Ekskluzive/ Zbulohet rekomandimi, ONM: Pse duhen shkarkuar Bashkim Dedja dhe Zaganjori

Kryetari i Gjykatës së Kushtetuese Bashkim Dedja dhe kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, në vend që të ishin shembull për njerëzit e tjerë të drejtësisë, kanë shkelur vetë rregullat dhe ligjet në fuqi në raport me pasurinë. Kjo është kryefjala e rekomandimeve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të siguruara nga Shqiptarja.com, për fatin e Bashkim Dedes dhe Xhezair Zaganjorit.

ONM, organizmi që mbikëqyr procesin e Vetingut, por që mund të kryejë hetime të pavarura për veprimtarinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, kundërshton vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, për konfirmimin në detyrë të krerëve të gjyqësorit shqiptar, Dedja dhe Zaganjori.

Ndryshe nga vendimi i KPK, në rekomandimin për Bashkim Deden, ONM thekson se kreu i Kushtetueses nuk i është përgjigjur qëllimisht në mënyrë të plotë dhe të hollësishme kërkesave të ligjit për ligjshmërinë e pasurisë së tij. Sipas ONM, Dedja duhet shkarkuar nga detyra.

“Si kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe zyrtari më i lartë i gjyqësorit në gjyqësorit në Republikën e Shqipërisë, Dedja duhet të respektonte me përpikëri të gjitha ligjet dhe rregullat në fuqi dhe duhet të shërbente si shembull për kolegët e tij. Duke u nisur nga provat e mësipërme, Dedja nuk ka zbatuar detyrimet ligjore që kërkohen nga neni D i Kushtetutës së Shqipërisë. Duke qenë se në mënyrë të përsëritur, Dedja nuk iu është përgjigjur në mënyrë të plotë dhe të hollësishme kërkesave të ligjit, qëndrimi i tij nuk mund të konsiderohet si i paqëllimshëm ashtu siç e cilëson vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit konkludon se rezultati i investigimit të organit të rivlerësimit mund të çojë vetëm në një pasojë logjike: Largim nga detyra. Për sa më sipër, ky organ rekomandon apelimin kundër vendimit të datës 13 qershor 2018 të KPK”, thuhet në rekomandimin e KPK.

Rekomandimi për Zaganjorin

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit konstaton se kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, nuk ka zbatuar detyrimet ligjore që kërkohen nga neni D i Kushtetutës, i cili ndër të tjera parashikon që subjekti i rivlerësimit duhet të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive dhe të të ardhurave.

Për rrjedhojë, ONM ka kërkuar ankimimin e vendimit të KPK për konfirmimin në detyrë të Zaganjorit.

“Xhezair Zaganjori nuk ka sjellë asnjë dokument, si për shembull deklarime bankare, lidhur me të ardhurat nga mësimdhënia në universitet, kostot e qirave, shpenzimet familjare, ndonëse një gjë e tillë i është kërkuar në mënyrë specifike. Si kryetar i Gjykatës së Larë dhe një nga zyrtarët më të lartë të gjyqësorit në Republikën e Shqipërisë, Zaganjori duhet të kishte respektuar të gjitha ligjet dhe rregullat në fuqi. Sipas asaj që u dëshmuar më lart, ai nuk ka zbatuar detyrimet ligjore që kërkohen nga neni D i Kushtetutës së Shqipërisë. Për sa më sipër, ky organ rekomandon apelimin kundër vendimit të datës 24 korrik 2018 të KPK”, thuhet në rekomandim.

Vendimi përfundimtar nga Kolegji i Apelimit

Bazuar në rekomandimet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Komisioneri Publik, i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, organit fundor të Vetingut, rrëzimin e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Bashkim Dedes dhe Xhezair Zaganjorit. Të dy dosjet e ‘nxehta; janë në proces shqyrtimi nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit. Në të dy kërkesat, Komisioneri Publik ka renditur arsyet se pse krerët e gjyqësorit shqiptar duhen shkarkuar nga detyra.

“Kërkojmë që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, mbështetur në provat e mbledhura dhe sipas gjykimit në mbledhjen e fakteve ose provave të reja, në zbatim të germës ‘b’ të nenit 66 dhe 61 pika 3, të nr. 84/2016, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 24, datë 13.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Bashkim Dedja. Bazuar në nenin D dhe F të aneksit të Kushtetutës, neneve 30-34 dhe pikës 3, të nenit 61, të ligjit nr. 84/2016; Kërkojmë që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në zbatim të nenit 66, të ligjit nr. 84/2016, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Xhezair Zaganjori”, thuhet në ankimimet e Komisionerit Publik.

Pretendimet e Komisionerit Publik për Bashkim Deden

Komisionerit Publik, Dariel Sina, bazuar edhe në rekomandimin e ONM, ka arsyetuar se kryetari i Gjykatës Kushtetues Bashkim Dedja nuk justifikon me burime të ligjshme të ardhurash 4 934 895 lekë ose 39 mijë euro, ka bërë deklarime të pasakta për dy parlamente dhe nuk ka deklaruar përdorimin e një tjetri. Sipas Komisionerit, Dedja nuk mbulon dot shumat 537.250 lekë në vitin 2011, 3,516,645 lekë në vitin 2013 dhe 481,000 lekë në vitin 2014. Komisioneri Publik pretendon se Bashkim Dedja ka bërë deklarim të pasaktë për një apartament me sipërfaqe 98 m², ku fillimisht ka deklaruar se posedon 50 %, ndërsa më pas 100 %, pa një kontratë.  Bashkim Dedja ka deklaruar në pronësi apartament banimi 146 m2” dhe “garazh 15.25 m2”, me vlerë 168 mijë euro. Si burim, subjekti ka deklaruar të ardhurat e tij dhe të  bashkëshortes, kredi bankare dhe dy hua pa interes. KPK ka arritur në përfundimin se personat kanë pasur të ardhura të mjaftueshme për t’i dhënë huanë Dedes. Ndërkaq, Komisioneri Publik thotë se provat dëshmojnë mungesën e burimeve financiare të ligjshme për blerjen e kësaj pasurie dhe deklarimin e rremë. Sipas Komisionerit Publik, kreu i Kushtetueses ka bërë deklarim të rremë në lidhje me kontratën e huasë 10 mijë euro. Komisioneri Publik pretendon se Bashkim Dedja nuk ka deklaruar në deklaratën Vetingu se ka përdorur një pasuri të paluajtshme.

Pretendimet e Komisionerit Publik për Xhezair Zaganjorin 

Komisioneri Publik, në bazë të rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Monitorimit shkarkimin nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Në një dokument me 18 faqe, Komisionerit Publik, rendit arsyet se pse duhet rrëzuar vendimi i KPK dhe shkarkuar nga detyra Xhezair Zaganjori. Komisioneri konteston vendimin e KPK për vlerësimin e Zaganjorit vetëm për kriterin e pasurisë. Sipas Komisionerit Publik kryetari i Gjykatës së Lartë ka bërë kontrata fiktive, nuk ka paguar detyrimet tatimore, nuk ka deklaruar një pjesë të pasurisë gjatë viteve, nuk justifikon shpenzimet me të ardhura të ligjshme etj. Sipas Komisionerit, Zaganjori, pas kalimit të barrës së provës, nuk ka vërtetuar dot të kundërtën e gjetjeve të Komisionit. Komisioneri Publik ka bërë edhe një përmbledhje të mospërputhjeve në deklarimin e pasurisë së Zaganjorit ndër vite në raport me deklaratën për llogari të Vetingut.

“Në vitin 2011, subjekti ka deklaruar pagesën për shkollimin e të birit  në shumën 13.200 paund. Në përgjigjet e pyetësorëve të datës 1 mars 2018, deklaron si shpenzim për vitin 2011 në shumën prej 20.565 paund. Nga analiza financiare, rezulton se subjekti nuk mbulon me të ardhura të ligjshme shpenzimet dhe kursimet vjetore për vitet 2011, 2012 dhe 2014”, arsyeton Komisioneri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 18/10/2018 16:43

    A tregon perjashtimi nga sistemi i drejtesise , te Dedes dhe Zaganjorit si titullar , se ku eshte katandisur drejtesia ? Ligji i sekuestrimit duhet te splikohet per te gjithe ata qe nuk justifikojne pasurine , si ligji antimafia

    Përgjigju
  • Populli: 18/10/2018 15:08

    Tu konfiskohet pasuria dhe ti kthehet popullit keta duhet ti jepen drejtesise dhe te marrin denimin e merituar . Te gjitha vendimet qe Kane marre te kthehen NUL kete kerkon Populli

    Përgjigju
  • Zogu: 18/10/2018 14:28

    Po per prokun osmani i sponrizuar nga berisha dhe genre 2 qe perdorte si sekser emror kasen,te cilin e gradoi dhe prokuror,kur do shkruan?

    Përgjigju
  • arifi: 18/10/2018 14:28

    po binas nina nga elbasani prokuror a i erdhi radha me miliarda vjedhje

    Përgjigju
  • Osman: 18/10/2018 13:20

    Dikur ka patur kacak qe te prisnin rrugen dhe te plackisnin,sot kacaket jane me kollare.Sot te marrin pronen,te fusin ne burg etj.po nuk i dhe rryshfet.Te gjitheve tu sekuestrohen pronat ketyre kacakeve me kollare qe gjoja jane mbrojtes te ligjit.

    Përgjigju
  • Emigranti: 18/10/2018 13:11

    Jo vetem te shkarkohen por te denohen rende se kane patur poste shume te rendesishme!

    Përgjigju
  • Emigranti: 18/10/2018 13:11

    Jo vetem te shkarkohen por te denohen rende se kane patur poste shume te rendesishme!

    Përgjigju
  • servet: 18/10/2018 08:53

    perse nuk shkruani dhe per prokurorin Osmani,apo kete ju kane orientuar.

    Përgjigju
    • Mei: 18/10/2018 14:24

      Ky proku osmani i familjen berisha dhe gener2 i merrte gjobat me duart e oficerit policise gjygjsore emror kaso qe si shperblim e beri prokuror

  • i rremi: 18/10/2018 08:51

    Shyqyr qe jane nderkombetaret qe kembengulin per pastrimin e sistemin te drejtesise nga keta vampire te degjeneruar,se po te ishte per shebeket e berishovic maskarait e kompani jemi te humbur.Te pakten ata qe kalojne vetingun do jene me te pergjegjshem ketej e tutje per te zbatuar ligjin ne shkallen me te mire te mundeshme.Zaganjori,Dedja,Artan Malaj etj etj, qe kane mashtruar me marifete ne dokumkntacione e kane fshehur pasuri dhe jane ngjitur ne hierarkine e drejtesise duke iu lepire politikaneve e duke bere lojen e tyre, duhej prej kohesh te ishin jashte sistemit,por kush do i nxirrte?Bravo te madhe ONM-se dhe komisionerit publik!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja