Eksperti: Taksat mbi banesat
të shtrenjta si në Amerikë

Eksperti: Taksat mbi banesat <br />të shtrenjta si në Amerikë
Me përgatitjen e një drafti për taksimin vjetor në masën 0.5 për qind të vlerës së një objekti ndërtimor, qeveria shqiptare do të varë nëj “gur të madh në qafë” të qytetarëve të vendit. Por, sipas ekspertit vlerësues të pasurive të paluajtshme Ilir Kenaj, kjo nismë do të përfundojë me një bllof, ose do të zbatohet vetëm në zona të caktuara.

Zoti Kenaj, ju jeni ekspert i licensuar për vlerësime të të patundshmeve. Jeni në dijeni të një projekti qeveritar për taksimin e banesave me 0.5 për qind të vlerës?
Po, jam në dijeni. Në zyrat e Hipotekës të gjithë flasin për një projekt të tillë dhe për ne, ekspertët e fushës, do të ishte mirë të na vinin sa më shpejt në dijeni. Dimë vetëm se drafti është përgatitur tashmë dhe pritet të përfundojë procesi i rivlerësimit të banesave, që u shty deri në fund të gushtit, për të proceduar. Ashtu siç e zbuluat edhe ju, në gazetën tuaj një ditë më parë, kjo është një taksë e re, që kryesisht synon të mbushë arkat e boshatisura të bashkive, duke filluar nga Tirana.

Si ju duket shifra 0.5 për qind? Në vështrim të parë, është diçka e vogël, apo jo...
Vetëm në vështrim të parë është e vogël. Me çmimet referencë që po rriten vit pas viti, një familje që zotëron një apartament tek ish-Blloku - sa për të bërë një shembull - me sipërfaqe 120 metra katror, do të paguante 1 milion e 140 mijë lekë të vjetra një herë në vit. Në rast se nuk do të rritej më tej vitin e ardhshëm referenca, që ka shumë gjasa të ndodhë.

A përdoren ën vende të tjera këto tarifa?
Taksa mbi banesën aplikohet kudo. Me këto tarifa, e kam gjetur në shtetet e SHBA. Aty, sipas shteteve të ndryshme, kalohet nga 0.25%, në 0.5%. Ndërkohë, shumë shtete aplikojnë tarifa fikse dhe, nga ana tjetër, aplikohen shumë shkallë tarifore. Për shembull, është absurde në se të gjitha banesat taksohen njëlloj, Shtëpia ku shqiptari “fut kokën” duhet të taksohet me tarifë shumë herë më të ulët nga një banesë e dytë, në plazh apo në mal, psh.

A do të aplikohet një taksë në këto përmasa në vendon tonë?
Tashmë kemi 20 vjet që përjetojmë një situatë të tillë, ku energjinë, ujin, taksat, dikush i paguan shumë më tepër se sa duhet dhe një numër tjetër qytetarësh nuk paguajnë asgjë. Me norma të tilla tarifore, duket se parashikohet që pronarëve që kanë më shumë mundësi pagesë do t’u kërkohet deri më një shkyerja e detyrimit financiar, ndërkohë që në Bathore, bie fjala, as do të aplikohet fare, ashtu sikurse ka ndodhur deri tani. Kur vendosen taksa të rënda, gjithnjë është një prapaskenë e tillë. Shtohet mundësia për evazion.

Me që po flasim për ndërtimet, ku ju operoni, si ju duket situata e subjekteve që asistoni me ekspertizën tuaj?
Nuk jam unë i vetmi që konstatoj bllokim të sektorit. Ndërtuesit ankohen se që prej tre vjetësh shitjet janë gati inekzistente. Në segmentin Tiranë-Durrës mund të themi se janë 10 mijë apartamente që mbeten pa shitur, ndërkohë që në segmentin tjetër, Vlorë-Sarandë ky numër është 6 mijë. Shifra alarmante, që e bëjnë absurde rritjen e çmimeve referencë nga qeveria.

Gjithandej janë rritur këto çmime referencë?
Në caktimin e këtyre çmimeve ka shumë abuzime. Ndër zonat e Tiranës, psh, është futur kthesa e Kamzës, që në fakt i takon komunave dhe jo kryeqytetit. Në këtë zonë çmimet referencë janë më të ulët se sa kushton ndërtimi për një metër katror, ndërkohë që në zonat e lakmuara të kryeqytetit çmimi është tepër i lartë.

Pse ndodh kjo?
Favorizohen zona të caktuara sipas synimeve politike apo premtimeve, në kurriz të buxhetit të shtetit. Vijmë sërish te favorizimi i paligjshëm i banorëve të caktuar.

(gk/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Australi/ Bullizuesit e shkollave kanë kaluar online! Por a është zgjidhje ndalimi i mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç?

Australi/ Bullizuesit e shkollave kanë kaluar online! Por a është zgjidhje ndalimi i mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç?