit kur ndaloi në karburant! Ja lëvizjet e ekzekutorit para dhe pas vrasjes të Ardian Nikulajt

Dy ditë para se të shtinte 7 herë drejt Ardian Nikulajt, brenda lokalit të tij “Coral” në Lezhë, portugezi Ruben Saraiva është fiksuar duke lëvizur me motorin që u përdor në të njëjtën ngjarje për t’u larguar në rrugën nga fshati Balldre, në drejtim të Lezhës e më pas drejt Shëngjinit, teksa ka qëndruar për disa orë të pasdites duke vëzhguar dhe është kthyer sërish me po të njëjtin itinerar.

Vëzhgimi drejt “Coral” është bërë edhe një ditë më vonë, por kësaj here më gjatë, për 9 orë me radhë dhe është kthyer. Në ditën e ngjarjes, itenerari që shihet në pamjet e kamerave të sigurisë është i njëjtë, përveçse rreth orës 11:30, Ruben Saraiva ka ndaluar në një karburant për të furnizuar motorin. Ai ka komunikuar në shqip me punonjësit e karburantit duke u thënë: “Ten lekë benzinë”, ndërsa pasi ka marrë kusurin është larguar.

Vetëm 10 minuta para se të qëllonte brenda lokalit “Coral” ai është fiksuar nga kamerat në të njëjtin vend që kishte qëndruar 2 ditët e fundit pranë kompleksit “Bardh e Blu”. Ndërkohë, pamje të bollshme hetuesit kanë siguruar edhe për katër britanikët që hyjnë e dalin nëpër hotel dhe qëndrojnë në bar. Njëri prej tyre, Harry Simson, ka qëndruar gjithë ditën në lokal, duke pirë birra dhe luajtur bilardo, deri pasi është vrarë Ardian Nikulaj.

Gjatë kësaj kohe komunikimet e tij janë të vazhdueshme ne celular, ndërsa mendohet se kontakti i tij direkt ka qenë me autorin e vrasjes, Ruben Saraiva. Në pamjet e kamerave duket se ka përputhje të komunikimeve që dy burrat kryejnë në celular në të njëjtën kohë, për të njoftuar se viktima ishte brenda. Pasi Saraiva kreu detyrën që kishte marrë përsipër, Harry Simson është larguar drejt hotelit të tij dhe më pas direkt drejt Rinasit.

Ora 15:01
Me flokë të gjata, të kapur gjysmë bisht, del një foto e re e ekzekutorit të Ardian Nikulajt

1682686784_rubensaraiva.jpg

Del një foto e re e ekzekutorit të Ardian Nikulajt. Në këtë foto krijohet një imazh i ri i vrasësit, i cili është identifikuar si Ruben Saraiva, portugez.

Ora 12:55
Report Tv sjell pamje nga kulla e Edmond Haxhisë ku ishte strehuar portugezi vrasës! Banorët: Ai lëvizte me të njëjtin motor që kreu krimin (VIDEO)

Shtetasi portugez Ruben Saraiva (ekzekutori i Ardian Nikulaj) prej dy muajsh kishte ardhur në fshatin Kakarriq të Lezhës dhe lëvizte i lirë. Në fillim u raportua se jetonte me qira në këtë fshat, por banorët thanë se në këtë fshat nuk ka banesa me qira. Shtetasi portugez ka jetuar në banesën e Edmond Haxhisë, por herë pas here shkonte dhe në Shkodër. Pasi kishte kaluar pak kohë, kishte nisur të mësonte në gjuhën shqipe dhe përshëndeste në shqip. Lëvizte me veturë dhe motor, pikërisht me motorin që përdori për të kryer krimin.

“Ai motor është përdorur herë pas here nga 27-vjeçari”, tregojnë jashtë kameras banorët e fshatit.

Report Tv sjell pamje nga shtëpia e Edmond Haxhisë ku ishte fshehur Saraiva.

Ora 11:47
I nxorën videon si vrasësi i Nikulajt, reagon në Tik-Tok portugezi: Nuk jam unë ai që nxirrni në lajme! Ndihem keq që po përdorni fotot e mia

1682674285_page.jpg

Një portugez është i dyshuari kryesor si ekzekutues i vrasjes së biznesmenit shqiptar Ardian Nikulaj në Shëngjin. Ruben Saraiva dyshohet si vrasësi i 50-vjeçarit, ndërsa policia ka krijuar edhe një identikit të tij.

Referuar emrit, pasionit për motorat (mjet me të cilin u largua vrasësi i Nikulajt), por edhe ngjashmërisë fizike, nga një kërkim në rrjetet sociale, mediat publikuan foto dhe video të Ruben Saraivës.

Pikërisht ky shtetas, ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale ku thotë se mediat shqiptare po i përdorin fotot e tij dhe se ai nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur në Shëngjin.

‘Ky është Fake News, nuk kam të bej fare me këtë ndodhi që thuhet në Shqipëri! lajme false! Ndihem keq që përdorin foton time mediat shqiptare.’- shkruan ai në videot e publikuara në rrjetin social Tik-Tok.

 

Portugezi ne biznesin e tij të Sallamit
Ora 10:36
Vrasja e Ardjan Nikulajt/ Pistoleta ‘TT’ është hedhur në lumë, zhytësit e RENEAS prej dy ditësh në kërkim

 

Report Tv mëson se arma e krimit tip “TT” e përdorur në vrasjen e Ardian Nikulajt, është hedhur në lumin Drin.

Kërkimet për gjetjen e armës,  kanë nisur që prej ditës së djeshme nga zhytësit e RENEA-s, por deri më tani nuk ka rezultat. Kërkimet vazhdojnë dhe ditën e sotme.

Ora 09:57
VIDEO brenda hotelit të Nikulajt në Shëngjin/ Kush janë 4 vëzhguesit britanikë, pjesë e grupit kriminal që ekzekutuan biznesmenin

Report Tv ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të 4 britanikëve të cilët janë pjesë e grupit kriminal që ndihmuan në ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

4 britanikët, të gjithë në rolin e vëzhguesve kanë qëndruar në hotelin e biznesmenit Ardian Nikulaj. Nga kamerat e sigurisë është filmuar shtetasja britanike Harriet Bridgeman, nga Bristol, si dhe personat e tjetër të shpallur në kërkim Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt.

Në to ata shfaqeshin në ambiente të ndryshme të hotelit e restorantit të viktimës. Ata prezantoheshin si turistë, por në të vërtetë qëllimi që kishin ishte vëzhgimi i lëvizjeve të biznesmenit.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi 25252: 29/04/2023 07:02

    Portugezi duket qartë që është i njëjti . Shiko fotografine sipër që është me skafandër motori . Krahasoji fotografitë dhe do shihni që është i njëjti . Policia besoj ka dhe fotografi të tjera që nuk i tregon

    Përgjigju
  • Iris: 29/04/2023 01:26

    Nje gje duhet ndryshuar ne shkalle kombetare,nuk duhen lejuar hotelet qe te regjistrojne persona pa ID.Jo vetem ne kete rast qe behet fjale per vrasje,por ne pergjithesi eshte ne te miren e tyre,se ja t'a zeme se behet fjale per ndonje raste krimesh te tjera,si p.sh.mospagimi i qendrimit ne hotel,demtim hoteli,perdorimi i hoteleve per prostitucion,o trafik njerezor.

    Përgjigju
  • Tata: 28/04/2023 14:12

    Ka disa persona me te njenjtin emer,ooooseeee,kane. Epruar me identitete te vjedhura

    Përgjigju
  • e drejta: 28/04/2023 11:56

    MUND TE JETE NJE TJETER PORTUGEZ ME TE NJEJTIN EMER QE KA BERE VRASJEN...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston