Eksperti ligjor për Report Tv: Ndryshimet Kushtetuese me referendum, partitë i shohin si mënyra për të marrë pushtetin! Vettingu i politikanëve? Duhet, por propozimet e PD jo korrekte

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj është shprehur në mënyrë kategorike kundër ndryshimeve kushtetuese, por dhe në rast se ato duhet të ndodhin duhet të bëhen me referendum. Në një intervistë për Report TV, Hazizaj tha se ndryshimet kushtetuese shihen nga të gjitha subjektet politike vetëm si një mënyrë për të ardhur në pushtet. Duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese për Reformën Zgjedhore dhe asaj Territoriale të PD, eksperti ligjor Hazizaj tha se ata synojnë ndryshimin e zonave zgjedhore që do të sjellë parashikimin e  rezultatit të zgjedhjeve.

"Kam konstatuar në mënyrë të përhershme që prej 2008 -2020 kodi zgjedhor që rregullon në themel procesin zgjedhor ka ndryshuar në mënyrë vijuese për më tepër se 4 herë. Kjo do të thotë se partitë politike e shikojnë kodin zgjedhor si instrument për të ardhur në pushtet. Për këtë më vjen keq se anashkalohet vota e qytetarëve dhe të manipulohet vota e tyre. Unë nuk jam i pirur që të mirëpres ndryshimet e kodin zgjedhor çdo dy vite pasi edhe ndryshimet e mëparshme kanë dhënë të njëjtin rezultat dhe është tjetërsuar vota e qytetarëve. Ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor synojnë edhe ndryshime kushtetuese. Por ndryshimet kushtetuese duhet të jenë të rezervuara dhe serioze dhe se duhet të kalojnë me referendum. Mesa kam kuptuar duan të rikthejnë koalicionet, duan të rikthejnë zona zgjedhore, pasi duke ndryshuar ato parashikohet dhe rezultati, fitoren e njërit dhe humbjen e tjetrit, dhe së treti duke ndryshuar zonat zgjedhore do të vij kërkesa edhe për riformatimin  e KQZ", tha Hazizaj.

Duke komentuar ndryshimet e bëra në 2020 në Kodin Zgjedhor, Hazizaj tha se ata nuk sollën ansjë risi.

"Edhe ndryshimet e 2020 të kodit të zgjedhor nuk sollën risi sa i përket ruajtjes së votës dhe mënyrës së votimit dhe rezultatit. Raporti i OSBE/ODIHR ka konstatuar me të drejtë se ndonëse pajtuan pozitë dhe opozitë të përfaqësimit të tyre në Kuvend, nuk sollën asnjë risi tjetër të menaxhimit të votës. Madje edhe me këto ndryshime u gjet çelësi, ku listat e hapura apo gjysmë të hapura sollën manipulimin e votës së kandidatëve jo tek kundërshtari por brenda të njëjtës parti, e tregoi numërimi i KQZ tani. Pra kjo nuk ka të bëjë fare me listat por me mentalitetin politik", tha Hazizaj.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese për vettingun e politikanëve, konstitucionalisti Hazizaj tha se ky proces është i nevojshëm por jo si e kërkon PD. Hazizaj i konsideron propozimet e PD jo korrekte dhe se vettingu nuk ka pse i lihet në dorë SPAK-ut kur vendi ka plot organet që e bëjnë këtë punë.

"Të gjithë mendojmë se vettingu në politikë është i nevojshëm, por ndryshimet kushtetuese që kërkohen për të nuk janë korrekte dhe se ky proces nuk duhet t'i lihet në dorë një organi që sapo është formuar si SPAK. Ne kemi shumë organe që mund të verifikojmë shumë mirë një politikan. Ndryshimet kushtetuese duke e bërë Kushtetutën një vargmal pafund detyrimesh dhe të drejtash kanë si objektiv prishjen e asaj gjëje që kanë mbetur nga kushtetuta e Shqipërisë. Ndryshimet kushtetuese nuk duhet të bëhen sa herë që palët politike ngecin me njëri-tjetrin dhe do të ishte gabim edhe më i madh nëse këto ndryshime nuk do të bëheshin me referendum", tha ai.

Kujtojmë se Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend propozimet për ndryshime kushtetuese që kërkojnë në thelb zhbërje të ndryshimeve kushtetuese të korrikut 2020, që mazhoranca bëri me opozitën parlamentare që nuk ishte PD-LSI, kërkojnë ndryshime në hartën territoriale të Shqipërisë dhe me ndryshime për vettingun e politikanëve, që praktikisht bëjnë një Kushtetutë të re.  Propozimi më i rëndësishëm i PD ka të bëjë me propozimin për vetting të politikanëve. Një nismë deri diku të ngjashme me vitin 2018, që u kritikua dhe u hodh poshtë nga Komisioni i Venecias, duke vënë në diskutim vlerën e propozimit dhe theksuar rrezikun për shkeljen e të drejtave të themelore. Megjithatë, tre vite më pas, Lulzim Basha ka rikthyer draftin për Vettingun e politikanëve, përmes disa amendamenteve kushtuese, më të zgjeruara dhe të detajuara. PD propozon që të përjashtohen nga e drejta e për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose pasuri të pajustifikuar ligjërisht, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

 

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 02/11/2021 16:14

    Ndryshimi i Kushtetutes me referendum eshte veprimi me i duhur demokratik.Referendumi shmang teatrin politik dhe interesat partiake dhe i jep fuqi sovranit per heten e tij shiqerore dhe ekonomike

    Përgjigju
  • Keli: 02/11/2021 16:10

    Ore po kush e shpalli apo certifikoi Sokolin si konstitucionalist qe ta dime edhe ne?

    Përgjigju
    • Celepias: 02/11/2021 17:50

      Ky konstitucionalisti, nderkohe qe ishte emigrant ne Zvicer (si shumica e Beratsave) jepte dhe provimet me korespodence ne Fakultetin e Drejtesise. Thuajini ta publikoje diplomen e fakultetit te drejtesise dhe aty duket sa konstitucionalist eshte. Tung

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja