Ekspertët: Vaksinimi i fëmijëve çelësi për imunitetin e tufës

Për të mposhtur COVID-19 duhet të vaksinohen edhe fëmijët, të këtij mendimi janë ekspertët. Ndërkohë që në një pjesë të madhe të vendeve po zhvillohen prova për të parë nëse vaksina është e sigurt për fëmijët.

Studime të shumëfishta kanë treguar se numri i fëmijëve që sëmuren rëndë nga COVID-19 është shumë i vogël dhe se më shumë kanë të ngjarë që të rriturit të sëmuhen më rëndë.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, nga mbi 250 000 viktima që kanë humbur jetën nga fillimi i pandemisë vetëm 121 persona ishin nën moshën 21 vjeç. Një  raport tjetër në Itali thekson se vetëm 21 viktima ishin nën moshën 19 vjeçare. Statistikat kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar treguan se kishte 20 viktima në persona nën 19 vjeç për shkak të COVID-19 deri në Janar 2021. Instituti gjerman Robert Koch tha se  vetëm 10 persona nën moshën 19 vjeç kishin vdekur nga COVID-19 deri në mars 2021 ndërsa në Francë, gjithsej katër persona nën moshën 14 vdiqën nga COVID-19, sipas organit të shëndetit publik të vendit. Megjithatë ata edhe pse nuk zhvillojnë simptoma të rënda ata e transmetojnë shumë herë më shumë virusin.  

Megjithatë të gjithë janë të mendimit se vaksinimi i të rinjve përfundimisht do të jetë një pjesë e rëndësishme e zgjidhjes, për të siguruar imunitetin e tufës.

Në një studim të botuar në New England Journal of Medicine, Perri Klass dhe Adam Ratner, argumentojnë se "imuniteti efektiv i tufës do të kërkojë vaksinim të fëmijëve". Klass dhe Ratner marrin shembull konkret edhe fruthin, duke theksuar se virusi nuk shkakton sëmundje të rënda tek fëmijët, por që vaksinimi i tyre ishte thelbësor në zvogëlimin e rasteve të sëmundjes. Megjithatë ata shprehen se mund të jetë e vështirë për të bindur prindërit të vaksinojnë fëmijët e tyre kundër një virusi që nuk shkakton sëmundje të rëndë tek ata , kështu që fushata e vaksinimit do të duhet të tregojë përfitimet e saj mbi gjithçka.

Ndërkohë që në të ardhmen do të duhet bashkëpunimi i prindërve, disa kompani vaksinash sapo kanë filluar provat e vaksinave tek fëmijët, e para ishte Moderna e cila të enjten deklaroi se planifikon të regjistrojë 6,750 të rinj midis moshave 6 muaj dhe 12 vjeç në provat klinike të vaksinimit.

Universiteti i Oxfordit dhe AstraZeneca njoftuan në shkurt planet për të provuar vaksinën e tyre COVID-19 në fëmijët midis moshës gjashtë dhe 17 për të përcaktuar nëse ata bëjnë një përgjigje imune ndaj vaksinës.

Pfizer aktualisht po teston vaksinën COVID-19 të prodhuar me kompaninë gjermane të bioteknologjisë BioNTech mbi fëmijët, e cila ka 2,259 pjesëmarrës të moshave 12 deri në 15 vjeç.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar