Për policinë e Tiranë vdekja e ish-ushtarakut profesionit Besnik Pudja në fshatin Shëngjergj, është një vetëvrasje aksidentale që ka ardhur si pasojë e një loje të rrezikshme me pistoletën që viktima e mbante pa lejë.

Në këtë konkluzion kanë dalë oficerët e sektorit kundër jetës dhe shëndetit pranë policisë së kryeqytetit, të cilët gjatë hetimit të çështjes kanë analizuar me përpikmëri të gjitha provat e mbledhura në dosje për këtë ngjarje.

Efektivët e policisë, thanë në momentin e vetëvrasjes Budja ka qënë nën shërinë e shokëve të tij,Alges Liçi, Dritan Buzo dhe Halit Dusha, të cilët herë pas herë nga kapanoni i ngritur mes pemëve, qëllonin me armë zjarri të ndryshme.

Një ditë para krimit ata kanë qëlluar me automatik pasi në vendgjarje janë sekuestruar disa gëzhoja, ndërkohë që ditën e ngjarjes sërisht latër të rinjtë që dyshohet se ishin të angazhuar dhe me kultivimin dhe ruajtjen e parcelave të drogës, kanë filluar të luajnë me armën pistoletë “TT”.

Nga ekspertimi i faktorëve plotësues të qitjes,ka rezultuar se në njërën dorë të viktimës Besnik Pudja janë gjetur gjurmë baruti. Kjo eskpertizë e shtyn policinë të besojë se viktima ka qëlluar me armë zjari drejt vetes së tij, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Kjo dhe shumë prova të tjera janë administruar në dosje, të cilat sipas policinë të çojnë të besosh në një vetëvrasje të mundshme të ish-ushtarakut Pudja.Ndërkohë pritet dhe një ekspertizë lidhur me përmbatjen e telefonit të viktimës.

Pistoleta poshtë këmbës
Gjatë ditës së djeshme, policia ka publikuar dhe disa foto të viktimës, ku tregohe dora e majtë e autorit me gishtin tregues të hapur, në pozicion i ngjashëm me atë të qitjes. Gjithashtu arma e krimit është pranë trupit të viktimës dhe e paprekur nga persona të tjerë që pas shkrepjes.

Ajo që ngre dyshime, është fakti se arma është e pozicionuar poshtë këmbës së viktimës, pozicionim pak dyshues për elementet e një vetëvrasjeje. Ndërkaq, sipas policisë trupi nuk është lëvizur nga vendi.

Ekspertët kriminalistë e kanë gjetur trupin pikërisht në vendin ku ka ndodhur ngjarja, kjo e mbështetur edhe në gjurmët e gjakut dhe provave të tjera të gjetura.

Eksperimenti balistik
Në detajet e reja që Policia ka referuar në prokurori është edhe skema dhe eksperimentimi balistik se si është vrarë Pudja. Sipas hetuesve, Pudja ka qenë duke luajtur me armën dhe në një moment ka kryer qitje duke marrë plumbin në pjesën e pasme të kokës, në afërsi të veshit dhe predha ka dal në afërsi të syrit.

Nga kjo qitje e armës ka mbetur i plagosur në shpatull edhe Alges Liçi. Sipas policisë, të dyja plagët, ajo e Pudjes dhe e Liçit kanë të njëjtën trajektore plumbi. Më pas plumbi ka bërë rikoshet në llamarinat e hambarit.

Trupi i palëvizur
Ndërkaq, sipas policisë trupi nuk është lëvizur nga vendi. Ekspertët kriminalistë e kanë gjetur trupin pikërisht në vendin ku ka ndodhur ngjarja, kjo e mbështetur edhe në gjurmët e gjakut dhe provave të tjera të gjetura.

Provat
Ekspertiza e barutit dhe shumë prova të tjera janë administruar në dosje, të cilat sipas policinë të çojnë të besosh në një vetëvrasje të mundshme të ish-ushtarakut Besnik Pudja.



dy.b/shqiptarja.com