Një sasi eksplozivi e vendosur në një automjet tip “Touareg” për pak i ka parrë jetën drejtuesit të makinës, i cili rezulton me precedent penal. Policia njoftoi sot se, makina ka shpërthyer teksa ishte në lëvizje, ndërsa drejtuesi ka marrë plagë në këmbë.
Në fotot e siguruara nga Shqiptarja.com duken dhe dëmtimet në pjesën e parme të automjetit. I plagosuri është liruar para një viti nga gjykata ku akuzohej për vjedhjen e makinës, e cila u përdor nga personat që ekzekutuan, komisar Dritan Lame.
Sic bën të ditur policia, më datë 19.09.2016, në Nikel, Krujë, në pjesën e përparme të automjetit tip Touareg me targa AA 020 BH është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde eksplozive.
Të njëjtat burime bënë me dije se, në momentin e shpërthimit mjeti ka qenë në lëvizje.
Drejtuesi i mjetit është Gentjan Bejtja 35 vjeç, banues në Larushkë, i cili ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Policia thekson se shtetasi i mësipërm është person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës. Kjo do të jetë dhe pista ku ata janë perqendruar për të hetuar.
Efektivat e Policisë ndodhen në vendngjarje, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Bejtja në dosjen për vrasjen e Dritan Lamaj
Bejtaj nuk është një emër i panjohur për Policinë Shqiptare. Emri i tij është lexuar në seancën gjyqësore ndaj Arben Frrokut. Bejtaj ka qenë i dyshuar në vjedhjen e automjetit që u përdor në vrasjen e Komisar Dritan Lamaj. Prokuroria akuzoi Bejtajn se ka qene prezent një ditë përpara vjedhjes së automjetit në zonën e “Misto Mames” në Tiranë, fakt ky i provuar nga tabulatet telefonike.
Gjykatës së Durrësit u dha pafajësinë dy të dyshuarve për vjedhjen e automjetit i cili u përdor në vrasjen e komisarit, Enver Stafuka dhe Gentjan Bejtja. Ndërsa Bejtajt iu bë sot një atentat me eksploziv, Enver Stafuka rezulton i zhdukur prej më shumë se 1 viti. Ai u rrëmbye nga persona të veshur si efektivë policie dhe prej nga asaj dite rezulton i zhdukur.
/Shqiptarja.com

VIDEO