Ekspertët ngrenë alarmin: Rusia do të përfitojë nga ftohja SHBA-Turqi

Ekspertët ngrenë alarmin: Rusia do të përfitojë nga ftohja SHBA-Turqi

Takimi i liderëve, Trump, May, Erdogan

Ekspertët e çështjeve politike kanë njoftuar pikëpamjet e tyre se Rusia do të jetë përfituese nga prishja e marrëdhënieve të presidentit amerikan, Donald Trump, me Turqinë dhe se NATO mund të dobësohet.

Në revistën Newsweek, ekspertët duke shqyrtuar tensionin e përjetuar kohët e fundit mes Turqisë dhe SHBA-ve kanë paralajmëruar se Turqia pas mosmarrëveshjes me SHBA-në mund të drejtohet në kërkim të një aleati të ri.

Revista në lajmin e saj të përgatitur me vlerësimet e ekspertëve ka preferuar të përdorë titullin “Grindja e Trumpit me Turqinë, ndihmon që Rusia të dobësojë NATO-n”.Po ashtu në lajmin ku vihet në dukje se Turqia është një prej forcave më të mëdha ushtarake të NATO-s, thuhet se Turqia në të njëjtën kohë ndodhet në një marrëdhënie të afërt “me Rusinë e cila kërkon të prishë harmoninë e aleancës”.

Sipas lajmit, Rusia duket goxha e kënaqur nga fakti për të mbushur boshllëkun e hapur nga Washingtoni pas udhëzimit për të vendosur sanksione ndaj politikanëve të rëndësishëm turq dhe për rritjen e tarifave doganore mbi çelikun dhe aluminin e importuar nga Turqia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Magdalena Kirchner, eksperte për Turqinë dhe analiste e lartë në CONIAS Risk Intelligence e cila ofron këshillime të rrezikut për mosmarrëveshjet politike, në një deklaratë për revistën është shprehur se “Rusia dhe Irani edhe pse nuk janë në pozicionin ekonomik për të ndihmuar Turqinë financiarisht, janë të rëndësishëm nga pikëpamja e strategjisë për të treguar se Ankaraja nuk mund të izolohet përballë Washingtonit”.

Kirchner deklaroi se Moska mund të jetë e kënaqur ta përdorë këtë krizë për interesat e saj, dhe ka shtuar më tej duke komentuar se thirrjet e bëra për të bojkotuar kryesisht iPhone-ët mund të tensionojnë kërkesat. Për shembull për bazën ajrore İncirlik ose për pakësimin e bashkëpunimit ushtarak në lidhje me baza të tjera të SHBA-NATO në Turqi.

Tensioni mes dy vendeve mund të nënkuptojë një test stresi cili mund të dobësojë besimin edhe ndaj SHBA-ve edhe ndaj Turqisë jo vetëm nga NATO, por në të njëjtën kohë edhe nga pikëpamja që aleatët evropianë të arrijnë konsensusin e aleancës.

Bülent Alirıza, drejtori i programit për Turqinë në Qendrën strategjike dhe të hulumtimeve ndërkombëtare me qendër në Washington, ka rikujtuar se presidenti i Turqisë vitin e kaluar ka zhvilluar 4 biseda telefonike me Trump dhe 14 me Putin.

Pasi ka bërë të ditur se Turqia dhe Rusia janë afruar shumë më parë nga kriza Brunson, Alirıza ka paralajmëruar se “Ngjarja Brunson ndoshta mund të përshpejtojë distancimin e Turqisë nga perëndimi”.

“Kjo ka potencialin për të lënë në hije të gjitha krizat e 40 viteve të fundit”, është shprehur Alirıza i cili ka theksuar se mosmarrëveshja me Trumpin mund të jetë kriza më serioze që është shfaqur kohëve të fundit mes SHBA-së dhe Turqisë."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive