Ekskluzive/ Vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët, shoqet e Hygertës: Pas krimit erdhi në shkollë, ishte e ftohtë! S’kishte rrjete sociale! Në shtëpi duhej të kthehej në orar fiks

Edhe pse bashkë me vëllezërit vrau dhe më pas groposi të atit në tokën në kasollën 20 m larg pranë shtëpisë në Shënavlash të Durrësit, Hygerta Meta, me qetësi shkoi dhe u ul si zakonisht në auditorët e fakultetit për Gjuhët e Huaja

“Ka ardhur pas krimit, vinte, ishte më e ftohtë se zakonisht”.

“Sillej shumë normale, kam pasur bisedime me të shumë normale kur ngjarja ka qenë e freskët”.

“Ishte shumë e ftohtë, gjithmonë ka qenë e ftohtë, por ato ditë ka qenë në ekstrem, shumë e ftohtë.”- thanë shoqet.

Por njëra nga vajzat ka pikasur edhe sjellje jo normale te Hygerta.

“Një gjë që kam vënë re javën e kaluar pa dalë lajmi, shtrëngonte duart, kishte kruajtje te fytyra, te koka”.- u shpreh një shoqe.

Një shaka e pamenduar e një prej shoqeve me Hygertën, e bëri këtë të fundit të ketë një reagim i cili do t’i frikësonte të gjithë në klasë.

“Më kujtohet pjesa që një vajzë i kishte thënë kur Hygerta shkonte drejt saj, pse vjen si vrasëse, ajo kishte vrenjtur fytyrën, kishte bërë një shprehje të keqe në fytyrë dhe kishte shtrënguar grushtin fort. Pastaj ajo vajza e qetësoi”.- tha një nga vajzat.

Hygerta nuk ka folur në shkollë për familjen, apo problemet me të cilat ajo përballej, por kjo nuk e pengonte të diskutonte. Të vetëm herë që nuk foli, ishte disa ditë pas ngjarjes

“Një ditë të javës së kaluar kemi pasur një diskutim për familjen, për prindërit, vura re që ajo uli kokën, ishte diskutimi i parë që ajo nuk u përfshi, uli kokën dhe nuk reagoi fare”.- u shpreh një nga shoqet.

Para mikeshave, Gerta, nuk fliste në mënyrë të përveçme, mami, babi, apo vëllai a motra. Ajo thjesht u ka thënë se se ka prindër strikt.

“Po kemi diskutuar njëherë lidhur me prindërit, por që tha i kam pak strikt, nuk më lejojnë të dal, nuk i lejonte të fliste me shoqërinë, të dilte me ta”.- tha ajo.

19-vjeçarja shfaqej e izoluar, jo sociale, dhe larg teknologjisë. Qellim në vetë kishte shkollën.

“Një ditë kishim rrugën bashkë shprehu që kishte harruar telefonin dhe nuk ishte në panik, nuk e vrau mendjen fare. Ajo më tha që nuk e përdor, vetëm për t’u marrë vesh me familjen, nuk e përdor fare s’kam rrjete sociale, dhe absolutisht s’ka pasur diçka tjetër, as në kafe nuk dilte me ne, kishte primare shkollën, ishte shumë e dhënë me shkollën”.- tha një nga shoqet.

“Në mësim ka qenë aktive, nuk para fliste për gjërat e saj personale, thjesht ishte shumë e fokusuar te pjesa e mësimeve”.- u shpreh një shoqe.

Hygerta udhëtonte çdo ditë nga fshati i saj Shënavlash drejt Tiranës për të frekuentuar auditorët e vitit të parë të fakultetit, por  kohët e fundit donte të fliste në familje edhe mundësinë e zhvendosjes në kryeqytet

“Kishte një orar fiks që duhet të ishte në shtëpi, në 7 nisej nga Durrësi në 8:30 ishte e para në klasë, mbaronte mësimi ne ishim duke bërë shaka, ajo ndoshta kishte mbërritur në Durrës”.- tha një nga shoqet.

“Di që e bënte vajtje-ardhje, ka pasur treguar që donte të rrinte këtej (Tiranë), donte të fliste me familjen ta diskutonte që të merrte një shtëpi këtej pasi vajtje-ardhje si dukej ishte e vështirë.”- u shpreh një nga shoqet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:17
Në qeli për vrasjen e babait, pronari i Amarildo Metës: Pas vrasjes erdhi në punë e sillej normalisht! Më tha se humbjen e babait nuk e nxjerrim në televizion se s’do vëllai

 

Pronari i Amarildo Metës, i cili ndodhet në qeli bashkë me motrën e vëllain se akuzohen se vranë e groposën të atin, Theodhori Rafti tha për gazetaren e Report Tv, Ledina Jakimi, se ai ishte një djalë shumë i urtë. Sipas tij, 21-vjeçari pas vrasjes ka ardhur çdo ditë në punë dhe është sjellë normalisht.

21-vjeçari kur është pyetur nga pronari se pse nuk bëjnë denoncim në Tv për humbjen e babait, ka deklaruar se nuk e nxirrnin pasi vëllai i madh nuk kishte dashur e kishte deklaruar se është turp ta nxjerrin.

‘Si çdo ditë as nuk e kemi kuptuar sërish a ka pas probleme. Ka ardhur në punë si zakonisht deri në momentin që është arrestuar. Është çuni im ishte këtu duke i marr lekë borxh çunit. Ishte i vëllai erdhi i mori lekë borxh. Atë ditë që e kanë arrestuar në darkë. Kërkoi lekë borxh këtu.

Vinte për ditë pa prishur asnjëlloj punë. Këtu punonte vite përherë. Asnjëlloj dyshimi. E pyeta mjes dhe në darkë. A ka ndodhur gjë. Nuk dimë gjë thoshte. Amarildo ka ardhur në punë çdo ditë si përherë. Edhe atë ditë kur është vrarë. Deri në darkë. Djalë shumë i urtë, në shtëpi se dimë. Si për herë. Ashtu si sillej me herë të tjera ashtu është sjellë. Kur i thoshim po shikoni kontrollojeni ose nxirreni në TV dhe thoshte nuk do vëllai i mahd ta nxjerrim se është turp. atë natë erdhi këtu, i mori lekë borxh djalit. Ishte shumë i urtë. Nuk hapte gojën fare. S’ma merr mendja dhe ka lidhje me fejesën e vajzës. Nuk ma merrte mendja kurrë. Aq urtë sa rrinte, prej 1 viti e kam pasur punëtor. Viktima ishte zotëri burrë. As lekët nuk ja merrte djalit. Se pyeste sa lekë merr! Vinin ndonjëherë, 1 natë para se të zhdukej. Nuk kishin asnjë konflikt, kishte shitur një tokë këtu. Ishte futur ndërmjetës për të shitur një tokë. Desha me shit timen por nuk kanë rëndë dakord. Ishte burrë shumë i mirë.’- deklaroi ai për Report Tv.

Ora 13:25
Fëmijët e vranë dhe e groposën, kolegu ku punonte Pëllumb Meta: Ishte djalë flori, punonte për shtëpi

Kolegu dhe ish pronar viktimës, i cili u vra nga tre fëmijët, tha në një intervistë për Report Tv se e njihte 50-vjeçarin si një person shumë të urtë dhe punëtor.

Për gazetaren e Report Tv, Ledina Jakimi, ka treguar se ai ishte i përkushtuar ndaj familjes.

‘Punonte për shtëpi. Për mua djalë flori. Nuk e di brenda familjes nuk e di. Edhe atë të madhin e kam pas në punë 3 muaj. Lante makinat. Pas vitit të ri ka qenë në Itali. Kishte sjellje shumë të mirë me të gjithë. Shumicën e kohë ishte në punë, 3 vite çoi gocën në shkollë te Plepat e çonte në mëngjes dhe e merret pasdite. Thonë ka bërë fjalë. Jo mo ça shqetësimi!

Ka pasur problematika me fëmijët e tij që mund ti kem edhe unë nesër... pse nuk punojnë, shko 25 vjeç e nuk punon. Shumë e dhimbshme e tmerrshme. Na ka ardhur keq çdo njeriu.’- tha ai.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Une: 26/02/2024 20:42

    Psiqike kriminale dhe grup i strukturuar kriminal denim per jete per keta

    Përgjigju
  • halla esma: 26/02/2024 14:40

    si u vritka babai mor maskarenj....ai ju ka bere koken...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë