“Ne do bëjmë të pamundurën që kjo reformë ta sjellë në nivelin e duhur sistemin e drejtësisë. Duke folur për Raportin është theksuar se kjo reformë është kyçi për hapjen e negociatave. Shqipëria ka nevojë të tregojë stabilitet, vendosmëri, transparencë në reformat e ndërmarra. Ky takim është pjesë e një sërë takimesh intensive me grupet e interesit. Këto drafte që janë përgatitur janë pjesë e kësaj Reforme, e cila është më e madhja e bërë deri tani dhe ne besojmë që do jetë më e madhja dhe më e rëndësishmja që pas rënies së diktaturës. Këtë duhet të arrijë reforma, besimin e shqiptarëve dhe partnerëve tek drejtësia. Kjo është detyra më e madhe e kësaj reforme. Duhet të sigurojë që të ketë një gjyqësor që ta bëjë të pamundur të ketë këtë korrupsion. Të arrihet fakti që një prokuror ta ketë të pamundur të mos hetojë një çështje sepse është i korruptuar, apo sepse mund të blihet. Duhet të sigurojë një ndarje të plotë të pushteteve dhe kontrollit të gjyqësorit. Pavarësi të plotë duhet të ketë dhe Prokuroria, të mos ketë ndikime sidomos në rastet e hetimit të krimit të organizuar. Nuk duam të shohim në sistem njerëz të korruptuar, si dhe një sistem të mosndëshkueshmërisë. Nga ana tjetër duhet respektuar edhe puna e atyre që e kryejnë me dinjitet”, tha Rudolph.
Në këtë tryezë të zhvilluar në Universitetin “ Ismail Qemali”, ishin të pranishëm dhe Richard Reger, ekspert ndërkombëtar i Misionit Euralius, Sokol Sadushi Bashkëkryetar i Grupit të Punës për Ndryshimet Kushtetuese, si dhe Arben Rakipi ekspert i Nivelit të lartë në Grupin e Punës për Drejtësinë Penale.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)











