Eksperti i IT për Report Tv: Hapat që ndjek një 'hacker' për të na vjedhur të dhënat! Gabimi që s'duhet të bëni kurrë kur lidheni me Wifi në lokale apo aeroporte

TIRANË- 4 mln euro ishte dëmi i prodhuar për disa kompani të një grupi kriminal që operonte në Shqipëri prej 2 vitesh. Pikëpyetja më e madhe: Si i kanë vjedhur të dhënat e qytetarëve apo dhe bizneseve?  Eksperti Besmir Semanaj për Report Tv ka bërë me dije se gjithçka nis nga një gabim njerëzor, duke shpjeguar me hapa se si është arritur deri në vjedhjen e parave nëpërmjet online, duke theksuar se krimi kibernetikë po merr shumë fuqi vitet e fundit.

"Nuk kemi thyerje të llogarive bankare, çdo gjë ka filluar me një gabim njerëzor , keqbërësi dërgon qindra e male drejt kompanive, në përgjithësi janë shumë të thjeshta ku thotë se adresa mbyllet nëse nuk e verifikoni brenda 24 orëve dhe japin një link. Ato që nuk dinë, hapin linkun dhe vendosin adresën dhe paswordin. Në këtë moment , hakeri merr adresën, dhe më pas duke lexuar komunikimet kap mesazhet se ku bëhen pagesa. Nëse ju psh dërgoni një faturë drejt SHBA keqbërësi fshin e mailin që ju dërgoni dhe dërgon një e mail duke ndryshuar emrin e faturuar. Ato edhe kompanitë i hapin me emra shumë të ngjashme nga Report Tv psh e bën Report Tw. Hapi i dytë është falsifikimi i identitetit, ato falsifikojnë identitete dhe hapin biznesin në mënyrë që këto para që janë të hapura në një identitet fals të kalojnë në një llogari bankare dhe më pas të transferohen në zona të BE ose offshore ku është e vështirë gjurmimi i parave. Pra çdo gjë fillon nga një gabim njerëzor, nëse nuk do klikonte e-mail nuk do kishim dhe këtë hakerim, kështu është skenari. "Peshkimi" është një nga krimet më të thjeshta, por shkakton kostot më të larta të humbjeve, por s'kemi vetëm humbje monetare, por edhe besueshmërie, se mund të marr të dhëna të klientëve që janë shumë sensitive, pjesa më e madhe e krimit po shtohet", tha eksperti.

Ai ka dhënë edhe një këshillë shumë të rëndësishme. "Kurrë mos kryeni veprime sensitive kur jeni të lidhur me Wifi në lokale apo në ambiente publike". Arsyet, që shumë nga ne nuk i ka ditur, na i sjell eksperti.

"Ajo që duhet të kemi kujdes është se duhet të përdorim pajisje të sigurta, ne nuk e vrasim mendjen për Wifi që lidhemi, pa e menduar që në të njëjtin rrjet mund të ketë keqbërës dhe në botën online nuk duhet t'i besoni askujt. Numri mi i madh i hakerimeve ndodhet në rrjete publike, ku mund të kemi dhe keqbërës dhe duke qenë në të njëjtin rrjet mundësia e hakerimit është më e lart. Në momentin që jemi në rrjete publike, nuk duhet të kryejmë transaksione të rëndësishme, apo të japim të dhëna sensitive, veprimet e punës të mos kryhen nga një lokal, apo nga një aeroport se edhe për Policinë e Shtetit do jetë shumë e vështirë që t'i kap keqbërësit në një rrjet publik, kështu që duhet t'i shmangim për veprime sensitive", shtoi eksperti.

Nga ana tjetër, Semanaj tha se Shqipëria ka ekspertë, por duhet të shtohet numri i tyre, prandaj theksoi se shteti shqiptar duhet të investojë më shumë.

"Në Shqipëri ka shumë ekspertë të aftë dhe në polici, por jam koshientë që numri i ekspertëve është shumë i vogël, shteti shqiptar të investojë në resurse. Se s'kemi ekspertë në rrethe, por vetëm në Drejtorinë e Policisë së Shtetit", përfundoi ai në Report Tv.

 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë