Ekskluzive/ ‘Xhelatinoze’, droga që po 'çmend botën' futet në shkolla, nxënësi në Tiranë: E lehtë të gjendet, edhe ne gjimnazistët merremi me shitjen e saj

Të marrësh dozën e drogës që të afrojnë shokët, për këtë 17 vjeçar, nxënës i një gjimnazi në Tiranë, është respekt. Është nga ato respektet, që të rinjtë po ua kthejnë shpesh njeri tjetrit, sikur të jetë një kafe. Nuk kanë as frikë dhe as pendesë.

Përdoruesi i drogës: E kanë pasur çunat, e kanë blerë çunat. Nuk jam përzier unë dhe më kanë respektuar.

Gazetarja: Të të japësh drogë, për ty është respekt për ju?

Përdoruesi i drogës: Tani kështu ka dalë.

Report Tv për të mbajtur të fshehtë identitetin e të riut, vendosi ta quajë Igli. Ishte 15 vjeç kur Igli e provoi drogën për herë të parë, hashashin. Sot në `vitin e tretë, Igli tregon se këtu në shkollën e tij, drogën e përdorin shumë nga shokët e shoqet . Kurse për ta provuar, e kanë provuar thuajse të gjithë, në emër të kuriozitetit dhe të respektit, pasi nëse ty nuk ta afrojnë dozën, do të thotë që nuk respektohesh nga ambienti. Por nëse ata të sjellin dhe të thonë urdhëro merre dozën, kjo do të thotë se ti je i privilegjuar.

“Unë e nis a parvjet. E nisa nga kurioziteti. Një dozë më duket se tek 10 mijë”

Kokainën Igli thotë se e piu vetëm njëherë. I ka kushtuar 8 mijë lekë të reja. Por ajo që e ka joshur më shumë të riun, është droga – kanabis kanadez xhelatinoz. Behet fjalë për narkotikun që qarkullon lirshëm të paktën prej dy vjetësh. Por për herë të parë u lakua publikisht, gjatë operacionit antidrogë Temull i Dijes

“Më thoshin është drogë kështu ashtu. Ka efekt të fortë. Më shtyu kurioziteti, dhe e provova. Është shumë e shtrenjtë 100-120 mijë lekë. Emri i ka dalë prej 2 vjetësh. Të merr mendtë, të kap e qeshja.’- thai.

Igli thotë se do të marrë përsëri këtë tip droge. I ka pëlqyer shumë dhe për faktin se efekti i saj zgjatë në kohë. 

“E kam provuar. Po më ra rasti do e provoj sërish. 16 vjeç e piva. Më shtyu thjesht nga emri, fjala xhelat. Të shijon. Efekti zgjat, më e fortë. Të krijon më shumë adrenalinë. Është shumë ndryshe nga normalja. Më ka shijuar me thënë të drejtën”, tha i riu.

I riu nuk ka asnjë informacion se çfarë është kjo substancë narkotike sintetike, e cila nga përdoruesit njihet si xhelatina. Megjithatë faktet flasin se këto drogëra shumë të rrezikshme për ata që i përdorin dhe kanë ngritur alarmin në botë. Janë drogëra vdekjeprurëse ose të shkatërrimit të strukturës njerëzore.

Gazetarja: A jeni në dijeni se çfarë mund të të sjellë kjo lloj jetese që po bëni aktualisht?

Përdoruesi i drogës: Atë se di, por nuk besoj ta vazhdoj. Tani po e pi për qejf.

Megjithatë Igli tashmë ka filluar të ketë problemet e para nga përdorimi i llojeve të ndryshme të drogërave.

“Vetëm lodhje kam. Tjetër asnjë problem. Konsumoj cigare, hashash, gjumin e prish. Normalisht do të ketë lodhje, dhimbje muskulore”, tha i riu.

Për të blerë drogë, paratë 17-vjeçari i siguron në punën si kamerier dhe për ti gjetur të gjitha format e saj, tashmë thotë është bërë pak vështirë por jo e pa mundur. Shkak thotë ai janë bërë aksionet policore së fundmi.

“Do e provoj ta lë. Familja dyshon. Më thonë çfarë po bëj, a ke pirë gjë”, përfundoi i ri. 

Një tjetër i ri që nuk e  konsumon, thotë droga shiten në cepat e shkollës dhe vende të tjera ku nuk bie në sy

“Unë nuk e konsumoj, por dëgjoj shokët, shitet ne cepat e shkollë, 500-10.000 leke. Droga në Shqipëri është e lehtë të gjendet, sepse edhe vetë gjimnazistët merren me atë gjë”.

Përhapja e fenomenit në përmasa të mëdha ka frikësuar prindër e mësues

“Shumë të rrezikuar janë. Nëse nuk do ketë polici dhe kontrolle, fëmijët do të jenë të rrezikuar”, tha një gjyshe.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ta rras lala: 20/09/2023 15:02

    Pse e beni kaq alarmante? Qeveria futi me procedure te shpejtuar ligjin per lejimin e droges gjoja per qellime mjeksore. sepse po nuk u lejua droga dhe prostitucioni nuk antaresohemi ne BE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim