‘Eksperti’ i papunë, lista e sajuar e ‘Aktivistit’ dhe opozita e dëshpëruar në kërkim të skandaleve

‘Eksperti’ i papunë, lista e sajuar e ‘Aktivistit’ dhe opozita e dëshpëruar në kërkim të skandaleve

Gent Progni

Ditën e djeshme, opozita dhe mediat rreth saj, ngritën një furtunë në gotë mbi një listë të supozuar të nxjerrë nga një aplikacion i quajtur "Aktv1ist", i përdorur nga Partia Socialiste për administrimin e rrjetit të saj të aktivistëve.

Lista e supozuar dhe e bërtitur me të madhe, përmbante emra zyrtarësh të shumtë të administratës publike, por "skandali" thellohej sepse në të gjendeshin edhe emra prokurorësh e gjyqtarësh, që për ligj e kanë të ndaluar aktivitetin politik.

Megjithatë, mjaftoi një kontakt i thjeshtë me disa nga personat pjesë e listës, për të kuptuar që ajo kishte në përmbajtje persona që nuk e kishin përdorur kurrë aplikacionin në fjalë dhe për të vërtetuar që lista nuk kishte asnjë lidhje me të. Kulmi në listën e supozuar të ‘aktivistëve’ të supozuar të PS, ishte dhe emri i presidenti i Republikës Ilir Meta.

Por çfarë përmbante kjo listë, si doli ajo, dhe a e besoi vërtet opozita se kishte zbuluar një skandal të madh?

Në dokumentin me 266 faqe, gjendej një listë me 4 kolona:  emri i personit, vendi i punës, qyteti dhe një shifër që fillimisht u spekulua se ishin pikët e mbledhura për aktivitetin në aplikacionin "Aktv1ist". Madje, në gjysmën e faqeve, mungonte emri i personit, dhe gjendeshin vetëm institucioni, qyteti dhe pikët.

Megjithatë, me një vëzhgim më të hollësishëm, kuptoje që kolona e tretë nuk ishte qyteti. Disa prej emrave, në kolonën e supozuar të qytetit, kishin të shënuar "DTM", që në fakt do të thotë "Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj", e njohur ndryshe si Drejtoria e bizneseve VIP pranë Tatimeve. Nga ky "zbulim", ishte shume e lehtë të kuptohet që në fakt këto të dhëna ishin marrë nga njëra prej dy listave të pagave, të rrjedhura në Dhjetor 2021. E pas këtij "zbulimi" të dytë, kuptohet që kolona e fundit e supozuar e pikëve, ishte në fakt paga e personave të gjendura në listë. Mjaftoi një krahasim i thjeshtë, për të kuptuar që të dhënat ishin identike me ato të pagave të muajit Janar 2021, të filtruara kryesisht sipas institucioneve publike, për të "vërtetuar" detyrimin e punonjësve të administratës për t'u regjistruar në këtë aplikacion.

Pyetjet e natyrshme që vjen pas këtij "zbulimi", është se kush e sajoi kaq shëmtuar këtë listë, dhe vërtet opozita dhe mediat pas saj, nuk bënë dot një verifikim kaq të thjeshtë përpara se të bërtisnin skandal e pastaj të bënin një figurë qesharake? Nëse mbajmë parasysh precedentin "Babale", nuk është e vështirë të besosh që opozita mendoi vërtet se mund të krijonte skandal me një listë krejtësisht të sajuar.

Por le të besojmë që opozita i besoi kësaj liste dhe të shohim se si u publikua ajo.

Lista u publikua në rrjetet sociale nga Gentjan Progni, një individ i angazhuar muajt e fundit në denoncimin sipas tij, të skandaleve në fushën e teknologjisë. Pasi lista u mor dhe u përdor nga mediat pranë opozitës, ai shprehu zemërim se nuk po i njihej merita për publikimin e kësaj liste.

Nuk kuptohet nëse Z. Progni e sajoi vetë këtë listë, e nëse po për çfarë arsye, apo nëse iu servir nga dikush dhe ashtu si disa media dhe si opozita, edhe ai besoi se po publikonte një skandal të madh.

Por nëse vëren postimet e shpeshta të tij në rrjetet e tij sociale, vërehet një personazh kontrovers, me luhatje të shpeshta qëndrimesh. Kështu për shembull, më 17 janar ai ka bërë një kallëzim në SPAK ku denoncon AKSHI-n se nuk ka marrë masat e duhura për të evituar sulmin kibernetik të hakerave iraniane, por vetëm 2 javë më vonë, më 3 shkurt, ai shkruan në rrjetet e tij sociale, se pas shqyrtimit të dokumentacionit që i ka rënë në dorë, është 99% i sigurtë që sulmi nuk ka ndodhur, por është një sajesë për të justifikuar përvetësimin e të dhënave për qëllime partiake dhe për të ndërhyrë në sistemet e shorteve të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Një akuzë e pabesueshme, po të mendosh angazhimin e FBI-së dhe raportin e agjencisë amerikane për sigurinë kibernetike (CISA) që certifikon autorësinë iraniane të sulmit.

Postimi i Gent Prognit në Facebook

Më tej në rrjetet e tij sociale, Z. Progni akuzon si të kapur, çdo media që nuk i jep hapësirë për të shpalosur "zbulimet" e tij, ndërsa vazhdimisht shkruan për publikimin e afërt të dokumenteve më përmbajtje skandalesh të padëgjuara, por e vetmja gjë që ka publikuar deri tani, është lista e sajuar e gjyqtarëve që sipas tij qeveria i kontrollon me një aplikacion që mat like-t dhe share-t në Facebook.

Postimi i Gent Prognit në Facebook

Dje, mazhoranca deklaroi se do të ndjekë në rrugë ligjore nxjerrjen dhe manipulimin e kësaj liste, por deri atëherë, pyetja më e madhe që mbetet pa përgjigje është: përse opozita bën çdo gjë që ka në dorë, për të zhvlerësuar sa më shumë fjalën "skandal". Një pyetje që me gjasë do të mbesë pa përgjigje, edhe pas fluskës së "Aktivistit".

Çfarë dihet për karrierën profesionale të Gent Prognit

Por kush është Gent Progni dhe pse ka zgjedhur opozita t'i besojë qorrazi një sajese të tij? Nëse kërkon me emrin e Prognit në arkivat e mediave, vërehet një prezencë e jashtëzakonshme e tij, e tij në muajin korrik, në vijim të sulmeve kibernetike ndaj institucioneve shqiptare. Në programe të ndryshme, ai shfaqet me titullin ‘’Ekspert i Sigurisë Kibernetike’’, një emërtim shumë i guximshëm dhe që shumë pak specialistë, pas vitesh arsimimi, trajnimesh e eksperience mund t'ia lejojnë vetes.

Në një intervistë ku tregon historinë e jetës së tij, ai vetë pranon që nuk ka kryer asnjë shkollë, madje e ka falsifikuar diplomën e shkollës së lartë për të bindur babain se e kishte mbaruar atë. Jo vetëm kaq, por në website-n e tij, në fushat e ekspertizës vëren menaxhim bannerash publicitarë në internet, menaxhim të rrjeteve sociale, dizajn, zhvillim aplikacionesh e të tjera si këto, por asgjë në lidhje me sigurinë kibernetike, ndërkohë që në listën e punëve ai liston vetëm website të thjeshta, kryesisht portale informative, që tregon edhe përse ai ka pasur akses të lehtë në media, në një kohë kur kërkesa për analizë pas sulmeve kibernetike ishte e lartë.

Megjithatë, është e pakuptueshme se si media dhe programe serioze i kanë dhënë titullin e ekspertit të sigurisë kibernetike dikujt që nuk ka asnjë formim në këtë fushë. Duket se me kalimin e kohës edhe ato vetë e kanë kuptuar këtë, duke refuzuar ta ftojnë në programet e tyre, refuzim që vetë Progni e denoncon si censurë.

Postimi i Gent Prognit në Facebook

Ndërkohë një fakt shumë domethënës vërehet nëse kërkohet në regjistrin tregtar të bizneseve me emrin e tij.

Në shtator 2017, ai ka krijuar një kompani së bashku me dy ortakë, njëri prej të cilëve drejtor i përgjithshëm në një nga mediat më të rëndësishme në vend. Vetëm 6 muaj më pas, në mars 2018, kompania ka kaluar në status 'Pezulluar' pa kryer asnjë aktivitet.

Në janar të vitit 2018, ai ka krijuar një kompani me djalin e pronarit të së njëjtit grup mediatik. Vetëm dy muaj më pas, në mars 2018, ai i kthen të gjitha aksionet dhe kompania kalon në status 'Pezulluar' pa kryer asnjë aktivitet.

Në Mars të vitit 2021, Progni tenton ortakërinë e tretë, me një sipërmarrëse të suksesshme në fushën e marketingut. Rezultati është i njëjti: vetëm 3 muaj më pas, ajo i kthen aksionet dhe prej atëherë shoqëria nuk ka asnjë aktivitet të regjistruar.

Në shkurt të vitit 2022, ai hyn si aksioner minorancë dhe me rolin e administratorit në kompaninë Dope, një agjenci e specializuar ne shërbime digjitale, e cila edhe njëherë ka pjesë të aksionerëve një grup mediatik. Për të katërtën herë, rezultati është i njëjtë: vetëm 7 muaj më pas, në shtator 2022, Progni kthen aksionet e tij dhe shkarkohet nga posti i administratorit.

Katër raste thuajse identike, që vërtetojnë më së miri dështimin profesional të një individi të dëshpëruar për të pasur akses në botën e medias, botë në të cilën ai duket se gjen mundësinë e vetme për të punuar. Në fakt, nëse konsultohet e njëjta listë pagash që ai përdori për të sajuar listën e tij të Aktivistit, vërehet se ai ka qenë i punësuar në dy media, në rolin e webmasterit (jo të ekspertit të sigurisë kibernetike), me paga modeste prej 34,000 dhe 60,000 lekësh bruto, pra më pak se 85,000 lekë neto në muaj për dy punë, shumë larg pagave te ekspertëve të vërtetë që në fillim të vitit 2021, pas daljes nga pandemia, ishin profesioni më i kërkuar në botë. Mesa duket, ‘eksperti’ u vet ofrua si bashkëpunëtor vullnetarë të opozitës duke sajuar listën me shpresën se një ditë ata do ta shpërblejnë me një vend pune publike me fitimprues.

Një seri treguesish që dëshmojnë një njeri që paaftësitë profesionale mundohet t'i kompensojë me një profil mediatik-politik prej eksperti dhe tani që po rrezikon ta humbasë edhe atë detyrohet të sajojë listën si ajo e djeshmja, e projektuar për të prodhuar skandal. Mirëpo një fakt kjo gjë e shkatërroi përfundimisht besueshmërinë e tij tek personat që e ndjekin. E ndërkohë që mediat që krijuan një "ekspert" pa kërkuar asnjë informacion mbështetës, njëra pas tjetrës po distancohen prej tij, pyetja që përsëri lind natyrshëm është: kur do të mësojë opozita të mos mbështetet në personazhe të tillë?

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Herion: 09/02/2023 19:11

    Pyetja mbetet ,aplikacioni cfare lexon nga celularet ku eshte instaluar? Pyetja tjeter : A ka presion ne administrate per ta instaluar e ndervepruar me te? A krijohen raporte mbi nderveprimet ne rrjete sociale perfshi dhe kete aplikacion nga qeveria? Profesioni qe ky ka apo nuk ka sben fare ndryshim nese dikish nuk ju pergjigjet pyetjeve me siper....

    Përgjigju
  • ela: 09/02/2023 14:52

    je vec nje pleher dhe qen kazanesh,idiot i lindur

    Përgjigju
  • drejtor: 09/02/2023 13:44

    Redaksa investigative te investigoi pak ca makine ka ky i papuni dhe si e ka bler dhe do kuptoi qe seshte aq budalla sa duket

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë